Pamje të rënda/ Ja si po trajtohen studentët në komisariate nga policia!
Pamjet nga një prej komisariateve në Tiranë ku shfaqen disa studentë të shtrirë në dysheme, po bëjnë xhiron e rrjet...
Pamjet nga një prej komisariateve në Tiranë ku shfaqen disa studentë të shtrirë në dysheme, po bëjnë xhiron e rrjet...
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) dënon me forcë pengimin e gazetares së emisionit "Piranjat", Jonida Mukja, ng...
Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj deklaroi live në ‘Çim Peka LIVE’ se protesta studentore do të arrijë objektivin e saj, duke ...
Prestigjiozja amerikane “The New York Times” i ka kushtuar një artikull të gjerë protestave në Tiranë, duke vënë ...
Nxënës të gjimnazit “Besnik Sykja” kanë ngritur shqetësimin për ndalimin e protestave në ambientet e shkoll&eum...
Një prani e konsiderueshme e forcave të policisë është regjistruar te Blloku i Ambasadave në Tiranë, ku efektivë të...
Pamjet që shikoni në videot e mëposhtme, janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjte në Tiranë, gjatë pro...
Tirana ka përjetuar mbi dhjetë orë protesta dhe tensione gjatë ditës së tretë të mobilizimit të nxënësve,...
Numri i protestuesve përpara Kryeministrisë është rritur ndjeshëm, pavarësisht tensioneve, ndërhyrjeve të policisë ...
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka reaguar pas protestave të dhunshme dhe tensioneve që kanë përfshirë Tiranën gjat&...
Një studim i publikuar në revistën shkencore Food & Function, sugjeron se kikirikët mund të sjellin përfitime për shëndetin e trurit dhe funksionet e aftësive njohëse, sidomos kujtesën, ka shkruar MedicalXPress.
Insulina nuk është e rëndësishme vetëm për rregullimin e sheqerit në gjak, por luan rol edhe në tru, ku ndihmon në mbijetesën e qelizave nervore dhe komunikimin mes tyre. Me kalimin e moshës, truri mund të bëhet më pak i ndjeshëm ndaj insulinës, një ndryshim që është lidhur me rënien e aftësive njohëse.
Në studim morën pjesë 31 të rritur të shëndetshëm, të moshës 60 deri në 75 vjeç. Ata konsumuan 60 gramë kikirikë në ditë për 16 javë, ndërsa studiuesit vlerësuan ndryshimet në funksionimin e trurit përmes teknikave të avancuara.
Rezultatet treguan përmirësim të reagimit të trurit ndaj insulinës në disa zona të hemisferës së djathtë, përfshirë pjesë që lidhen me kujtesën dhe proceset e aftësive njohëse.
“Studimi ynë zbuloi se konsumimi i përditshëm i kikirikëve ndikoi pozitivisht në reagimin e trurit ndaj insulinës në rajonet që lidhen me kujtesën te të moshuarit”, ka shpjeguar Peter Joris, autor kryesor i studimit dhe profesor i asociuar në Universitetin e Mastrihtit në Holandë.
Ai ka theksuar se ky përmirësim mund të ndihmojë në shpjegimin e përfitimeve të mundshme nga kikirikët për funksionimin e trurit.
Si mund ta ndihmojnë kikirikët trurin?
Sipas studiuesve, përfitimet e mundshme mund të lidhen me përbërësit ushqyes të kikirikëve, të cilët përfshijnë yndyrna të pangopura, që janë të dobishme për shëndetin kardiovaskular, proteina bimore, të rëndësishme për funksionimin e organizmit, fibra, vitamina dhe minerale, që ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm, si dhe L-argininë, një aminoacid që ndihmon në prodhimin e oksidit nitrik, një përbërës që ndikon në funksionimin e enëve të gjakut dhe mund të luajë rol në proceset e të mësuarit dhe kujtesës.
Një studim i mëparshëm nga i njëjti ekip kërkimor, i publikuar në vitin 2025, kishte treguar se konsumimi i kikirikëve për 16 javë lidhej me rritje prej 3,6 për qind të qarkullimit të gjakut në tru dhe përmirësim prej 5,8 për qind të kujtesës verbale.
Sa kikirikë duhet të konsumoni?
Në studim u përdorën 60 gramë kikirikë në ditë të pjekur, pa kripë dhe me lëkurë. Megjithatë, kjo sasi nuk duhet konsideruar domosdoshmërisht si rekomandim për të gjithë, pasi nevojat ushqimore ndryshojnë nga personi në person.
Studiuesit theksojnë rëndësinë e mëtejshme të kërkimeve për të kuptuar më mirë ndikimin e kikirikëve në shëndetin e trurit.
Kikirikët mund të jenë pjesë e një diete të ekuilibruar, por personat me alergji ndaj tyre duhet t’i shmangin.
Dashi Sot do të hasni në pengesa të shumta. Disa prej tyre do i keni krijuar vetë, ndërsa disa të tjera do t’iu kapin n&e...
Dashi Harmonia e brendshme do të jetë në ato nivele që do të bëjë të mundur një gjendje të mirë humori...
Një mësuese 42-vjeçare nga Misuri i Shteteve të Bashkuara ka humbur vendin e punës pasi u zbulua se, krahas mësimdhënies, k...
Një fundjavë në Madrid mund të jetë e mjaftueshme për të parë modën me sy të tjerë. Përtej dyqanev...
E marta që përkon me datën 13 konsiderohet një ditë e pafat në Greqi dhe në disa vende ku fliten gjuhët spanjolle. P&e...
Dashi Dite mjaft e qete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni mjaft mire ne krahët e partnerit tuaja dhe me maturi do i ...
Një nënë e gjashtë fëmijëve nga Oregoni, në SHBA, humbi të dyja këmbët, krahun e djathtë, pjesë t&eu...
Lëngu i panxharit mund të jetë një ndihmës natyral për personat që merren me aktivitet fizik, pasi mund të përmir&e...
A jeni zgjuar ndonjëherë në mes të natës pasi keni dëgjuar dikë duke folur në gjumë? Apo jeni ju që i trembni ...
Policia në Gjermani ka nisur një hetim ndaj dy të rinjve, të dyshuar se përdorën një robot për të ngacmuar seksuali...