QKB anulon shitjen e 47% të aksioneve të Aeroportit të Vlorës! (Mungon pëlqimi i BKT-së)
Qendra Kombëtare e Biznesit ka anuluar vendimin për regjistrimin e shitjes së 47 për qind të aksioneve në Aeroportin e Vlorë...
Qendra Kombëtare e Biznesit ka anuluar vendimin për regjistrimin e shitjes së 47 për qind të aksioneve në Aeroportin e Vlorë...
Pas 45 vitesh pritjeje, Bayern Munich rikthehet në majën e futbollit botëror edhe në aspektin individual. Harry Kane është fitu...
Deputetët e Partisë Demokratike kanë vijuar edhe këtë të martë bojkotin e komisioneve parlamentare. Demokratët kan&eu...
“Uroj të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni të jepni llogari vetëm pasi të jetë...
Protesta e studentëve vazhdon dhe ditën e sotme në ditën e saj të 15-të. Protesta pritet të fillojë në orën ...
Një kanal në WhatsApp, i krijuar për të mbështetur fushatën e rizgjedhjes së Luiz Inácio Lula da Silvës, po vler&...
Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në kryqëzimin e Vasil Shantos, në Tiranë. Një motor ka p&e...
Kuvendi i Kosovës e ka miratuar të hënën vonë një rezolutë që bën thirrje për hetim parlamentar të vras...
Erjon Vishkulli, protestuesi i plagosur me plumb gome nga policia në Tiranë gjatë protestave studentore, është transferuar kët&e...
Një e moshuar është përplasur nga një automjet mëngjesin e kësaj të marte në aksin rrugor Fier–Patos, pran&...

Pikoi nga qielli i imagjinatës duke gjetur te pritja, prehje dhe adhurues, përulësi dhe lutje. Puttot, ëngjëjt, kerubinët, kupidët, krahëflatëruarit, fëmijët e artë që erdhën në art si shenjë e gjithëpranisë së Hyjnores, si fuqia më delikate e prekjes dhe dlirësisë.
Ata janë, në art, mishërimi i frymës qiellore, manifestimi i gjendjes që përplotëson vullnetin e shenjtë. Një figurë idealizuese, që qëndron në një hapësirë ndërmjet, në kufijtë e padukshëm mes fëmijës dhe të rriturit, qiellores dhe tokësores, purifikimit dhe molepsjes.
Ai zbret nga lartësitë me krahët e shpirtit dhe të fjalës, për të hyjnuar fluturimin, për të ndërtuar nëpërmjet brishtësisë një fuqi krijuese. Putto është dërguar për të shpërblyer besimin dhe për të kurorëzuar ndjeshmërinë e misterit hyjnor.
Përfytyrimi i një krijese të tillë, në pamjen e një fëmije mashkull topolak dhe zakonisht i zhveshur, përçon një qetësi të përjetshme, një prani që ngre mbi tokën peshën e një bekimi.
Fillimisht, putto shfaqet në artin klasik si simbol i pasioneve profane, por me kohë u konvertua në përfaqësues të kerubinit të shenjtë dhe, në artin barok, si simbol i gjithëpranisë së Zotit. Kur përfaqëson Kupidin, ai njihet edhe si amorino ose amoretto.
Në botën klasike, putti ishin figura me krahë që besohej se ndërhynin në jetën e njerëzve. Në artin e Rilindjes, forma e tyre buron nga figura si Erosi grek apo Amori romak, shpirti kujdestar (gjenii) apo daemoni grek, që lidhen me natyrën mesazhere dhe mbrojtëse të shpirtit njerëzor në përballje me hyjnoren.
Putti shfaqen që nga shekulli II në sarkofagët e fëmijëve, të paraqitur duke kërcyer, luftuar, marrë pjesë në ritet bakike ose në lojëra, duke treguar kësisoj një jetë që sfidon vdekjen me dritën e pafajësisë.
Gjatë Mesjetës, figura e puttos humbi nga arti, por u ringjall në shekullin XV nga mjeshtri Donatello në Firence. Ai i riktheu puttit dinjitetin klasik, por e pasuroi me simbolikën e krishterë. Në artin e tij, putti nuk janë vetëm zbukurim, por bartës domethënieje shpirtërore, siç dëshmojnë engjëjt muzikantë apo figura që qëndrojnë përmbi altare e kupola.
Putti do të shfaqen gjithnjë më tepër në vepra të frymëzuara nga mitologjia klasike, dhe në shekullin XVI italian, dy forma u veçuan si më të zakonshme: putto në gjumë dhe putto me një kafshë ose objekt. Ata nuk janë veçse zbukurim, janë kujtim i përhershëm i një pafajësie që frymëzon, një ndjeshmëri që kumton përtej përmasës fizike të artit.
Në veprën "Jetët e më të shquarve të piktorëve, skulptorëve dhe arkitektëve", Vasari shkruan për Donatellon:
"Ai e ringjalli shkëlqimin e botës së lashtë, duke i kthyer artit hijeshinë dhe brishtësinë që kishin humbur në errësirën e kohëve."
Në poezinë e Petrarkës, “Canzoniere” dashuria shpesh merr trajtën e një figure engjëllore. Mund të citohet për të theksuar këtë figuracion të dashurisë si një “putto”, shpesh i mishëruar në ëndërr ose në kujtesë se "dashuria me krahët e tij fluturon shpejt, dhe zemrën time e ndez e më lëndon me gëzim."
Zakonisht, rutina bazë e kujdesit për lëkurën përbëhet nga tre hapa kryesorë: pastrimi, mbrojtja nga dielli dhe hidratimi. ...
Dashi Do mërziteni shume gjate gjithë kësaj dite ne krahët e partnerit tuaj dhe do debatoni fort me te ne disa momente. Beqaret do kenë...
Një pasagjer ngacmoi me dorë një grua që ishte duke fjetur, e cila ishte ulur pranë tij në një fluturim, përpara se t&eu...
Pasagjerë në një fluturim të Singapore Airlines mbetën të plagosur nga turbulencat e forta që shkaktuan edhe vdekjen e nj&eum...
Një funeral në Tajlandë ka shkaktuar debate të nxehta dhe është bërë viral në mediat sociale për shkak të...
Një grua 85-vjeçare nga Mappano, pranë Torinos, ka zbuluar me sukses një mashtrim (për herë të dytë). Me mprehtës...
Një video që po qarkullon në rrjetet sociale ka magjepsur shumë përdorues, duke treguar një cjap që lahet dhe lundron me qe...
Koha kur do t'i themi taksisë "më fluturo deri në qendër të qytetit!", shoferi do të përgjigjet "në çfarë la...
Ai mund të jetë vetëm 15 vjeç, në “zemër” të adoleshencës, por Victor Giannikopoulos e ka vendosur standar...
Qeveria kineze ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm për mbrojtjen e vendeve të punës, duke e bërë...