“Protestoj për të ardhmen e fëmijëve të mi”/ Qytetari: Jam shoqëruar disa herë nga policia, por nuk tërhiqem
Një qytetar i është bashkuar protestës së pedagogëve dhe studentëve para Kryeministrisë, duke thënë se ka da...
Një qytetar i është bashkuar protestës së pedagogëve dhe studentëve para Kryeministrisë, duke thënë se ka da...
Policia e Vlorës ka zhvilluar një aksion në lidhje me ngjarjen e së hënës, kur automjetit të kryetarit të Njësis&eu...
Plaçkitjet dhe dhuna që tronditën Francën gjatë fundjavës kërcënojnë të riformësojnë ekuilibrin ...
Nga Adelheid Woelfl, DER STANDARD Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të dielën gjatë protestave në Tiranë u ...
Revolta studentore është rikthyer edhe në qytetin bregdetar, ku studentët e Universitetit të Durrësit kanë bojkotuar më...
Një pedagoge ka shpërthyer kundër kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar si turpin e vendit, dhe duke shtuar se ai duhet të largohet...
Dhjetë aktivistë të Shoqërsë Civile kanë depozituar këtë të martë një kallëzim penal në Proku...
Protestuesit në Shqipëri janë përleshur me policinë e trazirave për të shtatën ditë radhazi, në një ser...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemini...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë nëpërmjet lidhjes online në aktivitetin ‘Forumi për të Ardhmen e Shqipërisë - Rruga Konservatore’, organizuar nga ‘The Albanian Policy Center, The Heritage Foundation’ dhe ‘Nazione Futura.’ Gjatë fjalës së tij Berisha e ka akuzuar Xhorxh Soros si kryecensorin e planetit.
Më tej Kryedemokrati u shpreh se Xhorxh Soros është miliarderi i vetëm në mijëra miliardjerë, që përdor paratë së pari për të promovuar monizmin duke krijuar mijëra organizata të shoqërisë civile dhe vendosur ato nën ombrellën e të majtës, njëlloj si dikur nën ombrellën e partisë shtet.
"Të dashur miq! Në tetor të vitit 2017 ne u nderuam këtu me samitin e lirisë të Konservatorëve dhe Reformatorëve të Europës dhe botës. Në atë samit theksova dy momente. Sot konservatorizmi përballet me probleme më madhore, apo pluhurin toksik të komunizmit. Rënia e komunizmit në Europën ish-komuniste u shoqërua me shpërndarjen e toksinave të këtij sistemi, kudo në botë. Ishte qershori 1991, kur sekretari Bejker më pyeti mua: Sali, a ka rënë komunizmi në Shqipëri apo jo. Përgjigja ime ishte se; komunizmi ka rënë, por mbeturinat e tij janë shumë toksike. Dhe e vërteta, ato u përhapën, u fuqizuan edhe më shumë në botën akademike, në media, politikë dhe me emrat të ndryshëm sot mbrojnë pothuajse ato pikëpamje, natyrisht jo me burgje e kampe përqendrimi, por me të tjera.
Faktori i dytë madhor është Xhorxh Soros. Xhorxh Soros është miliarderi i vetëm në mijëra miliardjerë, që përdor paratë së pari për të promovuar monizmin duke krijuar mijëra organizata të shoqërisë civile dhe vendosur ato nën ombrellën e të majtës, njëlloj si dikur nën ombrellën e partisë shtet. Por kjo është një goditje për demokracinë. Së dyti, dua ta pranojmë, Soros është korruptori kryesor në planet. Cilido që ka lexuar për perandoritë dhe trajtimin që u bënin ato kolonive, kanë pasur një tipar, përdornin paratë për të blerë lokalët, para se të dërgonin ushtritë. Xhorxh Soros është politikblerësi më i madh i të gjitha kohërave. Nuk po jap statistika, por kudo që të klikoni e gjeni. Për këtë arsye në mënyrë të përsëritur kam bërë thirrje që veprimtaria e tij politike jashtë SHBA të ndalohet.
Përveç kësaj, mënyra se si këto miliarda disponohen dhe shpenzohen në vende të ndryshme është tipike praktikë korruptive. Spekulimi i Xhorxh Soros është spekulim i stimiluar. E kam thënë dhe e them përsëri, është krim i vërtetë kundër njerëzimit. Pse? Unë e di, spekulimi është një fenomen normal që shoqëron tregun financiar. Por nëse e stimulon atë, atëherë krijon drama të mëdha njerëzore. Në këtë kontekst, një gjykim i tij ndërkombëtar për këtë aktivitet do të ishte jashtëzakonisht i dobishëm. Xhorxh Soros është kryecensori i planetit. Nëse Xi Jinping dhe Vladimir Putin ushtrojnë censurën në territoret e vendeve të tyre, Sorosi me financimet që bën dhe diktimet, është kryecensor në botën e lirë dhe bën një dëm të jashtëzakonshëm të fjalës së lirë dhe mendimit të lirë," tha Berisha.
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë nëpërmjet lidhjes online në aktiviteti...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë nëpërmjet lidhjes online në aktiviteti...
TIRANA- Gjykata e Posaçme ka rrëzuar akuzën për shpifje ndaj deputetit demokrat Ervin Salianji dhe ish-deputetit Myslim Murrizi, t&...
Nadire Jani, ish-drejtore e spitalit të Durrësit në Komisionin hetimor parlamentar për sterilizimin TIRANA- Ish-drejtoresha e spit...
Komisioni TIRANA- Kanë vijuar debatet edhe ditën e sotme në Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë dhe Ç&eum...
Bylykbashi TIRANË- Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë për mediat. Gjatë fjal&...
gazment bardhi TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, prezantoi në Komisionin e Ligjeve, nism&e...
vula e pd TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar ankimimin e Enkelejdt Alibajt, i cili kërkoi rrëzimin e vendimit të Apelit ...
jorgo goro TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka nisur komunikimin e akuzave për ish-kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro e disa ish-zyrtar...
Foto ilustruese TIRANË- Gjykata e Lartë do të shqyrtojë ditën e sotme në dhomën e këshillimit kërkesë...