Maran publikon listën e nëntorit: Balliu largohet nga Kombëtarja, Tuci mbetet në vëzhgim
Këtë të premte trajneri i Kombëtares, Maran doli në konferencë, ku bëri publike zgjedhjet e tij për ndeshjet e nëntorit

Këtë të premte trajneri i Kombëtares, Maran doli në konferencë, ku bëri publike zgjedhjet e tij për ndeshjet e nëntorit. Numri një i pankinës kuqezi shpjegoi vendimet e tij, teksa në listë nuk munguan profilet interesante.
“Gjithmonë që përgatis listën, jam i bindur që është e duhura. Nëse nuk ftoj një lojtar, nuk do të thotë se nuk vlen. Sa i takon përmirësimit të statistikave, jemi në vendin e parë për pritshmëritë për gol. Ne duhet të jemi më konkret, dua të stërvis një skuadër që i përmirëson këtë statistika”.
Sa i takon Ivan Balliut, ai ka një dëmtim dhe ka vështirësi. Është vendimi i tij për t’u tërhequr nga kombëtarja.
Presioni është nga ai pozitiv. Kam patur komunikim me lojtarët dhe kam kuptuar se ata duan të arrijnë objektivin. Ky presion na shërben që të japim më të mirën e mundshme. Në kombëtare më bie të takoj më rrallë këta lojtarë.
Indrit Tucin po e ndjekim. Në listë kam konfirmuar lojtarët që kanë bërë mirë. Është një lojtar i mirë, i cili më pëlqen.
Lexo edhe
SPORT
Tragjedia në futbollin spanjoll/ Ende pa një vendim për Owono pas vdekjes së Jesús de Miguel, sa rrezikon portieri

Kombëtarja shqiptare, trajneri Maran publikon listën për dy sfidat e fundit në Nations League

“Tifozët janë motori dhe benzina e kësaj skuadre”, trajneri i Kombëtares fton kuqezinjtë në stërvitje të hapur

Zgjedhjet në FIGC, Malagò rrezikon përjashtimin, firma e Genoas vendimtare për garën me Gallianin

Manchester United kërkon trajnerin e ri, nis kontaktet me Didier Deschamps

Manchester United kërkon trajnerin e ri, nis kontaktet me Didier Deschamps

Barcelona kërkon hakmarrjen ndaj Atletico Madridit, Flick synon shkëputjen në krye

"Do të godas me grusht, e kupton apo jo?", trajneri i Juventusit shpërthen ndaj lojtarit të tij





