
Java nis me shumë energji yjore që me hënën e re në Bricjap që ka ndodhur në datën 18. Takimet e planetëve na nxisin të rifitojmë fuqinë dhe të shprehim mendimet tona. Njëkohësisht do të shfaqim më shumë imagjinatën, krijimtarinë, por do të jemi edhe pak xhelozë në marrëdhënie.
Sipas parashikimit të Meri Shehut javë e vështirë do të jetë për shenjat fikse, ndërsa ato kardinale do ta kenë shumë të fuqishme.
Dashi – 3 yje
Janë të nxituar, të shkathët, kanë hënën e re në Bricjap që tenton drejt karrierës, por me një përballje shumë të fuqishme në lidhje me qëllimet. Arrin një pozicion dhe ky sikur thyhet e errësohet nga Plutoni që thotë se duhet bërë një metamorfozë për të ecur më përpara. Nuk e shijojnë shumë të mirën lidhur me karrierën ose ndryshimin e një pune apo në statusin personal. Do të jetë javë e fuqishme në çështjet ekonomike.
Demi – 4 yje
Të lindurit në 10-ditëshin e tretë marrin shumë pozitivitet nga shumë planetë që kalojnë nga fundi i Bricjapit në Ujor. Nga data 20-23 marrin një lajm të mirë, konsolidohen në fushat ligjore, në kontakte me jashtë, çështje studimore, marteësa të dyta, shanse të mrekullueshme. Të lindurit në 10-ditëshin e parë mund të kenë probleme të çuditshme dhe thyerje të disa situatave që nuk e presin.
Binjakët – 2 yje
Janë marrë shumë me paratë e ekonominë, mendojnë të rregullojnë pas datës 20-22 disa situata, por i pret edhe një pengesë e fundit sepse sapo futen në një rrugë zhvillimi, sidomos të lindurit në 10-ditëshin e tretë, i pret Plutoni me kërkesa shumë të mëdha. Do të fitojnë ose do të rrezikojnë shumë për atë që duan të fitojnë dhe gjithmonë kur rrezikon shumë, e paguan shtrenjtë.
Gaforrja – 2 yje
Është përballë Bricjapit, hëna e re tenton të kundërshtohet me të pavarësisht Jupiterit. Të lindurit në 10-ditëshin e tretë kanë vështirësi në çift e bashkëpunime. Kundërshtarët marrin flatra dhe dalin drejt tyre. Marsi në Bricjap tregon se antagonizmi është i madh, sidomos për të lindurit në 10-ditëshin e tretë.
Luani – 4 yje
Duke shkuar të gjithë planetët në Ujor, u japin ecuri të mirë në erotizëm, në fejesa e martesa që zakonisht s’ndodhin në janar për ta, por ndoshta është muaji që i përcakton këto lloj marrëdhëniesh. Kanë qenë shumë të lodhur këto muaj, kanë pasur pak rrëmujë kohët e fundit dhe ndoshta zgjidhja është një martesë e mirë. Shumë Luanë, të detyruar nga faktet do të detyrohen të bëjnë një martesë, fejesë ose bashkëpunim.
Virgjëresha – 4 yje
Hëna e re sjell energji pozitive. Të lindurit në 10-ditëshin e dytë e të tretë do ta shijojnë, pavarësisht Plutonit në Ujor që duhet të mendojnë për një metamorfozë të madhe lidhur me punën apo një pengesë. Ngrihen një shkallë më lart gjatë kësaj periudhe. Hëna e re do t’u japë shumë energji pozitive në shumë plane e aspekte të jetës.
Peshorja – 3 yje
Shenjë kardinale që lidhet me hënën e re në katërkëndësh që ndikon në çështje familjare, ndryshime, diskutime, sqarime, zhvendosje. Këto u japin një ritual pozitiv sepse ndryshon jeta, por kanë edhe frikë nga e panjohura. Më pas, futen në jetën personale me shumë planetë në Ujor që për to ka të bëjë me çështjet erotike. Pas datës 22 do të jetë shumë intensive jeta personale. Një zgjedhje familjare do t’i çojë në devijim për një çështje erotike.
Akrepi – 3 yje
Rrugë të reja, mendime, mesazhe, udhëtime, kontakte e njohje me hënën e re në Bricjap. Të lindurit në 10-ditëshin e parë do ta kenë të vështirë sepse planetët takohen me Plutonin në Ujor dhe është pak e lodhshme si situatë në çështjet familjare. Akrepët e 10-ditëshit të dytë e të tretë do të ecin përpara me zhvillime pozitive.
Shigjetari – 5 yje
Dhanë e morën me shumë planetë në Bricjap që tentoi të fuqizojë çështjet ekonomike. Blenë, harxhuan, presin një ndryshim të madh në çështjet ekonomike që do të vijë këto dy javë dhe do ta ndiejnë që do të vijë në këto dy javë. Kalimi i planetëve në Ujor është mirë për ta sepse i takon me njerëz që shkojnë mirë me ta, kontakte, shoqëri, njerëz të kulturave të tjera apo udhëtime. U vjen fati në derë. Planet afrohen drejt tyre.
Bricjapi – 4 yje
Shumë planetë japin energji e informacion dhe pas datës 19-22 ata do të përballen me Plutonin, një vështirësi në planin ekonomik e personal për të lindurit në 10-ditëshin e parë. Megjithatë, kanë shanse të rregullojnë gjëra në jetën personale. Janari ka treguar se jeta e tyre ka ndryshuar dhe do të vijojë.
Ujori – 5 yje
Të gjithë planetët në Bricjap u kanë dhënë një mësim të madh në 15 ditët e para të janarit, i ka bërë të brendshëm, shpirtërorë, të thellë dhe kanë menduar shumë për gabimet, situatat që mund të krijohen, kanë marrë fuqi e energji dhe s’kanë shpenzuar në projekte me të tjerët. Gjithë kjo energji kalon direkt në Ujor dhe aty i pret Plutoni për një metamorfozë shumë të madhe. Fillojnë një ngritje si me avion. Bëhet një mori planetësh që takohen me Plutonin dhe do të jetë bamirës për të gjithë, por do të dëgjojmë ngjarje që aty ku teknologjia nuk ka qenë në rregull, mund të ketë pasur pasoja.
Peshqit – 3 yje
Presin të largohet Neptuni nga shenja e tyre dhe të shkojë te Dashi në datën 26. Deri në atë datë do të jenë mirë dhe planetët do të takohen bukur me Neptunin në shenjën e Peshqve dhe janë disa ditë shumë të bukura. Peshqit, sidomos të lindurit në 10-ditëshin e tretë, mund të rregullojnë shumë gjëra në jetën personale. Ka takime të mira, informacione, plane afatgjata dhe u realizohet një ëndërr. Të lindurit në 10-ditëshin e parë janë të trembur nga ëndrrat e frikshme, situata nuk është shumë e mirë dhe s’ndihen komodë.
Artikuj te sugjeruar
LIFESTYLE
19 Janar14:56
Lidhje të reja dhe dashuri që shkojnë përtej asaj që keni menduar, zbuloni shenjat me fat të javës
Peshqit fitojnë nga ndjenjat e sinqerta dhe fillimet e reja; Shigjetari nga guximi dhe pasioni; Peshorja nga pajtimet dhe magnetizmi personal. Një j...
LIFESTYLE
19 Janar14:43
A është çokollata e zezë vërtet e mirë për ju?
Prej kohësh na është thënë se çokollata nuk është e mirë për shëndetin. Megjithatë, studime dhe ...
LIFESTYLE
19 Janar14:37
Pse sot është dita më e trishtë e vitit?
Blue Monday shpesh përkufizohet si “dita më e trishtuar e vitit” dhe zakonisht bie të hënën e tretë të muajit j...
LIFESTYLE
19 Janar07:56
Nëse ke lindur në muajin janar, je me fat!
Studimet tregojnë se personat e lindur në janar shpesh kanë një përparësi natyrore krahasuar me bashkëmoshatarët e tyr...
LIFESTYLE
19 Janar07:45
I pasur me Vitaminë C, këto janë arsyet pse duhet ta përfshini ananasin në dietën tuaj
Ananasi është një frut tropikal i njohur për shijen e tij freskuese dhe përfitimet e shumta shëndetësore. Përveç...
LIFESTYLE
18 Janar08:13
Parashikimi i horoskopit 18 janar, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
Energjia jote është e lartë dhe të shtyn të marrësh iniciativa, sidomos në çështje pune. Kujdes me reagimet e s...
LIFESTYLE
17 Janar22:48
4 astronautë së shpejti do të ndërmarrin një udhëtim të paparë drejt hënës. Por pse nuk po zbresin?
Anija kozmike që së shpejti mund të transportojë katër persona në një mision historik hënor, raketa e Sistemit të N...
LIFESTYLE
17 Janar21:22
Hëna e re e janarit, ja si do të ndikojë te secila shenjë
Hëna e re e janarit te Bricjapi do të shfaqet më 18 janar dhe na jep një kohë për të reflektuar mbi disa nga qëllimet to...
LIFESTYLE
17 Janar20:24
Kuzhina e Groenlandës/ Çfarë hanë në vendin më të ftohtë të planetit
Kuzhina e Groenlandës është ndryshe nga çdo dietë tjetër evropiane. Në një ishull ku pjesa më e madhe e tokë...
LIFESTYLE
17 Janar08:00
Parashikimi i horoskopit 17 janar, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
Dashi
Përqendrohuni te qëllimet sot pasi mundësitë për avancim në punë janë të mundshme, veçanërisht...