POLITIKE

'Përtëritja e Kushtetueses'/ VOA: Begaj kërkesë Gjykatës për çështjen e mandateve të anëtarëve të saj

b.z Përditësimi i fundit 30 Janar 2025, 22:05
'Përtëritja e Kushtetueses'/ VOA: Begaj
Bajram Begaj

TIRANË - Në Shqipëri, Presidenti Bajram Begaj i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesës për interpretimin e përfundimit të mandatit të anëtarëve të saj, në funksion të parimit të ripërtëritjes. Kërkesa e Kreut të shtetit, siç edhe theksohet në tekstin e saj, ka marrë shkak nga vendimi i gjykatës për deklarimin e përfundimit të mandatit të kryetares së saj Holta Zaçaj. Në atë vendim, përtej rastit specifik, Gjykata kushtetuese është ndalur dhe në analizën e dispozitave kalimtare të kushtetutës dhe të termave të saj duke vënë në dukje se “kushtetutëbërësi në ekuilibrin midis parimit të qëndrueshmërisë në detyrë dhe atij të përtëritjes së Gjykatës, i ka kushtuar vëmendje të veçantë këtij të fundit”.

Kushtetuta përcakton se “përbërja e Gjykatës përtërihet çdo tre vjet me një të tretën e saj, sipas procedurës së përcaktuar me ligj”. Vetë ligji për Organizmin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetutese, në pjesën e dispozitave kalimtare përcakton mënyrën se si do të bëhej përtëritja e gjyqtarëve deri në vitin 2022, në mënyrë që skema të ishte funksionale, duke nisur zbatimin në vitin 2025 me ndyrshimin e tre anëtarëve, një për secilin organ emërtese (Presidenti, Parlamenti, Gjykata e Lartë) për të vijuar më pas në vitet 2028 dhe 2031.

Shkresa, e cila mban si titull “Deklarimi i mbarimit të mandatit të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese”, shkon përtej një kërkese të thjeshtë, duke u shoqëruar me tone kritike dhe nota pakënaqësie. “Gjykata Kushtetuese ka deklaruar mbarimin e mandatit për gjyqtaren Zaçaj, por nuk ka vepruar për të deklaruar mbarimin e dy mandateve të tjera që përfshihen në përtëritjen e parë pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve të vitit 2016. Nëse nuk deklarohet mbarimi i dy mandateve të tjera dhe arsyetimi i bërë për mandatin e gjyqtares Zaçaj nuk vlen për dy mandatet e tjera, nuk mund të ketë përtëritje të pjesshme të Gjykatës Kushtetuese në vitin 2025”, shkruhet në kërkesë, ku theksohet madje se “për pasojë, shkurtimi i mandatit të gjyqtares Zaçaj i bie të jetë bërë në kundërshtim me Kushtetutën”.

Më tej Presidenti, duke cituar vendimin e gjykatës shprehet se “nëse është e vërtetë se, “në ekuilibrin midis parimit të qëndrueshmërisë në detyrë dhe atij të përtëritjes së Gjykatës”, ky i fundit prevalon, atëherë Gjykata Kushtetuese duhet të kishte përfunduar procedurën për deklarimin e mandatit të gjyqtares Bejtja dhe të kishte njoftuar Presidentin e Republikës për vakancën përpara datës 25.1.2025 (pika 3 e nenit 9 të ligjit nr. 8577, datë 10.2.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”). Kjo gjë jo vetëm nuk ka ndodhur, por edhe nuk ka asnjë njoftim publik nga ana e Gjykatës Kushtetuese në këtë drejtim”.

Por nga ana tjetër, vetë Presidenti, nuk jep asnjë shpjegim të procedurës së ndjekur nga pararendësi i tij për zëvendësimin e ish anëtarit Sokol Berberi mandati i të ciLit konsiderohet i mbyllur më 25 prill të vitit 2016. Dhe as nëse këto procedura kanë patur ose jo parasysh, sipas tij, parimin e ripërtëritjes në vitin 2025. Në shkurt të vitit 2018, presidenti i atëhershëm Ilir Meta, shpalli “procedurën e aplikimit për emërim gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese, me qëllim plotësimin e “Vakancës së parë” të krijuar për shkak të përfundimit të mandatit të ish-gjyqtarit të kësaj gjykate, z. Sokol Berberi”. Në tetor të vitit 2019, ai dekretoi anëtarin e ri Besnik Muçi, i cili qëndroi në detyrë vetëm pak javë. Një vit më vonë, në dhjetor të vitit 2020, ai do të zëvendësohej, për vakancën e përkohshme, nga zonja Sonila Bejtja.

Presidenti, Parlamenti dhe Gjykata e Lartë janë të vetmet organe të emërtesës së anëtarëve të gjykatës, me të drejtë emërimi, nga tre anëtarë secili. Zoti Begaj, është i mendimit se Gjykata do të duhej të kishte interpretuar dhe rastin e anëtares Elsa Toska të dorëhequr në muajin shtator të vitit të kaluar. Për zëvendësimin e saj, parlamenti ka hapur thirrjen për plotësimin e mandatit që mbaron në vitin 2028, dhe jo 2025, siç e parashikon skema e përtëritjes. Sipas Kreut të Shtetit, ishte “e domosdoshme që Gjykata Kushtetuese të shprehej qartësisht edhe për mandatin tjetër, i cili është emërtesë e Kuvendit, sepse procedimi i mëtejshëm i Kuvendit me procedurën e çelur për mandat plotësues, gjithashtu, i humb kuptimin detyrimit për përtëritjen e pjesshme që ka mbrojtur Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj”.

Edhe në njoftimin që shoqëron kërkesën drejtuar Gjykatës Kushtetuese, presidenti vijon me kritikat ndaj saj, kur shprehet se “Gjykata Kushtetuese ka patur detyrimin për të krijuar qartësi të plotë rreth vendimmarrjes së saj, sikundër duhet të ishte zbatuesi i parë, i devotshëm dhe korrekt i vendimeve të veta. Në fakt, Gjykata ka preferuar që këtë përgjegjësi ta transferojë tek institucionet e tjera”.

Për këtë arsye “në kushtet e mosveprimit të Gjykatës, Presidenti i Republikës ka shfrytëzuar mundësinë e vetme që i njeh ligji, mundësinë e depozitimit të një kërkese për mosmarrëveshje kompetence, për të bërë që Gjykata Kushtetuese të zgjidhë në mënyrë të drejtë, gjithëpërfshirëse, kushtetuese dhe shteruese ngërçin e krijuar me mekanizmin e përtëritjes së pjesshme”./VOA

bajram begaj gjk

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë