Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Protesta sfidon masat represive të Ramës dhe Gjykatën Kushtetuese “Merre, merre”/ Policia ndërhyn në sheshin “Skënderbej”, shoqëron një protestues Protestuesit pajisen me mburoja të ngjashme me ato të policisë, imitojnë lëvizjet e efektivëve pranë selisë... VIDEO/ Po ndihmonte qytetarin, policia sulmon me spraj me piper Florjan Binajn Tensionet pushtojnë Bulevardin, policia ndërhyn ndaj protestuesve edhe me dronin që hedh gaz lotsjellës Sheshi “Skënderbej” kthehet në arenë përplasjesh! Dy autobotë me ujë në terren, protestuesit i përgjigjen g... Policia hedh ujë me presion ndaj mediave, një gazetar dhe operator... Protesta zhvendoset në sheshin “Skënderbej”, policia hedh ujë drejt qytetarëve U arratis me të brendshme/ Kush është shqiptari që u përplas me armë me policinë italiane E rëndë në Kamëz/ Porta e banesës zë poshtë 7-vjeçarin, fëmija ndërron jetë në spital Përplasjet në Bulevard, policia shoqëron dy protestues Tensionet në protestë, lëndohet një qytetar, kërkohet ndihma e autoambulancës
POLITIKE

Bardhi: Rama me mendësi terroriste urdhëroi dhunën e qytetarëve Ditën e Flamurit! E turpshme dhe e papranueshme

Kreu I grupit PD-së, Gazment Bardhi e quan të turpshme dhe të papranueshme dhunën e policisë së Edi Ramës pikërisht në Ditën e Flamurit. Në një postim në fb Bardhi publikon dhe...

P
Piranjat28 November 2026, 16:29 · 1 min lexim
Bardhi: Rama me mendësi terroriste urdhëroi dhunën e

Kreu I grupit PD-së, Gazment Bardhi e quan të turpshme dhe të papranueshme dhunën e policisë së Edi Ramës pikërisht në Ditën e Flamurit.

Në një postim në fb Bardhi publikon dhe një video ku një protestues duket se është gjakosur nga dhuna e policisë.

"Vetëm një njeri me mendësi terroriste si Edi Rama mund të urdhërojë përdorimin e dhunës dhe gjakosjen e qytetarëve pikërisht në Ditën e Flamurit, në një ditë që simbolizon lirinë, pavarësinë, krenarinë dhe bashkimin e shqiptarëve.

Është e turpshme dhe e papranueshme që në një ditë kaq të shenjtë për kombin, qytetarët që kërkojnë të drejtat e tyre të përballen me dhunë. Askush nuk ka të drejtë ta kthejë pushtetin në instrument frikësimi dhe represioni ndaj popullit.

Flamuri ynë simbolizon lirinë dhe dinjitetin, jo dhunën dhe shtypjen. Asnjë pushtet nuk është mbi qytetarët dhe askush nuk duhet të mbajë përgjegjësi vetëm pse ngre zërin dhe kërkon të drejtat e veta.

Dita e Flamurit duhet të jetë ditë krenarie dhe bashkimi, jo ditë gjaku dhe dhune!" shkruan Bardhi. 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.