POLITIKE

'100 vite punë për një shtëpi në Tiranë’, Alimehmeti: Po zbrazin kryeqytetin, çmimet i ka rritur paraja e pistë

Piranjat Përditësimi i fundit 19 Maj 2026, 09:43

'100 vite punë për një shtëpi në

Jeta në Tiranë është kthyer në një makth të përditshëm për banorët e saj, të cilët përballen me një kombinim paralizues të trafikut kaotik dhe kostos së papërballueshme të jetesës. Sipas këshilltarit bashkiak të opozitës Iir Alimehmeti që ishte i ftuar në emsionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syri tv, për një familje me dy rroga mesatare duhen nga 70 deri në 100 vite punë për të blerë një apartament, ndërsa akuzon se pas kësaj situate fshihet një strategji për të larguar banorët nga kryeqyteti.

Problemi më i thellë në kryeqytet sipas tij, mbetet kostoja stratosferike e strehimit. Teksa çmimet në disa zona kanë arritur nivele prej 5000-6000 euro për metër katror, llogaritjet tregojnë një realitet tronditës.

Ai hodhi poshtë idenë se rritja galopante e çmimeve vjen si pasojë e turizmit. Sipas tij, shkaku i vërtetë është paraja informale që pastrohet në tregun e pasurive të paluajtshme. “Këto çmime i ka rritur paraja informale që hyn në tregun e imobiliareve në Shqipëri,” deklaroi ai, duke sugjeruar se bëhet fjalë për një fenomen që deformon tregun dhe e bën atë të paarritshëm për qytetarët e zakonshëm.

Më tej gjatë bisedës me Falvio Qarrin dhe Greta Taganin ne Syri tv,  Alimehmeti shpalosi atë që e konsideron një strategji me qëllim për të transformuar demografinë e Tiranës. Sipas tij, kjo situatë synon “të largojë njerëzit” dhe “të zbrazë vendin nga banorët normalë”, duke e kthyer kryeqytetin në një stacion të përkohshëm përpara emigrimit. Ai kritikoi ashpër Këshillin Bashkiak, duke thënë se mazhoranca socialiste vepron si një “noteri” që vetëm vulos vendimet që vijnë nga qeveria, pa marrë parasysh hallet e qytetarëve dhe pa lejuar asnjë diskutim për propozimet e opozitës. Pallatet e reja, sipas tij, janë “të pajetueshme” dhe “të paprekshme” nga popullata, duke shërbyer vetëm si një kartolinë për të huajt.

Flavio Qarri: Do të jesh edhe afër Syrit, por nuk e kape dot tamam për shkak të trafikut.

Ilir Alimehmeti: Në distancë shumë afër, në kohë shumë larg. Kjo është fatkeqësia jonë që na ka kapur Tiranën. Pra, është bërë situata ku të marrësh makinën, duhet të llogarisësh që të dalin të papritura të gjitha llojeve dhe ai makth i çdo mëngjesi, mendoj unë i çdo njeriu që jeton e punon këtu, është pikërisht ky. A arrij dot unë në kohë dhe nëse arrij në kohë, a gjej dot parkim dhe a kryej dot gjërat. Pra, një stres që fillon që në mëngjes e pastaj kalojmë edhe te çmimet. Kjo është trashëgimia e trafikut, kjo është trashëgimia që na ka lënë Veliaj bashkë me këtë planin urbanistik që do ta vuajmë gjatë edhe mbas tyre…

Flavio Qarri: Po më pëlqen që flet në të shkuarën për Veliajn, po me letra vazhdon të jetë kryetar bashkie ai.

Ilir Alimehmeti: Po do ta vuajmë gjatë. Pra, jam duke të folur për të kaluarën, sepse ne këtë do ta vuajmë për shumë e shumë. Se ky makth vështirë që të zhbëhet.

Flavio Qarri: Tani kam një pyetje politike, zoti Alimehmeti, nëse mund të quhet e tillë. Ju jeni në komunikim me kolegët tuaj të Këshillit Bashkiak, të kampit socialist, jeni në komunikim në panele televizive, a kanë këta njerëz një ide, një qëndrim, një koment për koston e llahtarshme të jetesës në Tiranë dhe mbi të gjitha rritjen galopante të pandalshme të çmimeve në pesë vitet e fundit? Pra ku jetojnë? Ku hanë? Ku pinë këta?

Ilir Alimehmeti: Si çdo element tjetër që kanë këta, le të themi, kolegët tanë brenda Këshillit Bashkiak, kampit të pozitës, pra Partisë Socialiste dhe forcave që i mbështesin ato, ata flasin, janë në regji. Pra, aty do të thotë që ato projektvendime që vijnë, ngrejnë kartonin jeshil dhe kaq. Asnjë diskutim ekstra, asnjë pikë tjetër në plan ose në rend të ditës që të vendoset. Kërkesat tona, pra të opozitës, Partisë Demokratike apo dhe forcave të tjera, gjithmonë hidhen poshtë, nuk diskutohen fare, nuk hapet mundësia të futen në rend ditesh.  Dëshirojnë me qëllim ta injorojnë problemin. Pra, ata nuk duan të merren me hallet. Pra, në qoftë se ka halle qyteti dhe qytetarët, ata nuk duan të merren, sepse nuk u ka dhënë urdhrin Edi Rama që ato të merren me këto lloj situatash dhe merren me gjëra shumë më të vogla, pa zgjidhur rrënjën e problemit, por duke u marrë thjesht me elemente, si t'i vëmë një arnë kësaj komardare se na është shpuar pak dhe jo të mendosh që ore çfarë duhet të bëjmë për rrugën, se po na shpohet komardarja sepse rruga ka gozhda. Pra, nga ky aspekt jemi neve duke folur. Mos prisni gjë nga Këshilli Bashkiak i Partisë Socialiste, mos prisni asgjë prej tyre. Ata janë bërë një lloj noterie. Pra marrin shembull nga parlamenti, marrin shembull nga si qeveriset Shqipëria dhe mundohen ta sjellin aty. Kujtoj që drejtuesit e Partisë Socialiste në Këshill Bashkiak janë zëvendësministra shumica. Pra, është direkt qeveria që bën të njëjtën sjellje siç bën në nivel Shqipërie. Dhe unë ju dëgjova pak më parë, në qoftë se mundem Flavio, ju dëgjova pak më parë me insertin për qeratë.

Shifni, ka dy aspekte që po ndodhin në Tiranë. E para, po mundohen të largojnë njerëzit nga zonat, po themi, qendrore, të lakmueshme, që pak njerëz u kanë vënë syrin. Në mënyrë që ata të kenë mundësinë të spekullojnë. Pra, një person që është me një rrogë, qoftë edhe me një rrogë mesatare ose të mirë, e ka shumë të vështirë të diskutojë dot jetesën në këto vende, se të blejë me 5000-6000 euro metri katror, sa ka shkuar disa zona, e ka të pamundur. Ne e kemi shumë të qartë.

E kanë llogaritur ekspertët e ekonomisë këtë që për një familje ku janë dy rroga mesatare, që të blejë një shtëpi jo në qendër, jo në zonat e lakmuara, por relativisht larg, pra diku rreth Unazës së Madhe, duhen 70 deri 100 vjet punë. Tash cili bankë të jep kredi për 70 deri 100 vjet? Atëherë, kjo bëhet me qëllim për dy elemente. Një, t'i largojmë njerëzit, ta zbrazim vendin nga banorët normalë të zonave.  Dhe e dyta, dhe për ata që vijnë nga rrethet në Tiranë. Tashti ta shohin Tiranën vetëm ne mënyrë të përkohshme, përpara se të shpërngulen fare jashtë. Kur ta kuptojnë që e kanë të papërballueshme jetën këtu. Se kur vjen nga një qytet tjetër, ende nuk e di. Jeton akoma me çfarë të thanë dhe çfarë mendon dhe çfarë ke parë në foto dhe në video. Por, mund t'i bësh foto atyre objekteve, atyre pallateve shumëkatëshe me radhë e, mund t'i bësh foto, mund t'i bësh video, mund të duken të bukura, por janë të pajetueshme, nuk janë të prekshme nga popullata. Ato janë thjesht për t'i parë dikush, një i huaj bën një foto për kartolinë e merr me vete. Dhe nuk është tepër për turizmin, se mos kujtojmë ne që i ka rritur turizmi këto çmime. Po çmimet nuk i ka rritur turizmi. Këto çmimet i ka rritur paraja informale që hyn në tregun e imobiliar në Shqipëri…

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?