Studentët dhe pedagogët në protestë, Sindikata shpall bojkotin e mësimit në universitetet publike
Sindikata e Universiteteve ka shpallur bojkotin e mësimdhënies në të gjitha Universitetet publike, në shenjë solidariteti me stu...
Sindikata e Universiteteve ka shpallur bojkotin e mësimdhënies në të gjitha Universitetet publike, në shenjë solidariteti me stu...
Edi Rama ka zgjedhur të përsërisë të njëjtën skenë për të dytën ditë radhazi. Pas dhunës s&e...
Protestat studentore në Shqipëri kanë marrë përmasa ndërkombëtare. Çdo ditë media ndërkombëtare rapor...
Revolta studentore kundër qeverisë po merr përmasa të mëdha, teksa protestës iu bashkuan dje mijëra pedagogë në s...
Policia përdori gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë me presion të martën për të shpërndarë protestuesit n&eum...
Vendi ynë do të përfshihet ditën e sotme nga masa ajrore të paqëndrueshme, duke sjellë vranësira mesatare deri të...
Ardhja e shtetasve të huaj në Shqipëri për qëllime studimi kryesohet nga italianët dhe indianët. Deri në qershor 2026...
Kufiri i rrezikut për të qenë i varfër në Shqipëri është rritur më shumë se dyfishi në gjashtë vit...
DashiDite e mire kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. ritet qe gjithçka t’iu eci si e kishin ëndër...
Protestuesi i cili u qëllua nga policia me plumb gome në bark është dërguar në gjendje të rëndë shëndetës...

Njerëzit me ndikim nuk janë domosdoshmërisht më të zhurmshmit apo më të pëlqyerit. Ndonjëherë, ndikimi i tyre duket te mënyra se si reagojnë të tjerët ndaj tyre. Prania e tyre flet vetë dhe shpesh ndryshon atmosferën pa pasur nevojë të thonë shumë.
1. Të tjerët vëzhgojnë reagimet e tyre
Njerëzit shpesh shohin se si reagon një person me ndikim përpara se të formojnë mendimin e tyre. Një buzëqeshje apo një shprehje e fytyrës mund t'u tregojë shumë për mënyrën se si duhet ta kuptojnë një situatë. Edhe pa folur, ky person mund të ndikojë në atmosferë dhe në rrjedhën e bisedave.
2. Të tjerët presin që ata të marrin vendime
Kur një grup nuk arrin të bjerë dakord, njerëzit shpesh presin mendimin e personit që respektojnë. Qoftë për zgjedhjen e një restoranti apo për një çështje më të rëndësishme, fjala e tij mund t'i japë fund pavendosmërisë. Kjo nuk lidhet domosdoshmërisht me përvojën apo me një rol drejtues, por me aftësinë për ta parë situatën në tërësi.
3. Prania e tyre ndryshon atmosferën
Disa njerëz mjafton të hyjnë në një dhomë dhe atmosfera ndryshon menjëherë. Të tjerët bëhen më të kujdesshëm ose, përkundrazi, ndihen më të qetë. Kjo lidhet me vetëdijen emocionale dhe aftësinë për të kuptuar njerëzit, si dhe për të dalluar kur duhet lehtësuar atmosfera dhe kur duhet treguar seriozitet.
4. Të tjerët kërkojnë këshillën e tyre
Kur përballen me një situatë të vështirë, njerëzit u drejtohen atyre që besojnë se do t'u japin përgjigje të sinqerta. Në vend që t'u thonë atë që duan të dëgjojnë, këta persona u ofrojnë këndvështrime që i ndihmojnë t'i shohin gjërat më qartë. Me kalimin e kohës, bëhen pikë referimi për miqtë, kolegët dhe të njohurit.
5. Fjalët e tyre lënë gjurmë
Disa njerëz dinë të shprehen në mënyrë të tillë që fjalët e tyre mbahen mend gjatë. Mund të jetë një vëzhgim i thjeshtë ose një këshillë e shkurtër, por pas tyre qëndron interesimi i sinqertë për të tjerët. Ata i zgjedhin fjalët me kujdes dhe mund t'i nxisin të tjerët të reflektojnë apo të ndryshojnë diçka në jetën e tyre.
6. Të tjerët tregohen më të kujdesshëm në sjelljen e tyre
Pranë dikujt që respektojnë, njerëzit shpesh i kushtojnë më shumë vëmendje mënyrës se si sillen. Jo domosdoshmërisht nga frika, por sepse duan të lënë përshtypje të mirë. Në grup, ata mund të përshtaten me standardet e personit që admirojnë, edhe pa pasur nevojë t'u shprehen drejtpërdrejt pritshmëritë.
7. Arrijnë ta ndryshojnë lehtësisht rrjedhën e bisedave
Njerëzit me ndikim dinë ta drejtojnë një bisedë pa e bërë të duket sikur po përpiqen ta kontrollojnë. Ata mund të sjellin një temë të re në momentin e duhur ose ta qetësojnë një diskutim të tensionuar. Kjo aftësi vjen nga të kuptuarit e njerëzve dhe nga dallimi i momenteve kur biseda duhet të marrë një drejtim tjetër.
Një pikturë, e cila në shikim të parë nuk duket e vlefshme, e punuar me bojëra vaji mbi pllakë të fortë me pë...
Dashi Nuk do keni aspak probleme dhe vështirësi sot ne jetën tuaj ne çift perkundrazi komunikimi do jete i ngrohte dhe emocionet te nj&e...
Everesti është mali më i lartë në botë, me 8.849 metra mbi nivelin e detit. Por, sipas shkencëtarëve, në historin&e...
Fëmija juaj mund t’i ketë pëlqyer bizelet dhe fasulet javën e kaluar. Por tani jo më. Çfarë i bën ata të ...
Dashi Intuita e sotme do të jetë vendimtare. Përdoreni atë në çështjet familjare dhe në zgjidhjen e problemeve fina...
Dashi Sot hasni në pengesa të mos të kenë. Disa prej tire do të keni krijuar vetë, ndërsa disa të tjera do t'iu kapin...
DashiEksploroni mundësi të reja të ardhurash ose bashkëpunime ndërkombëtare. Megjithatë, bëni një plan realist p&eu...
Heqja e grimit nuk do të thotë ta fërkosh fytyrën derisa të mos mbetet asgjë. Përkundrazi, sa më shumë ta sforcos...
Dashi Kjo është një ditë e mrekullueshme për një bisedë të shkurtër konstruktive, por është e vës...
Një studim i publikuar në revistën shkencore Food & Function, sugjeron se kikirikët mund të sjellin përfitime për shë...