Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Pakënaqësitë kundër qeverisë, akuza për korrupsion”/ “Reuters” jehonë protestës: Revolta në Shqipëri merr ... Protesta sfidon masat represive të Ramës dhe Gjykatën Kushtetuese “Merre, merre”/ Policia ndërhyn në sheshin “Skënderbej”, shoqëron një protestues Protestuesit pajisen me mburoja të ngjashme me ato të policisë, imitojnë lëvizjet e efektivëve pranë selisë... VIDEO/ Po ndihmonte qytetarin, policia sulmon me spraj me piper Florjan Binajn Tensionet pushtojnë Bulevardin, policia ndërhyn ndaj protestuesve edhe me dronin që hedh gaz lotsjellës Sheshi “Skënderbej” kthehet në arenë përplasjesh! Dy autobotë me ujë në terren, protestuesit i përgjigjen g... Policia hedh ujë me presion ndaj mediave, një gazetar dhe operator... Protesta zhvendoset në sheshin “Skënderbej”, policia hedh ujë drejt qytetarëve U arratis me të brendshme/ Kush është shqiptari që u përplas me armë me policinë italiane E rëndë në Kamëz/ Porta e banesës zë poshtë 7-vjeçarin, fëmija ndërron jetë në spital Përplasjet në Bulevard, policia shoqëron dy protestues
POLITIKE

New York shpall zyrtarisht 28 Nëntorin festë zyrtare

Këshilli Bashkiak i qytetit të New York-ut ka miratuar rezolutën për njohjen e 28 Nëntorit si Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, duke e përcaktuar këtë datë si ditë përkujtimore që do të shënohet çdo vit në qytetin amerikan

P
Piranjat28 November 2026, 18:14 · 2 min lexim
New York shpall zyrtarisht 28 Nëntorin festë zyrtare

Këshilli Bashkiak i qytetit të New York-ut ka miratuar rezolutën për njohjen e 28 Nëntorit si Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, duke e përcaktuar këtë datë si ditë përkujtimore që do të shënohet çdo vit në qytetin amerikan.

Rezoluta me titull “Përcaktimi i datës 28 nëntor të çdo viti si Dita e Pavarësisë së Shqipërisë në qytetin e New York-ut” (“Designating November 28 annually as Albanian Independence Day in the City of New York”, u miratua më 19 nëntor 2026 nga Këshilli Bashkiak i New York-ut.

Nisma u propozua nga anëtarja e Këshillit Bashkiak, Amanda C. Farías, dhe u mbështet nga pesë anëtarë të tjerë: Shirley Aldebol, Farah N. Louis, Selvena N. Brooks-Powers, Frank Morano dhe David M. Carr.

Në dokumentin zyrtar theksohet rëndësia historike e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912 në Vlorë, si dhe kontributi i komunitetit shqiptaro-amerikan në jetën shoqërore, ekonomike dhe kulturore të New York-ut.

Rezoluta nënvizon se, sipas të dhënave të cituara nga Albanian American Society Foundation, më shumë se 100 mijë qytetarë me origjinë shqiptare jetojnë në pesë lagjet administrative të New York-ut, me përqendrim të veçantë në Bronx dhe Staten Island.

Dokumenti vlerëson gjithashtu lidhjet historike dhe miqësinë ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe kontributin e brezave të shqiptarëve në shoqërinë amerikane.

Me miratimin e kësaj rezolute, Këshilli Bashkiak përcakton që 28 Nëntori të njihet çdo vit si Dita e Pavarësisë së Shqipërisë në qytetin e New York-ut.

Ky vendim përbën një vlerësim institucional për historinë dhe identitetin kombëtar shqiptar, si dhe për rolin e diasporës shqiptare në një prej qendrave më të rëndësishme urbane të Shteteve të Bashkuara.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.