Aksident në Kukës, makina del nga rruga në “Luginën e Drinit të Zi”, plagosen dy persona
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Kukës, në vendin e quajtur “Lugina e Drinit të Zi&...
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Kukës, në vendin e quajtur “Lugina e Drinit të Zi&...
Të hënën, më 2 nëntor, do të zhvillohen homazhet në nderim të diplomatit, ish-deputetit dhe publicistit Bashkim Zeneli, ...
Shumë qytetarë i kanë mbështetur dhe shumë të tjerë mund të kenë shprehur bezdi dhe pakënaqësi kur kan&eu...
Më shumë se dy javë protesta intensive në zemër të Shqipërisë. Mijëra studentë dhe qytetarë të zhg&e...
Një javë më parë, kreu i Sindikatës së Pavarur të Punonjësve të Policisë së Shtetit, Sadetin Fishta, deno...
Pamjet e të miturve të përplasur me policinë, protestuesve të goditur me shkopinj gome dhe Erjon Vishkullit, i cili u plagos në sy...
Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes së karburanteve në vend. Nga mesdita e kësaj të shtune, 31 tetor...
Dhjetëra anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike nga Vlora, Himara dhe Saranda janë nisur drejt Tiranës, ku sot ...
Vëmendja e politikës prej dy ditësh është rikthyer tek kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, tashmë i burgosur me vendim t&e...
Pak javë më parë ju treguam skemën që ka nisur të aplikohet në masë nga ekzekutivi për të anashkaluar transpar...

“Novaya Gazeta po pushon së ekzistuari. Autoritetet ruse, shërbimet sekrete ruse, e kanë detyruar redaksinë t’i japë fund punës së saj”, deklaroi kryeredaktori Sergei Sokolov në një video-mesazh të publikuar të premten në YouTube.
Sokolov bëri të ditur se më 9 nëntor gazeta do të fikë dritat në redaksinë ku ka funksionuar për 30 vite, do të mbyllë serverët dhe do të ndërpresë aktivitetin.
“Novaya Gazeta është vrarë. Më 9 nëntor do të fikim dritat në shtëpinë tonë, ku kemi jetuar për 30 vite. Do të mbyllim serverët dhe do të largohemi”, deklaroi kryeredaktori.
Njoftimi për mbylljen vjen në një kohë kur autoritetet ruse kanë shtuar presionin ndaj gazetarëve dhe mediave të pavarura. Gjatë këtij muaji, Sergei Sokolov u shoqërua për t’u marrë në pyetje, ndërsa autoritetet kontrolluan banesën e tij në kuadër të një çështjeje penale që lidhet me një prej kolegëve të tij, Oleg Roldugin, i arrestuar në prill.
Roldugin akuzohet për “akses të paligjshëm në informacionin e kompjuterizuar”. Autoritetet nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme për akuzën. Ai ka mohuar fajësinë, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve RIA. Gazetari është në pritje të gjyqit, ndërsa ndodhet në arrest shtëpie, një masë që është zgjatur deri më 10 nëntor, raportoi vetë “Novaya Gazeta”.
Që prej nisjes së pushtimit të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, Rusia ka ashpërsuar ndjeshëm kontrollin mbi median dhe lirinë e shprehjes. Autoritetet kanë vendosur kufizime të forta ndaj raportimit të pavarur, duke detyruar shumicën e gazetarëve kritikë ndaj Kremlinit të largohen nga vendi.
“Novaya Gazeta”, e konsideruar për vite me radhë si një nga bastionet kryesore të gazetarisë së pavarur në Rusi, është klasifikuar nga Moska si “agjent i huaj”, një përcaktim që përdoret nga autoritetet ruse ndaj individëve dhe organizatave që i konsiderojnë të lidhura me ndikimin e huaj.
Pas nisjes së luftës në Ukrainë, gazeta u detyrua të reduktonte aktivitetin e saj brenda Rusisë. Po në vitin 2022, autoritetet i hoqën licencën e medias, duke i pamundësuar vijimin normal të botimit.
“Novaya Gazeta” ka qenë për dekada një nga zërat më të rëndësishëm të gazetarisë investigative dhe kritike në Rusi. Ish-kryeredaktori i saj, Dmitry Muratov, u nderua në vitin 2021 me Çmimin Nobel për Paqen, të cilin e ndau me gazetaren filipinase Maria Ressa.
Komiteti Nobel vlerësoi përpjekjet e tyre për mbrojtjen e lirisë së shprehjes dhe gazetarisë së pavarur. Mbyllja e “Novaya Gazeta” shënon një tjetër goditje për median e pavarur në Rusi, në një kohë kur hapësira për gazetarinë kritike ndaj pushtetit është ngushtuar ndjeshëm që prej fillimit të luftës në Ukrainë.
Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, ka thënë se “i pranon” rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në...
Koalicioni ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite ka njoftuar se ka rrëzuar një dron, i cili sipas tij ishte nisur nga rebelët Houthi n&eum...
Hetimet për aksidentin tragjik hekurudhor në Spanjë kanë zbuluar detaje të reja shqetësuese. Një tren i tretë, i cili po...
Hetimet për aksidentin tragjik hekurudhor në Spanjë kanë zbuluar detaje të reja shqetësuese. Një tren i tretë, i cili p...
Xi Jinping po kryen një spastrim të niveleve të larta të Partisë Komuniste të Kinës, me 33 zyrtarë të lart&e...
Mijëra studentë, punëtorë, mësues dhe aktivistë kanë dalë këtë të premte në rrugët e disa qytet...
Një vajzë vetëm 8 vjeçe është plagosur rëndë pas një sulmi nga ujqërit në një park të ...
Dalin në dritë gjithnjë e më shumë dëshmi të tmerrit nga tragjedia në hekurudhat spanjolle, e cila deri më tani ka...
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka rikonfirmuar qëndrimin e saj ndaj presidentit amerikan Donald Trump, duke deklaruar hapur se nuk ka asnjë ars...
Lëvizja studentore që fitoi zgjedhjet parlamentare në Serbi, duke i dhënë fund dominimit politik të Aleksandar Vuçiç...