Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
28 Nëntori hyn në kalendarin zyrtar të New York-ut! Dita e Pavarësisë së Shqipërisë do të përkujtohet çdo v... Reshjet e shiut përmbytin disa zona në Elbasan, nën ujë toka bujqësore dhe fusha e futbollit në Librazhd E rëndë në Shijak! 21-vjeçari gjendet i pajetë në një poligon, dyshohet se… Takimet e kreu të PD/ Foltorja e Ripërtëritjes sot në Kamëz Miliona euro nga UEFA! Konfirmohet shifra e plotë që Egnatia ka arkëtuar deri tani, ia kalon Skënderbeut VIDEO/ Telefonata për Ditën e Falenderimeve, moment i sikletshëm i Trump dhe Melanias me ushtarët jashtë ve... Depozita 5-tonëshe bie nga tarraca e pallatit 8-katësh në Fier! Shpëtojnë kalimtarët “Të japim noj lek ta heqim nga SPAK-u”/ Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, zbardhen bisedat në Sky ECC, GJK... “Është targa e makinës së kushëririt tonë, kryeministrit”, Saimir Tahiri publikon përgjimet: Sa mirë më nji... VIDEO/ Fenomen i rrallë në Rio de Janeiro, një “ujëvarë” resh mbështjell statujën e Krishtit Hakerët depërtojnë në platformën dixhitale të Forcave Ajrore Amerikane, frikë për rrjedhjen e të dhënave... Apeli e liroi nga qelia! Vinçesk Piroli akuzohet dhe për 5 vrasje me pagesë
AKTUALITET

Librazhdi përfshihet nga përmbytjet/ Probleme me furnizimin me energji elektrike në disa fshatra, bllokohet fusha e futbollit të ekipit të Sopotit

P
Piranjat27 November 2026, 16:25 · 1 min lexim
Librazhdi përfshihet nga përmbytjet/ Probleme me furnizimin me energji

LIBRAZHD- Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta gjatë paradites së kësaj të premte kanë shkaktuar problematika në disa zona të Qarkut të Elbasanit, kryesisht në territorin e Librazhdit. Kthesa e Murrashit, Dragostunjës, Hotolishtit dhe Xhyrës paraqiten si zonat më të prekura nga grumbullimi i tepërt i ujit.

Pasojat e reshjeve janë ndjerë edhe në infrastrukturën sportive. Fusha e futbollit ku ekipi i Sopotit të Librazhdit zhvillon ndeshjet zyrtare është përmbytur duke vështirësuar kështu zhvillimin e stërvitjeve dhe ndeshjeve të ardhshme. Ndër të tjera problematika janë evidentuar edhe në furnizimin me energji elektrike.

Disa fshatra në bashkitë Elbasan dhe Librazhd kanë vijuar të qëndrojnë pa energji elektrike që prej mbrëmjes së të enjtes. Pavarësisht problematikave nga reshjet e shiut në pjesën tjetër të qarkut paraqitet përgjithësisht normale.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.