POLITIKE

Berisha: Sot ne jemi opozita më e pamposhtur! Nuk kishte fyerje më të madhe se dekorimi i skulptorit xhelat

Piranjat Përditësimi i fundit 18 Maj 2026, 19:51
Berisha: Sot ne jemi opozita më e pamposhtur! Nuk kishte fyerje më

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një fjalim të fortë politik para mbështetësve të opozitës në Foltoren e radhës, ku akuzoi qeverinë e Edi Ramës se ka ndërtuar “narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë”.

Berisha deklaroi se opozita shqiptare mbetet “më e pamposhtura”, pavarësisht presionit politik, arrestimeve dhe, sipas tij, kontrollit policor dhe ndikimit të karteleve të drogës në vend.

Në fjalën e tij, Berisha tha se opozita po reziston për “të sotmen dhe të ardhmen e shqiptarëve”, duke e cilësuar qeverisjen aktuale si një “narkodiktaturë” të mbështetur te miliarderët e drogës dhe korrupsioni.

Berisha: Është gjithnjë nder për mua dhe privilegj t’i adresohem parlamentit të qytetarëve, të flas para jush qytetarë dhe qytetare, demokrate dhe demokratë të nderuar, njerëz me dinjitet, qytetarë që sakrifikoni për të çmuarën që ka njeriun i qytetëruar, për dinjitetin njerëzor.
Avoketër të pamposhtur të të vërtetave.
Asgjë nuk ka më të çmuar njeriun se dinjitetin e tij.
Asgjë nuk përcakton më shumë dinjitetin e tij se sa raporti dhe qëndrimi që ai ka ndaj të vërtetës.
Sot ju, mbarë opozita shqiptare, jeton në narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Evropë.
Jeton në një narkodiktaturë apo diktaturë autokratike.
Por në dallim nga një seri diktaturash autokratike tjera, diktatura e Edi Ramës bazohet në miliarderët e drogës, bazohet në kartelet e drogës, bazohet në vjedhjen e miliardave të qytetarëve shqiptarë, bazohet në spastrimin etnik të shqiptarëve, bazohet në dhunën, terrorin, kontrollin policesk të shqiptarëve.
Të gjitha këto nuk kanë mjaftuar të mposhtin opozitën.
Ndaj dhe ju vini sot këtu, ndaj dhe opozita në Shqipëri është opozita më e pamposhtur.
Qëndron për të vërtetat e mëdha të kombit, të vërtetat e mëdha të shoqërisë.
Qëndron për të sotmen dhe të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Qëndron jo vetëm ndaj akteve të terrorit psikologjik dhe politik, arrestimeve të liderëve politikë të opozitës nga bastardi i xhelatëve, i atij që firmosi varjen në litar të Havzi Nelës dhe që e dekoroi para tre ditësh.
Mirënjohje për xhelatin që firmosi të varet poeti.
Nuk kishte fyerje dhe poshtërim më të madh për ata studentë, për ata pedagogë artistë të vërtetë se sa dekorimi i skulptorit xhelat, që firmosi në vitin 1988, në prag të rënies së Murit të Berlinit, varjen e një poeti që i thurte vargje lirive dhe të drejtave të shqiptarëve.
I thurte vargje Kosovës dhe popullit të saj të pushtuar.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?