Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra... Tuchel publikon listën e Anglisë, Jobe Bellingham dhe Josh King marrin ftesën e parë, Palmer e Foden jashtë... “Më rrëmbyen e kërcënuan”/ Veliaj reagon sërish nga qelia: Edhe në Hënë po të më internojnë, nuk heq dorë n... Rashford e krahason me Messin, parashikon shtatë Topa të Artë për Lamine Yamal
INVESTIGIME

Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj

P
Piranjat 6 November 2026, 21:21 · 4 min lexim
Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj

Nga Florjan Binaj

Këtë javë patëm mundësi të shohim një skaner të atyre që kanë qeverisur Shqipërinë për 14 vite dhe Tiranën për 23 vite. Një kryetar bashkie në paraburgim që akuzon kryeministrin për kërcënime të stilit mafioz. Kryeministri thuhet se e akuzon kryetarin e burgosur për puçist.

Si në çdo pakt mafioz, bie në sy heshtja: askush brenda partisë nuk flet, gjithkush ka frikë të mbajë qëndrim.

Kjo është “La omertà!” siçiliane.

Nuk ka rëndësi sa përqind është e vërtetë, sa gënjen njëri e sa gënjen tjetri. 

Ajo që ka rëndësi është se këta dy njerëz, për sa kohë ndanin pushtetin bashkë në kurriz të Shqipërisë, të kryeqytetit dhe shqiptarëve, ishin “lokomotiva”, “timonieri”, “gjigandi”, “vëllai i madh”, “mentori”… Na e thanë dhe vetë para shumë vitesh, por ne nuk patëm vëmendje: njëri thoshte “jam 99” dhe tjetri “s'keni parë asgjë akoma”.

Ndërsa sot, flasin për të njëjtin pushtet, por me fjalor me shenjë të kundërt. Tani duan t'ia marrin njëri-tjetrit! Njëra palë, ajo 99-çja, pasi gëzoi pushtet duke u lëpirë e servilosur, sot flet për dinjitetin, për vlerat njerëzore, duke dashur të mbjellë keqardhje që t'u bëjë hije mëkateve. Pala tjetër, ajo “s'keni parë asgjë akoma”, u kërkon 99-çave të marrin përsipër protestat, që në sytë e patronazhistëve, Europës dhe botës të ngjajë se qytetarët nuk kanë asnjë pakënaqësi me pushtetin, thjesht janë një grup puçistësh që duan t'i marrin karrigen.

Lufta e vërtetë, pa parime, pa asnjë pikë demokracie, është “kush do të marrë asetet e Bashkisë për t'i përdorur në garën e ardhshme. Kush do të përdorë strukturën me 12.000 punonjësit e Bashkisë dhe me superstrukturën me shumëfish më shumë votues që mund të përfitohet prej saj”. 

Dhe këtu kuptojmë se kush e ka qeverisur tërë këto vite Shqipërinë dhe Tiranën. Kush na qeveris nuk mësohet nga pallavrat e fushatës, kur ndizet motori i gënjeshtrave për të na marrë votat, por nga mënyra se si sillen kur e marrin pushtetin.

Prandaj dhe ne jemi më të qartë se kurrë se çfarë ka vërtet nevojë Tirana dhe Shqipëria:

Për ndryshim rrënjësor.

Për një qeverisje të përgjegjshme nga liderë të zgjedhur që japin llogari, jo që shkëmbejnë kode mafioze.

Për një politikë të njerëzve dhe jo të hienave./piranjat news

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi.

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

INVESTIGIME

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.