Pogradecari i dha borxh mijëra dollarë, mikesha e lë në pritje: Kisha probleme financiare

Huamarrja dhe huadhënia kanë qenë, janë dhe do të jenë gjithnjë pjesë e përditshmërisë së mijëra personave në të gjithë botën. Disa marrin para për të investuar, të tjerë për të përballuar shpenzimet e jetesës apo për të zgjidhur një emergjencë familjare.
Por ajo që ndonjëherë nis si zgjidhje e përkohshme, shpesh kthehet në një barrë të rëndë dhe me pasoja afatgjata, sidomos kur humbet besimi dhe lindin konflikte. Si në rastin e 36-vjeçarit nga Pogradeci, Erton Lena, i cili i dha hua 7 000 dollarë mikeshës së tij, H. D. Gjithçka u bë me kontratë noteriale, por kjo kontratë nuk u respektua asnjëherë nga pala huamarrëse.
“Zonja më ka kthyer 3 000 dollarë me Western Union, nga korriku në tetor të vitit të kaluar, 2025, pra mbas 3 muajsh e gjysmë”, shprehet ai, duke treguar se sa herë mundohej ta takonte, ajo i shmangej.
“Veç dëmit financiar, edhe dëm moral e psikologjik, të gjitha. Kam pasur edhe nusen shtatzënë, kemi pasur shumë probleme”, tregon ai.
Gjatë përballjes me gazetarin Freard Rista, zonja H. D. premtoi se ai borxh do të shlyhej shumë shpejt, duke argumentuar se mosshlyerja kishte ardhur si pasojë e problemeve financiare që ajo kishte pasur. Dy javë pas premtimit që bëri, zonja H. D. e shleu pjesën e mbetur të borxhit që kishte ndaj Erton Lenës./ piranjat news
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi.
Lexo edhe
INVESTIGIME
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije

Kush na e uli kokën

Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin

7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit

Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj





