Nëntë vite pas ‘Kara Sevda’, Zeynep dhe Emir shfaqen sërish bashkë

Dy aktorët e njohur turq, Hazal Filiz Küçükköse dhe Kaan Urgancıoğlu, të cilët rrëmbyen zemrat e publikut me rolet e tyre në serialin e famshëm “Kara Sevda” (Dashuri e Pafund), janë shfaqur sërish bashkë pas shumë vitesh. Aktorët, të njohur për publikun shqiptar si Zeynep dhe Emir, janë shfaqur së bashku në një fotografi që ka rikthyer nostalgjinë te adhuruesit e serialit.
Të dy aktorët ishin gjithashtu të pranishëm në festimet për 10-vjetorin e Netflix në Turqi, ku morën pjesë emra të shumtë të njohur të kinematografisë turke.
Fotografia e përbashkët është shpërndarë nga aktorja në rrjetet sociale, duke rikthyer në vëmendje dy personazhet dhe historinë e tyre të ndërlikuar në serial. Kujtojmë se “Kara Sevda” ishte një nga serialet më të suksesshme turke, i cili pati jehonë të madhe edhe te publiku shqiptar.
Ndonëse kanë kaluar vite nga përfundimi i serialit, duket se Zeynep dhe Emir vazhdojnë të mbeten ndër personazhet që publiku i kujton me nostalgji.

Lexo edhe
SHOWBIZ
“I ra derës për 17 minuta...”/ Neda Balluku përlot rrjetin me rrëfim për një nënë që kërkon të shohë fëmijën

Moderatori italian konfirmon romancën me gruan 33 vite më të re!

Dritan Shakohoxha: Mund të jem i vetmi shqiptar që s’kam lënë shtet pa marrë bar dhe s’më kanë arrestuar

Loredana Brati, nga konkurrente në moderatore, zbulohet emisioni i ri

Bebe Rexha arrin sukses të ri me “New Religion”, renditet në mesin e 50 këngëve më të dëgjuara në Spotify

Agron Vula përlotet nga surpriza e mbesës, rrëfen me sinqeritet: Kam qenë më i mirë si gjysh sesa si baba

Luiz Ejlli sërish në një film me Olta Gixharin? Frederik Ndoci bën zgjedhjen e papritur

“Jam shtatzënë!”/ Keisi Medini bën për “ujë të ftohtë” Sabianin. Si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë...





