Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Ardit Gjebrea në SPAK për dosjen Veliaj. Përfitoi rreth 330 mijë euro nga Bashkia e Tiranës për Këngën Magj... Manchester United kërkon trajnerin e ri, nis kontaktet me Didier Deschamps PD çon në Kushtetuese ‘paketën antidhunë’ të protestave Manchester United kërkon trajnerin e ri, nis kontaktet me Didier Deschamps Dy futbollistë me pasaportë shqiptare jashtë listës së Maranit, zbardhen arsyet Dosja e bujshme e prostit*cionit në Paris/ Kush është ‘tutorja’ shqiptare që kërkon lirimin nga burgu Aksident i rëndë në Francë, autobusi me fëmijë përplaset me pemën, dy persona pësojnë arrest kardiak, disa ... Mesazhi i Zelensky-t për SHBA-në dhe Rusinë: Na jepni një armëpushim dimëror për të mbajtur zgjedhjet! Vijon zbatimi i urdhrit të Ramës, policia gjobit 12 protestues të tjerë Polonia paralajmëron aleatët: Mos negocioni me Rusinë duke anashkaluar Europën Lindore Gjykata amerikane pezullon për 14 ditë ndërtimin e harkut triumfal të propozuar nga Trump në Uashington Ambasada Amerikane prezanton ambasadorin e ri Eric Wendt, zbulon prioritetet për marrëdhëniet SHBA-Shqipëri...
AKTUALITET

Ardit Gjebrea në SPAK për dosjen Veliaj. Përfitoi rreth 330 mijë euro nga Bashkia e Tiranës për Këngën Magjike

Producenti Ardit Gjebrea është thirrur në SPAK për të dhënë shpjegime lidhur me financimet që ka marrë nga Bashkia e Tiranës, në kohën kur ky institucion drejtohej nga Erion Veliaj, për festivalin e Kënga Magjike

P
Piranjat 6 November 2026, 12:05 · 1 min lexim
Ardit Gjebrea në SPAK për dosjen Veliaj. Përfitoi rreth 330

Producenti Ardit Gjebrea është thirrur në SPAK për të dhënë shpjegime lidhur me financimet që ka marrë nga Bashkia e Tiranës, në kohën kur ky institucion drejtohej nga Erion Veliaj, për festivalin e Kënga Magjike. Në total, përmes shoqatës Jon Music, këngëtari ka përfituar nga Bashkia gjashtë pagesa.

Referuar të dhënave të Open Spending Data që pasqyron pagesat e Thesarit, rezulton se Bashkia Tiranë, më datë 19.12.2022, i ka dhënë 8,000,000 lekë Shoqatës Jon Music për festivalin Kënga Magjike 2022.

Më 03.12.2021, Jon Music merr pagesën me vlerë 705,880 nga Bashkia Tiranë; më datë 11.10.2021, Jon Music ka përfituar pagesën 6,289,998 lekë; më datë 03.02.2020, Jon Music i është dhënë nga Bashkia shuma prej 2,700,000 lekë. Po ashtu, Bashkia Tiranë, në datën 31.01.2020, i ka kaluar në llogari Jon Music shumën prej 4,300,000 lekësh, ndërsa më datë 29.01.2019, Jon Music ka marrë 7,975,000 lekë nga institucioni që drejtohej nga Veliaj.

Kryebashkiaku po gjykohet për 13 vepra penale në GJKKO, ndërsa SPAK ka çelur një çështje tjetër dhe po heton financimet e projekteve, shpenzimet e kryera në udhëtime nga Veliaj, si dhe marrëdhënien e kompanisë Gogel të vëllait të tij me Bashkinë./ Vna

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.