Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Shembet masivi shkëmbor në rrugën Qafë Buall-Krastë, bllokohet qarkullimi Milionat e TikTok LIVE dhe hija e mafias/ Aleks Visha dhe “Samy Dubai” në qendër të investigimit italian, d... Zhupa shpërthen për ligjin e zonave të mbrojtura: Pasuritë e Shqipërisë nuk janë për t’u ndarë mes oligarkë... Detaje të reja nga konflikti në burgun e Reçit/ Kush janë dy të dënuarit e përfshirë në përplasje, emrat dh... Koreja e Jugut thyen rekord historik, eksportet tejkalojnë për herë të parë 1 trilion dollarë falë IA-së... Premtimi i Benet Becit mbeti në letër/ Ura e Bardhajve drejt shembjes, banorët kërkojnë ndërhyrje Skandal në futbollin argjentinas: 8 lojtarë arrestohen pas dhunës ndaj arbitrit pas humbjes Revolta e brezit të ri kundër Ramës, “The Atlantic”: Shqiptarëve u ka ardhur në majë të hundës! "Përmbytën" Belgjikën dhe Anglinë me ko*ainë, goditet banda që fitoi 25 mln euro, arrestohen disa shqiptarë... 38 ditë pas arrestimit për atentatin e planifikuar, Apeli liron nga burgu Vinçesk Pirolin Mishi i laboratorit drejt tregut shqiptar, projektligji hap derën pa një autorizim të dytë nga BE-ja U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, Prokuroria thërret për pyetje Erjon Vishkullin
AKTUALITET

38 ditë pas arrestimit për atentatin e planifikuar, Apeli liron nga burgu Vinçesk Pirolin

Vinçesk PiroliMegaoperacioni i Policisë së Lezhës parandaloi një vrasje të planifikuar, ndërsa një prej tre të arrestuarve, Vinçesk Piroli, lirohet nga qelia dhe kalon në arrest shtëpie pas vendimit të Apelit

P
Piranjat19 November 2026, 10:58 · 2 min lexim
38 ditë pas arrestimit për atentatin e planifikuar, Apeli liron nga

Megaoperacioni i Policisë së Lezhës parandaloi një vrasje të planifikuar, ndërsa një prej tre të arrestuarve, Vinçesk Piroli, lirohet nga qelia dhe kalon në arrest shtëpie pas vendimit të Apelit.

Vetëm 38 ditë pas arrestimit në kuadër të operacionit policor “Detajet”, Gjykata e Apelit ka vendosur të ndryshojë masën e sigurisë për Vinçesk Pirolin, duke e nxjerrë nga qelia dhe duke e lënë në arrest shtëpie.

Piroli u arrestua më 11 tetor, së bashku me Kristian Ymerin, 34 vjeç, dhe Elden Tarjan, 25 vjeç, pasi dyshohej se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin planifikuar të kryenin një vrasje në zonën e Lezhës.

Operacioni i Policisë, i koduar “Detajet”, u finalizua pas informacioneve për lëvizje të dyshimta të dy personave të armatosur dhe me skafandra, të cilët udhëtonin me një motomjet në rrugën e vjetër “Pllanë-Lezhë”.

Sipas dyshimeve të grupit hetimor, dy personat do të kryenin ekzekutimin, ndërsa personi i tretë do t'i ndihmonte të largoheshin me automjet nga zona pas kryerjes së krimit.

Burime policore bëjnë me dije se në motomjetin që dyshohet se do të përdorej për atentatin, Kristian Ymeri ishte drejtuesi, ndërsa Vinçesk Piroli udhëtonte si pasagjer. Ky i fundit dyshohej se do të ishte personi që do të qëllonte ndaj objektivit.

Policia ndërhyri pas sinjalizimit dhe, pas kontrolleve në zonë, arriti të ndalojë automjetin tip “Volkswagen” në aksin Gjadër-Barbullush, ku ndodheshin tre të dyshuarit.

Gjatë kontrolleve u sekuestruan tri pistoleta me krehra dhe fishekë, municion luftarak, si dhe automjeti dhe motomjeti i përdorur në këtë rast. Nga verifikimet rezultoi se motomjeti ishte i vjedhur në Suedi.

Por, ndërsa ndërhyrja policore u prezantua si një operacion që parandaloi një ngjarje të rëndë kriminale, 19 nëntori shënon një zhvillim të ri në këtë dosje: Apeli vendos që Vinçesk Piroli të mos qëndrojë më në burg, por të vijojë qëndrimin në arrest shtëpie.

Vendimi vjen vetëm 38 ditë pas arrestimit të tij, ndërsa hetimet për rastin vijojnë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.