“Tifozët janë motori dhe benzina e kësaj skuadre”, trajneri i Kombëtares fton kuqezinjtë në stërvitje të hapur
Trajneri i Kombëtares shqiptare ka dalë në konferencë për shtyp, ku ka komentuar listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet e nëntorit, formën e skuadrës dhe objektivat për të ardhmen

Trajneri i Kombëtares shqiptare ka dalë në konferencë për shtyp, ku ka komentuar listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet e nëntorit, formën e skuadrës dhe objektivat për të ardhmen.
Ai ka shpjeguar arsyet e zgjedhjeve të tij, është ndalur te tërheqja e Ivan Balliut nga Kombëtarja, gjendja fizike e Thomas Strakoshës dhe mundësia e afrimit të Indrit Tucit. Trajneri ka folur gjithashtu për presionin për të arritur objektivin dhe ka dhënë një lajm për tifozët kuqezi, duke njoftuar se seanca e parë stërvitore të hënën do të jetë e hapur për publikun.
“Janë ata motori dhe benzina e kësaj skuadre.”-shprehet Maran
Rolando Maran: Në fakt, gjithmonë që përgatis një listë, jam e bindur që kjo do të jetë lista e duhur. Sigurisht që nëse mungon ndonjë lojtar, kjo nuk do të thotë që ai nuk është i aftë për të dhënë kontributin e tij për kombëtaren dhe për ta ndihmuar skuadrën, por jam bazuar shumë edhe tek forma e lojtarëve që po luajnë aktualisht, edhe tek minutazhi që ata kanë edhe me klubet e tyre. Duke qenë se këto dy ndeshje janë dy ndeshje që kanë nevojë që lojtarët të jenë në gjendjen optimale për të dhënë shumë më tepër shpejtësi edhe për të ndihmuar skuadrën dhe të jenë në kushtet e tyre më të mira.
Për sa i përket përmirësimit të statistikave, që tashmë në fakt nga çfarë kemi parë në katër ndeshjet e para, për të gjithë Ligën C ku ne ndodhemi, jemi në vendin e parë për sa i përket pritshmërive për të shënuar gol, jemi në vendin e parë për sa i përket ekipeve që kanë pësuar më pak gola, dhe në vendin e parë për sa i përket gjuajtjeve që kemi pasur në portë. Për t'i përmirësuar, sigurisht duhet të jemi akoma edhe më konkretë, për t'i shfrytëzuar këto raste që ne krijojmë, dhe unë gjithmonë dua të stërvit një skuadër e cila arrin të ketë këto statistika edhe sigurisht do të përmirësohet edhe më tej
Për sa i përket Ivan Balliut ka qenë një zgjedhje e tij. Prej kohësh ai ka një bezdisje, një tip dëmtimi dhe ka qenë sigurisht e vështirë për të, për t'u përqëndruar edhe tek puna e tij me klubin, kështu që është vendimi i tij për t'u tërhequr nga kombëtarja shqiptare. Ndërkohë për sa i përket Tomit, kemi qenë në komunikim, aktualisht nuk është në 100%-shin e tij dhe jemi fokusuar tek faza e tij e rikuperimit, sepse në qoftë se do të kishim pasur, do ta kishim nxitur për t'u stërvitur ose për të luajtur, ndoshta mund të ta kishim vënë në vështirësi edhe ndoshta rrezik të gjendjes së tij fizike.
Presioni në fakt është ai lloji i presionit pozitiv i cili të nxit që të bësh mirë dhe të luash mirë edhe të arrijmë atë objektivin tonë që është të jemi në krye të grupit sepse i kemi mundësitë. Kam pasur komunikim edhe me lojtarët dhe e kam kuptuar se edhe ata duan që të arrijnë këtë objektiv, duke qenë se janë të apasionuar sigurisht edhe pas këtij sporti. Është një presion pozitiv siç e thashë në fillim, që në fakt na shërben që ne t'i japim më të mirën e mundshme në ndeshje. Madje duke qenë se në kombëtare më bie t'i takoj lojtarët pak më rrallë, më mungon edhe ky presioni pozitiv duke qenë se sigurisht jam i apasionuar pas punës që bëj.
Ndërkohë për sa i përket Indrit Tucit, është një lojtar të cilin jemi duke e ndjekur. Në fakt, unë në këtë grumbullim dhe me këtë listë kisha dëshirë të konfirmoja këta lojtarë të cilët më kanë pëlqyer dhe kanë bërë mirë në katër ndeshjet e para, dhe në një farë mënyre të konfirmoja bllokun e lojtarëve që kanë, të cilët kanë punuar deri më tani.
Por sigurisht që është një lojtar i mirë që më pëlqen dhe në momentin që do të jetë, do të vazhdojë të jetë edhe në formë të mirë dhe të shënojë, mirë se të vijë në kombëtare, sepse kombëtarja ka nevojë për lojtarë të cilët janë në formë të mirë dhe mund ta ndihmojnë skuadrën. Duke shtuar një përgjigje edhe për sa i përket pyetjes në lidhje me presionin, në fakt ne kemi dëshirë që të kemi sa më shumë afrimitet edhe me tifozët të cilët e duan fanellën e Shqipërisë, besojnë tek kombëtarja, dhe kemi vendosur që ditën e hënë do të hapim portat për të gjithë tifozët të cilët kanë dëshirë të jenë me ne dhe të ndjekin seancën e parë stërvitore, sepse në fakt ky grumbullim dhe këto ndeshje nisin pikërisht ditën e hënë.
Kemi dëshirë që të krijohet një sinergji mes tifozëve, ekipit, lojtarëve dhe të gjithëve ne që e duam në fakt këtë fanellë. Kështu që ditën e hënë, portat do të jenë të hapura për të gjithë tifozët që duan të ndjekin të plotë seancën stërvitore në Shtëpinë e Futbollit, sepse pikërisht janë ata motori dhe benzina e kësaj skuadre.
Lexo edhe
SPORT
Zgjedhjet në FIGC, Malagò rrezikon përjashtimin, firma e Genoas vendimtare për garën me Gallianin

Manchester United kërkon trajnerin e ri, nis kontaktet me Didier Deschamps

Manchester United kërkon trajnerin e ri, nis kontaktet me Didier Deschamps

Barcelona kërkon hakmarrjen ndaj Atletico Madridit, Flick synon shkëputjen në krye

"Do të godas me grusht, e kupton apo jo?", trajneri i Juventusit shpërthen ndaj lojtarit të tij





