
Një incident i pazakontë ka ndodhur në muzeun e famshëm të Luvrit në Paris, ku një rrjedhje uji ka dëmtuar qindra materiale të departamentit egjiptian. Ngjarja u zbulua më 26 nëntor dhe u konfirmua këtë të dielë, më 7 dhjetor, nga zyrtarë të institucionit, vetëm pak javë pasi muzeu u përfshi në një skandal të madh vjedhjeje bizhuterish që ngriti pikëpyetje për gjendjen e infrastrukturës së tij.
Sipas administratës së muzeut, 300 deri në 400 materiale janë prekur nga rrjedhja, kryesisht revista të Egjiptit dhe dokumentacion shkencor të përdorur nga studiuesit. Francis Steinbock, zv.administratori i Luvrit, deklaroi se materialet e dëmtuara datojnë nga fundi i shekullit XIX dhe fillimi i shekullit XX, duke theksuar se, edhe pse janë shumë të rëndësishme për kërkimin shkencor, ato nuk janë objekte të trashëgimisë kulturore dhe as unikale. Ai siguroi se deri tani nuk raportohen humbje të pariparueshme.
Siç shkruan The Guardian, rrjedhja u shkaktua nga hapja aksidentale e një valvule në sistemin e vjetër të ngrohjes dhe ventilimit, çka bëri që uji të depërtonte përmes tavanit në krahun Mollien të muzeut, ku mbaheshin librat dhe dokumentet. Administratori shtoi se sistemi i ngrohjes, tashmë “totalisht i amortizuar”, ishte jashtë funksionit prej muajsh dhe parashikohet të zëvendësohet në vitin 2026. Materialet e dëmtuara do të thahen, më pas do t’i dorëzohen restauratorëve të specializuar dhe në fund do të rikthehen në koleksion.
Incidenti vjen në një moment delikat për Luvrin, pas vjedhjes spektakolare të tetorit, ku një grup prej katër personash grabitën bizhuteri me vlerë rreth 102 milionë dollarë brenda vetëm shtatë minutash. Ngjarja ndezi debate mbi sigurinë dhe infrastrukturën e muzeut më të vizituar në botë. Ndërkohë, Luvri ka njoftuar edhe rritjen e çmimit të biletave për vizitorët që vijnë nga jashtë BE-së, që do të paguajnë 32 euro nga fundi i këtij viti. Ky vendim synon të rrisë të ardhurat deri në 23 milionë dollarë për përmirësime infrastrukturore.
Në vitin 2024, muzeu priti 8.7 milionë vizitorë, 69% prej të cilëve nga jashtë Francës.
Artikuj te sugjeruar
LIFESTYLE
7 Dhjetor21:57
Hidhet hapi i madh drejt kuptimit të origjinës së jetës! Çfarë zbuloi NASA në asteroidin "Bennu"
Në një zbulim që mund të ndryshojë mënyrën se si shkenca e kupton fillimin e jetës në Tokë, NASA njoftoi se ...
LIFESTYLE
7 Dhjetor19:05
“Fat, para dhe surpriza”- Këto janë 3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ditë ‘magjike’ gjatë festave të fundvitit!
Festat e fundvitit po afrohen dhe, sipas astrologëve, tre shenja të zodiakut pritet të futen në një periudhë veçanër...
LIFESTYLE
7 Dhjetor17:35
Shishe plastike në gomat e makinës, truku më modern i grabitësve, ja si duhet të mbrohen shoferët
Një objekt krejt i pafajshëm po shndërrohet në mjet modern vjedhjeje, me grabitësit që shfrytëzojnë momentin e befasis...
LIFESTYLE
7 Dhjetor12:24
Gjuha e rrallë e fshatit grek që nuk e kuptojnë as vetë grekët
Në lindje të Rodosit, rreth 30 kilometra nga qyteti, shtrihet Arkangjelos - një nga fshatrat më të mëdhenj dhe më të gja...
LIFESTYLE
7 Dhjetor12:19
Historia e vajzës 9-vjeçare shqiptare që fitoi festivalin historik italian
Emma Dakoli, 9 vjeç, u shpall mbrëmjen e së dielës fituese e edicionit të 68-të të “Zecchino d’oro”, nj&e...
LIFESTYLE
7 Dhjetor10:25
Video/ Shpërthimi spektakolar i vullkanit, shini se si ngrihen shatërvanët e zjarrtë prej 100 metrash
Episodi 38 i shpërthimit gati njëvjeçar të Kilauea-s përfundoi të shtunën pas pak më shumë se 12 orësh.
Sh&...
LIFESTYLE
7 Dhjetor08:38
Dhjetori nuk është muaji i tyre/ Këto janë tre shenjat e pafata të zodiakut
Pak para fundit të vitit vjen momenti kur qëndrojmë pak me veten dhe dallojmë ato që duam t’i marrim me vete në vitin e ri d...
LIFESTYLE
7 Dhjetor07:15
Njihuni me parashikimin e motit e diel, 7 dhjetor
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime të...
LIFESTYLE
6 Dhjetor07:00
Parashikimi i horoskopit, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
Dashi
Gjate kësaj dite do ndiheni mjaft te lumtur pranë atij qe dashuroni. Ne krahët e tij do përjetoni kënaqësi pa fund dhe do...
LIFESTYLE
5 Dhjetor23:54
VIDEO/ Incidenti i pazakontë, gomari përfundon në Parlament dhe përplaset me deputetët
Një incident i çuditshëm dhe zbavitës ndodhi brenda Parlamentit të Pakistanit kur një gomar hyri papritur në sallën e ...