Zhurma “mbyt” qytetet, udhëheq Vlora natën, ndjekin Tirana dhe Saranda
Të 13 qytetet e monitoruara në Shqipëri e tejkaluan kufirin referues të zhurmës gjatë ditës në vitin 2025, ndërsa n...
Të 13 qytetet e monitoruara në Shqipëri e tejkaluan kufirin referues të zhurmës gjatë ditës në vitin 2025, ndërsa n...
Policia shqiptare përdori gaz lotsjellës dhe topa uji kundër protestuesve jashtë parlamentit të enjten në mëngjes, ndërs...
Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu më 21 korrik vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në fshatin Halilaj të Krujë...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale për të mbrojtur ligjin e “Paketës së M...
Autori Refit Buzi, i cili vrau ish-vjehrrin e tij me armë gjahu dhe plagosi ish-vjehrrën ka qëlluar veten në makinë. Sipas infor...
Një tjetër tentativë e negociatorëve për të bindur 35-vjeçarin të dorëzohet është zhvilluar pak minut...
Moti i paqëndrueshëm ka përfshirë gjatë orëve të fundit qarkun e Elbasanit, ku reshje të dendura shiu, breshër dh...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar qeverinë për aferë korruptive lidhur me TEC-et lundr...
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur tarifa të reja ndaj 60 partnerëve të tyre kryesorë tregtarë, duke argumentuar se këto ven...
Një biznesmen që kontrollon një prej depove farmaceutike më të njohura në Shqipëri është vënë nën he...
Një raport i fundit nga Instituti Ndërkombëtar për Studimet e Lindjes së Mesme dhe Ballkanit (IFIMES) ka ndezur debate të ashpra, duke e cilësuar arrestimin e një figure të lartë politike në Shqipëri si një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe cenim të parimit të prezumimit të pafajësisë.
Ai deklaroi se raporti konfirmon një shkelje flagrante të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, duke theksuar se ndaj zotit Meta është ushtruar një privim sistematik dhe i përditshëm i të drejtave, me qëllim "traumatizimin dhe krijimin e stresit".
Vasili: Konstatimet e IFIMES-it, sigurisht një institucion me një autoritet në opinionbërjen ndërkombëtare të spikatur, IFIMES-i është i njohur ndërkombëtarisht për autoritetin dhe për thellësinë e analizave të veta, ka ngritur sot disa konkluzione shumë të forta, tronditëse, me të cilat ne në Shqipëri jemi njohur, por kanë një vlerë të jashtëzakonshme sepse njihet i gjithë opinioni ndërkombëtar.
Dhe ka konstatuar pra, trajtimin, në kuptimin më të plotë të fjalës, çnjerëzor, në një shkelje nga më të rëndat që mund të ketë ekzistuar në historinë e pluralizmit shqiptar, të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, KEDNJ-së, dhe njëkohësisht ka nënvizuar që dhe të gjithë sjelljet dhe veprimet e policisë së shtetit, policisë së banditëve se këta njerëz me maska nuk e di se çfarë emri mund t'u vënë përveçse banditë dhe horra, që kanë ushtruar ndaj zotit Meta, sikurse dhe privimin e përditshëm, sistematik, me qëllim traumatizues dhe krijim stresi dhe të të gjitha formave të të ndryshme, në përditshmërinë e vuajtjes së dënimit, në kushtet e një shkelje absolute të ligjit. Do të thoni ju, pse është e rëndësishme kjo gjë për ta rimarrë këtë çështje?
Është shumë e rëndësishme sepse trajtimi çnjerëzor në burgjet shqiptare, i cili nuk kursen ish-president, ish-kryeministër, ish-kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, deputet prej shumë legjislaturash e të tjera, një nga personalitetet më të rëndësishme në jetën politike dhe të vendit dhe jetës shoqërore, i trajtohet, i rezervohet pra një trajtim i tillë çnjerëzor në kuptimin e plotë të fjalës, mendoni për të burgosurit e tjerë.
Dhe është gjithashtu është shumë e rëndë që kemi dëgjuar në parlamentin e Shqipërisë, jo në kufijtë e një debiliteti, të një imbeciliteti shtetëror të padëgjuar, ministri i drejtësisë, një farë Lamallari çfarë është ky, ka guxuar të thotë që në rekomandimet e avokatit të popullit, të cilat i citon edhe IFIMES-i, është nuk është thënë fjala çnjerëzor.
Për këtë debil shtetëror, kur një personalitet të tillë, i cili është krejtësisht i pafajshëm sepse nuk po e provojnë dot edhe edhe fajësinë e tij në asnjë lloj mënyre, thjesht dhe vetëm po shkatërrojnë kushtetutë e ligj duke e mbajtur, dhe ta privosh nga dalja për të marrë ajër dhe të kesh, të trajtohet në burgje, të cilët kanë vetëm tre orë ujë, të cilët u ikën mbi 40 herë në ditë energjia elektrike, burgje të cilat përmbyten, burgje në të cilat kanë vdekur njerëz sepse nuk u është dhënë ndihma mjekësore, duke qenë të sëmurë të rëndë kronik, kanë detyruar të humbasin jetën në burgje.
I dini rastet, janë edhe raste të të bëra publike, e të tjerë e të tjerë e të tjera, duke privuar dhe gjithë mundësinë e komunikimit. Në mënyrë arbitrare ku edhe ky SPAK-u i famshëm nuk ka guxuar të marrë përgjegjësi të tilla. Drejtoria e burgjeve që drejt, që qeveriset nga Ministria e Drejtësisë dhe nga këta debila shtetërorë, ose më mirë me thënë kulishtë të Edi Ramës, se s'janë gjë më shumë.
Çfarë bëjnë? Të gjitha këto së bashku kanë një qëllim dhe një skenar të vetëm. Për ta stresuar në maksimum të paraburgosurin, në përgjithësi, në rastin konkret zotin Meta, për të krijuar një tension të jashtëzakonshëm psikologjik dhe nervor, që duke menduar që në kushtet e këtij, e kësaj situate, të nxjerrin përfitimet e tyre dhe t'i shtyjnë për të bërë veprime të gabuara. Unë jam këtu për t'ju thënë vetëm një gjë shumë të thjeshtë. Trajtimi është çnjerëzor. Por duhet të dinë që përballë kanë Ilir Metën. Që ka një, një fuqi, një durim dhe një vullnet që është mbinjerëzor. Pra është mbi të gjitha këto.
Pra thjesht dhe vetëm, ata po nxjerrin qartazi fytyrën e tyre, e cila tashmë është ndërkombëtarisht e njohur, sepse ky konfirmim, ky konfirmim duhet të dini që këto opinione që IFIMES-i shkruan ndodhen në tavolinat më të rëndësishme ndërkombëtare ku bëhet opinionbërja në nivelin ndërkombëtar, në nivelin politik, dhe kuptoni pra Shqipëria e vitit 2026, me me kandidate për Bashkimin Evropian, rezervon kushte pra dhe trajtime të tilla çnjerëzore, ndaj një ish-president të Republikës e të tjerë, e me të gjithë funksionet më të mëdha që ka mbajtur, duke i siguruar më pak të drejta se ç'i siguron Putini Navalnit, kundërshtarit të tij politik.
Pra mendoni se në ç'kushte mizerabël jemi ne. Sepse këta trajtim çnjerëzor kanë në mendjen e tyre, duke qenë se këta janë para, pasardhës të të Partisë Komuniste, këta kanë Spaçin në mendjen e këtyre. Keni pasur parasysh, keni dëgjuar burgun e tmerrshëm të Spaçit. Dhe këta kanë në mendje torturat fizike, rrahjen me shkop, lënien lakuriq mes të borës dhe të ftohtit. Këtë kanë në mendje dhe për sa kohë që nuk e realizojnë, të gjithë këto gjërat e tjera u duken normale.
Prej dy ditësh, kryeministri Edi Rama po sulmon gjyqtarët dhe prokurorët, duke pretenduar se, sipas tij, ata po kërkojnë në më...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi ka deklaruar ditën e sotme se kryeministri Edi Rama gënjeu në Kuvend për mbetje...
Deputeti socialist Erion Braçe nuk kurse ditën e sotme kritikat edhe për drejtimin e bashkisë së Tiranës. Gjatë një...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me çështjen e pagës së magjistratëve. Përmes një mesazhi n&eu...
Nënkryetari demokrat i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, Eno Bozdo, deklaroi se sipas tij, institucionet qeveritare refuzojnë të b...
Lideri i opozitës Sali Berisha deklaroi se gjyqtarët dhe prokurorët kanë të drejtë të plotë në pretendimet e tyre...
Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi se protesta e 10 shkurtit do të jetë masive dhe do të kërkojnë rrëzimin e Edi Ramë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha hodhi akuza ndaj gjykatës kushtetuese e cila sipas tij nuk zbatoi ligjin me çështjen e Beli...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj qëndrimit të shoqatës së prokurorëve, në lidhje me debatin për rritjen e pagave t&eum...
Kryeministri Edi Rama duket se nuk arrin të ndajë plotësisht rolin e tij institucional nga çështjet personale. Piranjat News kan&e...