U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, Prokuroria thërret për pyetje Erjon Vishkullin
Prokuroria e Tiranës pritet të thërrasë për të dhënë dëshminë e tij Erjon Vishkullin, i riu që mbeti i plagosur

Prokuroria e Tiranës pritet të thërrasë për të dhënë dëshminë e tij Erjon Vishkullin, i riu që mbeti i plagosur rëndë në sy gjatë protestës së zhvilluar më 24 tetor në Tiranë.
Plagosja e të riut është pjesë e hetimeve që organi i akuzës ka nisur për përdorimin e dyshuar joproporcional të forcës nga efektivët e Policisë së Shtetit.
Vishkulli u dëmtua në sy gjatë përplasjes me policinë, pasi dyshohet se u godit nga një plumb gome.

Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, 28-vjeçari u transportua drejt Italisë, ku iu nënshtrua ndërhyrjeve kirurgjikale në përpjekje për të shpëtuar shikimin.
Lexo edhe
AKTUALITET
Pa vëllanë e tij kur e kërcënuan dhe ndërhyri, por u vra, detaje nga ngjarja e rëndë

EMRI/ Sulmoi stomatologen nën kërcënimin e thikës, arrestohet 44-vjeçari

Konflikt mes të dënuarve në burgun e Shkodrës, autoritetet kryejnë kontrolle, gjenden sende të ndaluara

“Hetim për dhunën policore”/ Diaspora shqiptare në Gjermani i drejtohet Bundestagut me tri kërkesa në mbështetje të protestave në Tiranë...

Dosja në SPAK 3.6 mld lekë të zhdukura nga posta e Durrësit, auditi financiar që zbuloi ‘gropën’ e frikshme. Mungojnë lekët e hipotekës...

Projektligji i ri për duhanin, ndalohet pirja 10 metra pranë shkollave e spitaleve, gjoba deri në 5 milionë lekë

Miratohet në parim Buxheti 2027, 80 vota pro dhe 25 kundër pas debateve në Kuvend

Vranësira dhe reshje shiu/ Parashikimi i motit për sot






