Më 28 Nëntor, në ring për t’u shpallur kampion bote/ Boksieri Nelson Hysa zotohet: Do të fitoj

28 Nëntori do të jetë një datë shumë e rëndësishme për kampionin shqiptar të boksit, Nelson Hysa.
Ai mund t’i bëjë kombit shqiptar një dhuratë speciale, pasi në 28 Nëntor do të jetë në ring përballë Agit Kabayel për titullin Kampion Bote në peshat e rënda në versionin WBC. Nëse fiton, ai do të bëhet shqiptari i parë në histori që shpallet kampion bote në boksin profesionist.
Në prag të kësaj sfide të rëndësishme, Hysa ka dhënë një konferencë për shtyp. Ai deklaroi:
“Jemi shumë të përgatitur. Do të bëjmë një ndeshje të mirë. Ju e dini, jam realist. Do ta fitoj ndeshjen. Dhe pasi ta fitojmë, ndeshjen e radhës do ta zhvillojmë në Shqipëri, kështu që do t’ju ftoja të gjithëve të vinit ta shikonit se sa e bukur është Shqipëria”.
Lexo edhe
AKTUALITET
Denis Shabani emërohet drejtues i Degës Doganore Tiranë

“Nëna e Revolucionit”/ 80-vjeçarja që kërkon dorëheqjen e Ramës jehonë në tv prestigjioz amerikan

Plas dhuna në burgun e Burrelit, i dënuari me 25 vite burg godet efektivin

Përplasje te Kryeministria / Policia zhvendos protestuesit nga bulevardi

Moti i keq/ ARRSH i bën apel drejtuesve të mjeteve: Priten shtrëngata shiu, reshje bore dhe ulje e temperaturave

Nis protesta e 180-të para Kryeministrisë

Aksident në Roskovec, automjeti përplas dy këmbësorë

Prurjet e lumit rrezikojnë të shembin rrugën në fshatin Shpërdhet, banorët kërkojnë ndihmë





