BOTA

“Na kanë vjedhur ëndrrën”, arsyeja e revoltës studentore në Itali: Politika e vjetër

Piranjat Përditësimi i fundit 30 October 2026, 19:07
“Na kanë vjedhur ëndrrën”, arsyeja e revoltës

Në Milano, protesta e të rinjve nuk ka vetëm një kërkesë. Pas pankartave për arsimin, pagat dhe banesat, fshihet një revoltë shumë më e thellë: ndjesia se një brez i tërë po humbet të drejtën për të imagjinuar të ardhmen.

Chiara, 21 vjeç, studente universitare, thotë se brezi i saj është lodhur duke dëgjuar premtime, ndërsa përballet me shkolla pa mësues, ndërtesa të amortizuara, punë të nënpaguara dhe qira që nuk mund të përballohen. Dhe pikërisht këtu, thotë ajo, qëndron arsyeja pse zemërimi ka dalë në rrugë.

“Besoj se dëmi më i madh që kjo klasë politike i ka bërë brezit tim është se i ka vjedhur edhe aftësinë për të imagjinuar një të ardhme, për të ëndërruar. E di që vij nga një background i privilegjuar dhe se shumë dyer do të jenë të hapura për mua në jetë. Por shumë prej protagonistëve të këtyre protestave thjesht nuk duan të përfundojnë si prindërit e tyre”, thotë Chiara.

Por për Chiarën, protesta nuk ka të bëjë më vetëm me atë që mund të ndodhë nesër. Ajo thotë se të rinjtë po reagojnë ndaj një të tashmeje që e konsiderojnë të padurueshme: pabarazi ekonomike, diskriminim, dhunë policore dhe një sistem politik që, sipas saj, nuk i dëgjon. Në rrugët e Milanos, kjo revoltë është shoqëruar edhe me përplasje me policinë, gaz lotsjellës, dëmtime të bizneseve dhe grabitje, duke e bërë protestën një përballje të ashpër mes brezit të ri dhe autoriteteve: “Besoj se në këtë moment historik duhet të rishikojmë kategoritë me të cilat analizojmë mobilizime të tilla. Nuk bëhet fjalë për shpresën për të ardhmen. Bëhet fjalë për të qëndruar në këtë të tashme shqetësuese”.

Një tjetër element që e veçon këtë valë protestash është mosha e protestuesve. Chiara thotë se në rrugë ka parë edhe fëmijë 11 dhe 12 vjeç, të cilët sipas saj po rriten me të njëjtën ndjenjë pasigurie dhe zhgënjimi. Për të, kjo është prova se revolta nuk i përket vetëm studentëve universitarë, por një brezi që po e sheh të ardhmen si diçka gjithnjë e më të largët: “Më mbushi zemrën të isha krah për krah me studentë kaq të rinj, 11 apo 12 vjeç. T’i shihja duke protestuar, duke vënë trupat e tyre në rrezik dhe duke i dhënë besim një mënyre proteste që bëri zërat tanë të dëgjoheshin”.

Dhe protesta italiane nuk është e izoluar. Chiara e sheh atë si pjesë të një vale më të gjerë europiane, veçanërisht të frymëzuar nga Franca, ku edhe atje mijëra të rinj kanë dalë në rrugë. Për të, kufijtë kombëtarë nuk e ndajnë më këtë revoltë, sepse problemet janë të ngjashme: kostoja e jetesës, strehimi, arsimi dhe ndjenja se politika nuk po u ofron të rinjve një perspective: “Kjo është qartësisht një lëvizje e frymëzuar pjesërisht nga Franca. Ne e duam atë që po ndodh atje dhe, si italianë, e dimë çfarë do të thotë fjala rezistencë. Pra, kjo është absolutisht një lëvizje përtej kufijve”.

Por fjalët e Chiara-s bëhen edhe më të forta kur flet për politikën. Ajo nuk pret përgjigje nga qeveria dhe thotë se nuk beson se pushteti do t’u japë zgjidhje kërkesave të protestuesve. Për të, brezi i saj nuk kërkon më thjesht të besohet se e ardhmja do të jetë më e mirë. Ai kërkon të ndryshojë të tashmen, edhe pse kjo po e çon protestën drejt një përplasjeje gjithnjë e më të fortë: “Nuk besoj se duhet të kërkojmë përgjigje nga një qeveri fashiste që po përpiqemi ta rrëzojmë. Besoj se duhet t’i bëjmë përgjigjet tona realitet, me çdo mjet të nevojshëm”.

Nga Milani në Paris, protesta e të rinjve po merr kështu një dimension që shkon përtej një kërkese konkrete. Përballë qeverive që flasin për rendin, dhunën dhe përgjegjësinë, një pjesë e këtij brezi përgjigjet se problemi i vërtetë është një sistem që u ka marrë mundësinë për të ëndërruar. Dhe ndoshta kjo është fjalia që përmbledh më mirë revoltën e tyre.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?