KOSOVA

Vrasja me eksploziv në Gjakovë/ Gjykata urdhëron nxjerrjen e bisedave në Facebook mes viktimës dhe të akuzuarit

Piranjat Përditësimi i fundit 17 Dhjetor 2025, 17:26
Vrasja me eksploziv në Gjakovë/ Gjykata urdhëron nxjerrjen e

Gjykata Themelore në Gjakovë ka marrë sot një vendim të rëndësishëm procedural në rastin e vrasjes me eksploziv të Haxhi Ahmetit.

Në seancën e mbajtur sot, trupi gjykues ka aprovuar kërkesën e përfaqësuesit të palës së dëmtuar për sigurimin e komunikimeve elektronike, konkretisht bisedave në rrjetin social Facebook mes viktimës Haxhi Ahmeti dhe të akuzuarit kryesor në këtë rast, Dod Gjikolli.

Sipas aktvendimit të siguruar nga Insajderi, gjykata ka obliguar që këto të dhëna të sigurohen përmes bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, pasi serverët e Facebook-ut ndodhen jashtë vendit. Gjykata ka kërkuar që komunikimet të nxirren për periudhën kohore relevante, duke përfshirë adresat elektronike dhe çdo të dhënë tjetër që mund të ndihmojë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Po ashtu, gjykata ka aprovuar edhe dërgimin për ekspertizë të disa incizimeve video, të cilat do të analizohen nga Byroja Shtetërore për Hetime (BSH), ose përmes mekanizmave të bashkëpunimit ndërkombëtar, përfshirë edhe Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nëse shihet e nevojshme.

Seanca e sotme është ndërprerë dhe vazhdimi i shqyrtimit gjyqësor është caktuar për datën 16 shkurt 2026, në ora 09:30.

Aktvendimet e plota:

“Miratohet propozimi i prokurores së shtetit dhe me pajtimin e palëve në procedurë bëhet leximi i dëshmisë së ekspertes së AKF-së Shpresa Gashi Fejza.
Miratohet propozimi i prokurores së shtetit dhe mbrojtjes që të bëhet leximi i dëshmive të dëshmitarëve të dhëna pranë kësaj gjykate Luigj Shenja, Lule Lleshaj, Pashk Brahimaj dhe Gasper Smajlaj.

Miratohet propozimi i mbrojtjes që të ftohet si dëshmitar për tu dëgjuar Admir Selgjekaj (mbrojtja detyrohet që të njëjtin ta njoftojë për seancën në të cilën do të procedohet, meqenëse i njëjti është shtetas i Republikës së Shqipërisë).
Miratohet propozimi i përfaqësuesit të palëve të dëmtuara av.

Prek Kola që ka të bëjë me komunikimin në rrjetin social Facebook për periudhën kohore të vitit 2018 lidhur me adresat “Kunora Park”, “Duaje vendlindjen”, “Mirëdita Dod”, dhe Elton Gjikola, ku Gjykata do të kërkojë nga selia e facebookut e cila gjendet në Irlandë sa i përket rajonit të Evropës që të sigurohen këto komunikime për periudhën e lartcekur, kjo do të bëhet nëpërmjet Bashkëpunimit Juridik Ndërkombëtar.

Miratohet propozimi i përfaqësuesit të palëve të dëmtuara av. Prek Kola që video incizimi i ngjarjes-DVR të dërgohet për ekspertizë në SHBA, ku gjykata me aktvendim të posaçëm do ti caktojë të gjitha detyrat si dhe të merr parasysh kërkesën e mbrojtjes sipas propozimit, e kjo do të bëhet nëpërmjet Bashkëpunimit Juridik Ndërkombëtar apo nëpërmjet Ambasadës së Amerikës.”, thuhet ne vendimin e gjykates.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?