LIFESTYLE

Mësuesja kërkoi “provë” që vajza ishte me perioda! Përgjigjia e babait u bë virale

Piranjat Përditësimi i fundit 15 Maj 2026, 15:42
Mësuesja kërkoi “provë” që vajza ishte me

Një baba është duartrokitur online për mënyrën si reagoi pasi mësuesja e vajzës së tij kërkoi “provë” që ajo ishte me perioda, në mënyrë që të mos merrte pjesë në orën e edukimit fizik.

Historia u bë virale pasi letra e tij u publikua në Reddit nga një mik. Sipas rrëfimit, vajza i kishte thënë mësueses se nuk mund të merrte pjesë në mësim për shkak të dhimbjeve menstruale, por fjala e saj nuk ishte konsideruar e mjaftueshme. Ajo duhej ta “verifikonte” situatën përmes një shënimi nga prindi.

Dhe babai vendosi të përgjigjej, por jo me një fjali të thjeshtë. Në letër, ai shkroi me ironi se fillimisht kishte menduar të konfirmonte thjesht se vajza ishte me perioda, por më pas kishte kuptuar se edhe ai vetë po mbështetej vetëm te fjala e saj. Dhe nëse fjala e saj nuk mjaftonte për orën e fiskulturës, pse duhej të vlente më shumë kur vinte përmes tij?

Më pas, me një ton sarkastik, ai “shpjegoi”:

"Vendosa të hetoj dhe të shoh nëse mund ta verifikoja këtë 'fenomen'. Fillova duke kontrolluar koshat e banjës. Ka produkte higjienike të përdorura, por jetoj me tre gra, kështu që kjo nuk më duket provë përfundimtare. Më pas kontrollova koshat e rrobave të palara. Me sa duket, produktet higjienike e bëjnë shumë mirë punën e tyre, sepse nuk gjeta asnjë gjurmë të 'vizitorit mujor' në të brendshmet e askujt. Ndërsa po kontrolloja rrobat, më kapi gruaja. Nuk kisha rrugë tjetër veçse t’i shpjegoja çfarë po bëja dhe pse.

Ajo është feministe dhe ka rreth 45 minuta që po më flet për patriarkatin. Po dëgjoj shpesh fjalën 'divorc' dhe shprehjen 'do të largohem nga shtëpia'."

Letra vijon: "Më kujtohet që XXX më kërkoi të shkoja në dyqan në orën 6 të mëngjesit, të dielën, për të blerë tampona. Supozoj se kishte ndërmend t’i përdorte për qëllimin që ato përdoren, por edhe kjo, në rastin më të mirë, është vetëm një provë rrethanore. Përveçse ta mbaj të shtrënguar dhe të bëj një inspektim vizual të pjesëve intime, nuk jam i sigurt se si mund ta verifikoj këtë për ju."

Në fund, ai e mbylli letrën duke thënë: "A mund të biem dakord të dy që t’i besojmë fjalës së saj, që të mos më duhet të përballem njëkohësisht me një divorc DHE një hetim nga shërbimet e mbrojtjes së fëmijëve?"

Reagimet në Reddit ishin të menjëhershme. Shumë përdorues e vlerësuan babain për humorin dhe ironinë, por sidomos për faktin që mbrojti vajzën në një situatë që shumë e konsideruan të panevojshme dhe poshtëruese.

Historia mori kaq shumë vëmendje sepse letra preku çështje të rëndësishme: sa shpesh vajzat dhe gratë ndihen të detyruara të provojnë diçka që lidhet me trupin e tyre, edhe kur fjala e tyre duhet të mjaftojë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?