Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga “Foltoria” para Kryeministrisë, u bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen masivisht kundër asaj që e cilësoi si regjim dhe korrupsion. Në fjalën e tij, Berisha deklaroi se beteja për dinjitetin nuk do të ndalet, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka shndërruar Shqipërinë në “portën kryesore të trafikut të drogës”, ndërsa theksoi se opozita do të vijojë protestat deri në fitore. “Ju përfaqësoni guximin, kurajën, vendosmërinë. I përshëndes të gjithë ata shqiptarë që lebetitën një regjim antishqiptar, një regjim armik të kombit. Me protestën e tyre dërguan në të katër anët e botës, mesazhin e qytetarëve shqiptarë që nuk pajtohen kurrë me një regjim që i plaçkit çdo ditë. Nuk pajtohen me regjimin që e ka shndërruar Shqipërinë në portën kryesore të helmeve të drogës. Kjo betejë është për dinjitetin tonë, dinjitetin kombëtar”, tha Berisha, duke shtuar: “Nuk e kemi të lehtë, por jemi të vendosur. Ne do të luftojmë këtu do bëjmë gjithçka të përmbysim këtë të keqe dhe për t’i kthyer ëndrrën shqiptarëve”.
Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:
Mirëmbrëma dhe një përshëndetje shumë të përzemërt, mirënjohje të pakufishme ndaj jush, qytetarë dhe qytetare opozitarë, guximtare e guximtarë që sakrifikoni në këtë protestë, në të cilën ju përfaqësoni zërin e ndërgjegjes qytetare shqiptare.
Përfaqësoni guximin e tyre, kurajën, vendosmërinë, dashurinë për lirinë dhe për këtë vend.
U përshëndes përzemërsisht dhe përshëndes të gjithë ata shqiptarë që mbushën rrugët dhe bulevardet e Tiranës dhe lebetitën një regjim antishqiptar.
Lebetitën një regjim armik të këtij kombi, armik të këtij vendi.
Me protestën e tyre dërguan në të katër anët e botës, në të gjitha sheshet e kryeqyteteve, në të gjitha kancelaritë e vendeve të NATO-s, BE dhe në Uashington mesazhin e qytetarëve shqiptarë, të cilët nuk pajtohen kurrë me një regjim që i plaçkit ata çdo ditë.
Nuk pajtohen kurrë me një regjim që ka shndërruar portet e Shqipërisë dhe Shqipërinë në një platformë kryesore të helmeve dhe të drogës.
Me një regjim që përzë çdo ditë qytetarët e vet nga Shqipëria.
Miqtë e mi, kjo është betejë për dinjitetin tonë, kjo është betejë për dinjitetin kombëtar, kjo është betejë për t’u ngritur mbi propagandën e shpifjeve, trillimeve dhe mashtrimeve dhe të Edi Ramës dhe për t’i thënë shqiptarëve dhe botës se në këtë vend, në këtë tokë, ata që e duan Shqipërinë jemi ne, ata që i besojnë Shqipërisë jemi ne.
Miq, rrugën përpara nuk e kemi të lehtë, por e kemi të qartë si rrezja e diellit.
Misionin nuk e kemi të lehtë, por jemi më të vendosur se kurrë ta përmbushim atë.
Dhe fatin tonë të kemi fatin e Shqipërisë.
Shqipëria dhe fati ynë është një.
A mundet ne, që ëndrrat, fatin ta provojmë në dhera të tjera?
Jo, ne do të luftojmë këtu.
Ne do bëjmë gjithçka të përmbysim këtë të keqe të madhe për të shndërruar pasuritë e Shqipërisë në begati për shqiptarët.
Për të rikthyer ëndrrën shqiptare, shpresën, besimin tek Shqipëria të rinisë shqiptare.
Ne dalim dhe do të dalim në protesta gjer në fitore se ne i besojmë Zotit, por i besojmë edhe Shqipërisë.
I besojmë se kjo tokë është e bekuar, se ky vend ka pasuri përrallore, se Shqipëria është e bukura e dheut dhe mund të bëhet vendi i ëndrrës shqiptare.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
2 Shkurt18:39
Foltorja e PD, qytetarja: Shqipëria po kthehet në azil pleqsh, reagoni më 10 shkurt
Të parët që morën fjalën në Foltoren e radhës të organizua nga PD ishin qytetarët.
Danjela Shyti u shpreh se...
POLITIKE
2 Shkurt18:27
Nis Foltorja, Berisha i bashkohet protestës
Edhe këtë të hënë Partia Demokratike ka organizuar “Foltoren” e radhës para Kryeministrisë.
Fillimisht fjalë...
POLITIKE
2 Shkurt18:11
Protesta e 10 shkurtit, deputeti i PD pas mbledhjes së Grupit: Intensifikojmë komunikimin me qytetarët
Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo ka reaguar pas mbledhjes së grupit parlamentar.
Në një postim në rrjetet sociale, Bozdo shkr...
POLITIKE
2 Shkurt18:07
“Përmbaruesja e pazareve të Ramës”/Adriana Kalaja: Marsida Xhaferllari mbyll pazaret e kryeministrit në Kushtetuese
Adriana Kalaja ka akuzuar figura të njohura të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Posaçme, të cilat dyshohet se veprojn&e...
POLITIKE
2 Shkurt17:56
SPAK kërkon ta arrestojë, Balluku përforcon shtyllat e pushtetit me të besuarit e saj. Ja vendimi i radhës
Teksa SPAK pret miratimin e Këshillit të Mandateve për të proceduar me arrestimin e saj, zv/kryeministrja Belinda Balluku vijon të krye...
POLITIKE
2 Shkurt17:49
"Vendimi i takon kryesisë"/ Shehu: Mazhoranca ka mbyllur çdo derë, askush nuk do bojkot
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka deklaruar ditën e sotme se askush nuk do bojkot, në kushtet kur mazhoranca ka mbyllur çdo ...
POLITIKE
2 Shkurt17:27
Krahasimi/ Halli i Belës që e fiku përfundimisht yllin e Lalit
Disa lajme të thata kronike u shpërndanë aty këtu nëpër media ditën e sotme për të pasqyruar procesin që ka hy...
POLITIKE
2 Shkurt17:15
Adoleshenti 13-vjeçar 'mbinjerëzor' noton me orë të tëra për të shpëtuar familjen
Një djalë 13-vjeçar është vlerësuar për vendosmërinë e tij pasi notoi në ujëra të trazuara dhe n&e...
POLITIKE
2 Shkurt17:09
Boçi: Ultimatumi i papranueshëm, PD s’bojkoton reformën territoriale, por s’bëhemi pjesë e farsës
Nënkryetari njëkohësisht edhe deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, në një deklaratë për mediat u ...
POLITIKE
2 Shkurt17:14
Shqipëria “porosit” ambasadë të re në Britani të Madhe, fond prej 5.4 milionë euro
Shqipëria do të ketë ambasadë të re në Britani të Madhe. Për këtë arsye një shumë prej mbi 5.4 milio...