Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Miratohet në parim Buxheti 2027, 80 vota pro dhe 25 kundër pas debateve në Kuvend Vranësira dhe reshje shiu/ Parashikimi i motit për sot Shteti i së drejtës, Shqipëria humbet 4 vende në renditjen botërore për vitin 2026 Master në Itali, doktoraturë në Gjermani; Ku studiojnë të rinjtë nga Shqipëria, mbizotërojnë vajzat Horoskopi/ Surpriza në dashuri, mundësi të reja në punë dhe vendime të rëndësishme për këto shenja Vlora Hyseni hetohet për tradhti ndaj atdheut 'Krejt radarët i fik për ty', Mesazhet kompromentuese të Vlora Hysenit me Ergys Agasin. Ja si përfshihet Ge... “Shqiptarët u ngritën kundër korrupsionit, por Rama thotë se s’do largohet”/ Revista e famshme amerikane Th... Protestuesit marshim në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga pas ‘Dorëheqje, dorëheqje’! Policia krijon ‘gardh’, tenton të largojë protestuesit nga bulevardi Demokratët nisin hetimet ndaj ish-ambasadores amerikane në Greqi: Ruaj dokumentet dhe komunikimet!  Protesta zhvendoset te Kuvendi, digjen kazanët e plehrave, policia rrethon godinën
AKTUALITET

Miratohet në parim Buxheti 2027, 80 vota pro dhe 25 kundër pas debateve në Kuvend

Projektbuxheti, me vlerë mbi 10 miliardë euro, mori 80 vota pro, asnjë abstenim dhe 25 vota kundër

P
Piranjat19 November 2026, 07:56 · 1 min lexim
Miratohet në parim Buxheti 2027, 80 vota pro dhe 25 kundër pas

Projektbuxheti, me vlerë mbi 10 miliardë euro, mori 80 vota pro, asnjë abstenim dhe 25 vota kundër.

Seanca plenare u shoqërua me diskutime të shumta mes deputetëve të të dyja krahëve politikë, ku në qendër të përplasjes ishte mënyra e shpërndarjes së fondeve publike, mbështetja sociale, pensionet, bujqësia, turizmi dhe investimet.

Mazhoranca e cilësoi buxhetin si historik, duke theksuar rritjen e investimeve publike, dyfishimin e bonusit mujor për pensionistët, uljen e TVSH-së për 54 produkte ushqimore nga 20% në 6%, si dhe shtimin e financimit për sektorë të rëndësishëm si arsimi, shëndetësia, bujqësia dhe mbrojtja.

Nga ana tjetër, opozita e kundërshtoi projektbuxhetin, duke ngritur shqetësime për nivelin e mbështetjes sociale, mungesën e konsultimit me biznesin për paketën fiskale, taksat dhe efektet që ndryshimet fiskale mund të kenë te turizmi dhe profesionistët e lirë.

Gjatë diskutimeve nuk munguan as akuzat për korrupsion, replikat politike dhe kritikat për mënyrën se si qeveria menaxhon financat publike.

Pas miratimit në parim në seancën plenare, projektbuxheti do të rikthehet për shqyrtim në komisionet parlamentare, ku do të diskutohet nen për nen dhe mund të pësojë ndryshime përpara votimit përfundimtar.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.