Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Shembet masivi shkëmbor në rrugën Qafë Buall-Krastë, bllokohet qarkullimi Milionat e TikTok LIVE dhe hija e mafias/ Aleks Visha dhe “Samy Dubai” në qendër të investigimit italian, d... Zhupa shpërthen për ligjin e zonave të mbrojtura: Pasuritë e Shqipërisë nuk janë për t’u ndarë mes oligarkë... Detaje të reja nga konflikti në burgun e Reçit/ Kush janë dy të dënuarit e përfshirë në përplasje, emrat dh... Koreja e Jugut thyen rekord historik, eksportet tejkalojnë për herë të parë 1 trilion dollarë falë IA-së... Premtimi i Benet Becit mbeti në letër/ Ura e Bardhajve drejt shembjes, banorët kërkojnë ndërhyrje Skandal në futbollin argjentinas: 8 lojtarë arrestohen pas dhunës ndaj arbitrit pas humbjes Revolta e brezit të ri kundër Ramës, “The Atlantic”: Shqiptarëve u ka ardhur në majë të hundës! "Përmbytën" Belgjikën dhe Anglinë me ko*ainë, goditet banda që fitoi 25 mln euro, arrestohen disa shqiptarë... 38 ditë pas arrestimit për atentatin e planifikuar, Apeli liron nga burgu Vinçesk Pirolin Mishi i laboratorit drejt tregut shqiptar, projektligji hap derën pa një autorizim të dytë nga BE-ja U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, Prokuroria thërret për pyetje Erjon Vishkullin
AKTUALITET

Milionat e TikTok LIVE dhe hija e mafias/ Aleks Visha dhe “Samy Dubai” në qendër të investigimit italian, dyshime për pastrim parash!

Aleks Visha/ Samy DubaiKartat e klonuara, dhuratat virtuale dhe agjencitë që veprojnë në prapaskenë

P
Piranjat19 November 2026, 12:08 · 6 min lexim
Milionat e TikTok LIVE dhe hija e mafias/ Aleks Visha dhe “Samy

Kartat e klonuara, dhuratat virtuale dhe agjencitë që veprojnë në prapaskenë.

Investigimi i Fanpage.it dhe Roberto Savianos ngre alarmin për mënyrën se si krimi i organizuar mund të shfrytëzojë TikTok LIVE për të qarkulluar dhe pastruar para. 

Në fokus edhe shqiptari Aleks Visha, i përmendur si një prej donatorëve të influencerit italian Francesco Ciotola.

Miliona euro që qarkullojnë përmes dhuratave virtuale, donatorë që shpenzojnë shuma marramendëse, karta të klonuara dhe agjenci që operojnë në prapaskenë.

A mund të jetë TikTok LIVE kthyer në një kanal të ri për qarkullimin e parave me origjinë kriminale?

Kjo është një prej pyetjeve shqetësuese që ngre investigimi italian “The Lion”, i realizuar nga redaksia e Fanpage.it në emisionin “Confidential”, ku përfshihet edhe gazetari dhe shkrimtari investigativ Roberto Saviano.

Investigimi vë në fokus mënyrën se si organizatat kriminale po përshtatin aktivitetin e tyre me teknologjinë, duke shfrytëzuar platformat sociale jo vetëm për komunikim, por edhe për biznes, mashtrime financiare dhe pastrim të mundshëm parash.

Prokurori i Napolit, Nicola Gratteri, paralajmëron se krimi i organizuar ka mësuar të përdorë rrjetet sociale për të kryer aktivitete kriminale dhe për të ricikluar kapitalet e paligjshme.

Ndërsa presidentja e Komisionit Parlamentar Antimafia në Itali, Chiara Colosimo, ngre shqetësimin për rrezikun që paraqesin LIVE match-et, si për pastrimin e parave, ashtu edhe për afrimin e të rinjve me botën e krimit.

Aleks Visha, emri shqiptar në investigimin italian

Në materialet e publikuara nga Fanpage.it përmendet edhe Aleks Visha, një TikToker shqiptar, i cili sipas investigimit ka mbështetur financiarisht përmes dhuratave virtuale influencerin italian Francesco Ciotola.

Pjesa e dytë e investigimit, e paralajmëruar për 16 nëntor 2026, e vendos në fokus shprehimisht mafian shqiptare, kartat e klonuara dhe agjencitë që veprojnë brenda sistemit të LIVE match-eve.

Fanpage e identifikon Vishën me nofkën mediatike “influenceri i drogës” dhe raporton edhe për arrestimin e tij në Britaninë e Madhe. 

Si funksionon skema e dhuratave virtuale?

Sistemi i TikTok funksionon përmes monedhave virtuale, të cilat përdoruesit i blejnë me para reale.

Gjatë transmetimeve LIVE, këto monedha përdoren për të dërguar dhurata virtuale te krijuesit e përmbajtjes. Dhuratat më pas konvertohen në shpërblime digjitale, të cilat mund të tërhiqen në para sipas rregullave të platformës.

Sipas përllogaritjeve të publikuara nga Fanpage, një dhuratë “Luan” kushton 30 mijë monedha dhe mund t'i sjellë krijuesit rreth 350 euro, ndërsa një “TikTok Universe”, me vlerë 50 mijë monedha, mund të përkthehet në rreth 600 euro për përfituesin.

Investigimi përshkruan një mekanizëm ku një pjesë e konsiderueshme e vlerës mbahet nga platforma, ndërsa pjesa tjetër kalon në portofolin digjital të krijuesit, në formën e diamanteve që mund të konvertohen në para.

Problemi lind kur dhuratat nuk janë më thjesht mbështetje spontane nga ndjekësit. Sipas Fanpage, janë identifikuar raste kur të njëjtët donatorë dërgojnë dhurata me vlera të mëdha dhe më pas, në një tjetër transmetim, rolet ndryshojnë dhe krijuesit ia kthejnë dhuratat njëri-tjetrit.

Në këtë mënyrë mund të krijohen lëvizje të konsiderueshme financiare brenda pak minutash, ndërsa aktiviteti paraqitet si një garë e zakonshme mes përdoruesve të rrjetit social.

60 milionë euro në vit dhe dyshimet për para me origjinë kriminale

Sipas përllogaritjeve të redaksisë italiane, LIVE match-et e monitoruara kanë gjeneruar një volum financiar prej rreth 60 milionë eurosh në vit në Itali. Mbi 90 për qind e donacioneve, sipas investigimit, vinin nga rajoni i Kampanias, me qendër Napolin.

Gazetarët kanë monitoruar për më shumë se një vit aktivitetin e influencerëve dhe janë futur në sistem edhe si kandidatë për krijues përmbajtjeje, për të kuptuar nga afër mënyrën se si funksionon ky mekanizëm.

Pas donacioneve masive, investigimi përshkruan biznese jo transparente, përdorimin e kartave të klonuara, mashtrime ndërkombëtare dhe dyshime për pastrim parash.

Një tjetër vështirësi lidhet me gjurmueshmërinë e transaksioneve. Pas përfundimit të LIVE match-eve, transmetimet nuk mbeten domosdoshmërisht të disponueshme në profilet e krijuesve, duke e bërë më të vështirë rindërtimin e plotë të dhuratave dhe shumave të shkëmbyera.

“Jemi më të fuqishëm se shteti”, deklarata që ngre pikëpyetje.

Pas publikimit të pjesës së parë të investigimit, Fanpage ka ndjekur edhe reagimet e disa TikTokerëve. Në një transmetim të Angelo Scognamiglios, i njohur si O' Messican, morën pjesë edhe krijues të tjerë, përfshirë Samy Dubai.

Sipas Fanpage, ky i fundit kishte pesë profile të nivelit 50 dhe kishte qarkulluar rreth 5 milionë euro në TikTok.

Në të njëjtin transmetim, një krijues i njohur si TonyAnonimus deklaroi: “Ne jemi mbi shtetin, jemi më të fuqishëm se shteti”.

Një deklaratë që shton pikëpyetjet mbi përmasat financiare dhe ndikimin që mund të kenë krijuar disa prej këtyre rrjeteve në platformë.

Shqipëria, 33 milionë euro të ardhura të padeklaruara nga platformat digjitale

Çështja merr një rëndësi të veçantë edhe për Shqipërinë. Më 25 qershor 2025, Drejtoria e Hetimit Tatimor raportoi nisjen e verifikimeve ndaj rreth 100 individëve dhe subjekteve që kishin përfituar të ardhura nga platformat digjitale.

Sipas të dhënave të bëra publike në atë kohë, dyshimet lidheshin me rreth 33 milionë euro të ardhura të padeklaruara, të përfituara përmes platformave si TikTok, Facebook, Instagram, YouTube, Google dhe PayPal./Vox News

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.