Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Rekorde të frikshme dhe net pa gjumë: Pse GTA po mbërthen botën para ekranit? Jeta ime, protesta ime! 8 vite duke pritur paratë e punës: Punëtori përballet me ish-shefin pas ndërhyrjes së Piranjave Zyrtarizohet drafti/ Qeveria krijon “KAYO”-n e Shëndetësisë Kemi vrarë frikën, tani do vrasim edhe diktaturën 11 muaj pas denoncimit të Piranjave, dentistja pa licencë kapet sërish mat në Tiranë! S’ka trena, por ka tendera: 1.9 milionë euro për mirëmbajtjen e linjave që s’ekzistojnë Ky 28 Nëntor, si asnjë tjetër! Kush guxon të prishë ritin e pastores Alketa? Reagimi i ashpër i dishepujve të saj! Këlliçi: Marta Kos po bëhet bashkautore e forcimit dhe sponsorizimit të narkoshtetit të Edi Ramës Lobimet e politikës, Zvërneci e Kushner/ Kongresi do të hetojë çështjet që tronditën Shqipërinë As investimet e NATO-s nuk janë të sigurta në Shqipëri, intrigat e gjobës që njollosi bazën e Kuçovës
POLITIKE

Përjashtimi i Spiropalit nga PS, Korreshi: Puçin ia bëri Bela

P
Piranjat27 November 2026, 23:13 · 2 min lexim
Përjashtimi i Spiropalit nga PS, Korreshi: Puçin ia bëri Bela

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka komentuar përplasjet brenda Partisë Socialiste, duke u ndalur te largimi i Elisa Spiropalit nga posti i kryetares së Kuvendit dhe raportet e saj me zv.kryeministren Belinda Balluku. Korreshi pretendoi se pas lëvizjes së Spiropalit qëndrojnë përplasjet për pushtet dhe kontrollin e zonave të influencës brenda mazhorancës. Sipas tij, Balluku ka qenë personi që ka orkestruar largimin e ish-kryetares së Kuvendit, me synimin për të zgjeruar ndikimin e saj në qeveri.

Demokrati u shpreh se Balluku ka marrë nën kontroll një pjesë të konsiderueshme të strukturave drejtuese pas zgjedhjeve të vitit 2025, duke pretenduar se ajo ka vendosur njerëzit e saj në poste të rëndësishme shtetërore.

“Puçin ia bëri Bela, sepse do zonën e influencës. Pas zgjedhjeve vendosi drejtorët e vet. Do pushtet absolut. Zona e influencës së tyre është se kush do të rrijë pas Ramës. Spiropali dhe Erjoni rritën Belën, Bela u hëngri kokën të dyve”, deklaroi Korreshi.

Ai u ndal edhe te ndryshimi i detyrës së Spiropalit, nga kryetare e Kuvendit në ministre të Jashtme, duke thënë se kjo lëvizje ka qenë një goditje politike për të. Sipas tij, ish-kryetarja kishte një ndikim të rëndësishëm në vendimmarrjen politike dhe administrative, veçanërisht në qarkun e Fierit.  Korreshi pretendoi gjithashtu se Balluku administron 95% të buxhetit të shtetit dhe se ndikimi i saj është shtrirë në disa prej dikastereve kryesore të qeverisë.

Duke komentuar situatën e Spiropalit, deputeti demokrat tha se ajo po përjeton tashmë atë që, sipas tij, opozita ka denoncuar prej vitesh si presionin e pushtetit ndaj kundërshtarëve politikë. Ai përmendi edhe gjobën e vendosur ndaj saj dhe pretendoi se largimi nga drejtimi i Kuvendit lidhet me pakënaqësitë e krijuara brenda mazhorancës.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.