POLITIKE

'37 milionë euro për presion politik', Tela: Rama po hap konflikt të qëllimshëm me drejtësinë

Piranjat Përditësimi i fundit 4 Shkurt 2026, 18:19
'37 milionë euro për presion politik', Tela: Rama po hap

Kryeministri Edi Rama ka thyer çdo limit duke kaluar në sulme, personale ndaj gjyqtareve që kërkojnë  rritje pagash. 

I ftuar në emisionin “Task Force”, në Syri Tv, gazetari Andi Tela u shpreh se përplasja nuk është një debat për rritje pagash, por një konflikt kushtetues i nxitur politikisht nga kryeministri Edi Rama.

Sipas tij, Unioni i Gjyqtarëve kërkon vetëm rikthimin e formulës së mëparshme të llogaritjes së pagës bazë, pasi referenca e re 36% e pagës së Presidentit ka sjellë ulje reale të pagave, në kundërshtim me Kushtetutën.

Tela theksoi se shifra prej rreth 37 milionë eurosh në vit po përdoret nga kryeministri për të vënë gjyqtarët përballë opinionit publik, duke e kthyer një çështje ligjore në një betejë populiste dhe duke ushtruar presion mbi Gjykatën Kushtetuese, ku çështja ndodhet për gjykim.

Pjesë nga deklarata:

Që është provokim, kjo është e dukshme. Nuk nis tani. Ka ndodhur edhe më parë, në maj–qershor, sepse, nëse do të jemi korrektë, kërkesa është bërë që në mars nga Unioni i Gjyqtarëve. Dhe nëse ne do të ndiqnim atë audion e famshme, aty thuhet hapur: “Po e bëjmë tani në mars, sepse qeveria e ka mendjen te zgjedhjet, kështu që ta kalojmë vendimin.” Pra, ka një lloj blofi atje, në Gjykatën Kushtetuese.

Që në maj–qershor të vitit të kaluar, zoti Rama ka qenë në të njëjtat nota sa i përket raportit të ekzekutivit të tij me gjyqësorin. Mënyra se si kryeministri i vendit merr dhe vë përballë gjyqtarëve administratën, popullin, pagat dhe taksat tona, është një lojë jo e ndershme.

Populizëm. Në Gjykatën Kushtetuese është edhe një çështje tjetër, ajo e zonjës Balluku, e cila gjithashtu nuk ka marrë vendim. Edhe atje është ekzekutivi përballë gjyqësorit. Kështu që kam përshtypjen se është edhe një tentativë e zotit Rama për të thënë: “Edhe për këtë çështje kam të drejtë”, por në rast se humb njërën prej të dyjave, të mos gjykohet ndryshe.

Opinioni publik ngarkohet me deklaratat se çfarë tha Rama sot për gjyqtarët dhe si reaguan gjyqtarët, por nuk e ka idenë se për çfarë bëhet fjalë realisht. Gjyqtarët kërkojnë rregullimin e pagës së tyre.

Në vitin 2016, kur u bë reforma e famshme në drejtësi, qeveria caktoi se cila do të ishte baza e pagës së gjyqtarëve.  Dhe çfarë vendosi ekzekutivi? Tha që paga bazë e një gjyqtari në Shqipëri do të ishte e barabartë me pagën e drejtorit të përgjithshëm në Kryeministri, që është pagë e lartë. Mbi bazën e kësaj page, që në atë kohë ishte rreth 1.300.000 lekë të vjetra, do të fillonte renditja e shkallëve. Gjyqtari i shkallës së parë, i Gjykatës Kundër Korrupsionit apo i Gjykatës së Apelit, do ta kishte këtë pagë plus 90%. Gjyqtari i shkallës së lartë plus 96%, Gjykata e Apelit e Posaçme plus 106%. Mbi këtë bazë do të llogaritej edhe vjetërsia e punës: 25 vite me 2% dhe shkallë të tjera, që krijonin atë pagën e madhe.

Unioni i Gjyqtarëve e çoi çështjen në GjK me idenë se llogaritja ishte bërë gabim për një shumë të vogël, rreth 20–30 mijë lekë, sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit. Në këtë moment, GjK vendosi në favor të Unionit të Gjyqtarëve, duke u bazuar në nenin 138 të Kushtetutës, i cili thotë se pagat e gjyqtarëve nuk mund të ulen kurrë. Pra, vetëm për ta ka një nen të posaçëm në Kushtetutë që garanton se paga nuk mund të ulet, përveç rasteve të dënimeve disiplinore, kur Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendos uljen e pagës për një periudhë të caktuar.

Gjykata i dha të drejtë Unionit të Gjyqtarëve dhe i tha qeverisë se duhej të caktonte një pagë reference ndryshe nga ajo e mëparshmja. Ekzekutivi u mblodh, vendosi dhe e çoi në Parlament referencën e dytë për gjyqtarët, duke thënë se, meqenëse në hierarkinë e pagave presidenti mban pozicionin më të lartë dhe paga e tij ishte caktuar në atë moment 425.000 lekë, paga bazë e gjyqtarëve do të ishte 36% e kësaj page, pra rreth 153.000 lekë. 

Çfarë konstatuan gjyqtarët? Se kjo referencë e re page, pra 36% e pagës së presidentit, ishte më e vogël sesa paga që kishin më parë, kur referoheshin me drejtorin e përgjithshëm në Kryeministri, sepse ndërkohë paga e drejtorit ishte rritur. Dhe çfarë thonë sot? Mos na krahasoni me presidentin, por na çoni atje ku ishim, sepse ne nuk mund të kemi ulje page; mund të kemi vetëm rritje. Ky është konflikti.

Ata nuk kërkojnë rritje page, që të jemi të qartë, por kërkojnë vendosjen e referencës së mëparshme. Praktikisht kjo përkthehet në rritje page, sepse paga aktuale e drejtorit në Kryeministri është rreth 2.200.000–2.300.000 lekë. E përkthyer për rreth 800 gjyqtarë dhe prokurorë që ka Shqipëria, kjo mund të prodhojë një kosto rreth 37 milionë euro në vit. Por është një e drejtë e tyre që ta kërkojnë këtë në Gjykatën Kushtetuese.

Ndërhyrja e kryeministrit këtu është problematike, sepse nuk është hera e parë që ai e bën këtë. Kryeministri e ka bërë edhe individualisht me gjyqtarë apo prokurorë të ndryshëm, për çështje të ndërtimeve pa leje apo zaptimeve të pronave, duke i marrë me emër dhe mbiemër dhe duke i vënë “te gryka e topit”. Në këtë rast, po e bën me të gjithë Unionin e Gjyqtarëve.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?