POLITIKE

Ja cilat janë gratë që ka mbrojtur Rama dhe si ndryshoi 'njësia matëse', nga peshku tek apartamentet

Piranjat Përditësimi i fundit 26 Shkurt 2026, 13:31

Ja cilat janë gratë që ka mbrojtur Rama dhe si ndryshoi

Rama mbrojtës i grave!

Në diskursin e tij prej vitesh shihet një ndryshim rrënjësor i qasjes së tij me gratë e pushtetit dhe mënyrën se e ka perceptuar shkeljen ligjore.
Në vitin 2021 për një vend pune të premtuar, i doli krah një gruaje, sot me gra të tjera shkelja është bërë më evidente me 300 shtëpi, e shkelje të barazisë në tendera, por përsëri kryeministri ka ndjekur narrativën e mbrojtjes.

Ndryshe nga Rasti Tahiri, ndryshe shumë nga rasti i Arben Ahmetaj dhe ndryshe me kryetarët e bashkive që i ka lëshuar.

''Nuk mund të arrestohet dikush për një arkë peshk'', kështu shprehej Rama për zyrtaren Rovena Vodo, e cila mbante postin e zëvendësministres së Brendshme kur ra në rrjetën e SPAK nën akuzën e korrupsionit. 

Për kryeministrin asokohe, dënimi për një 'arkë peshk' ishte diçka jashtë normalitetit. 

Ndërkohë sot, po i njëjti kryeministër ka zgjedhur të mbrojë ministrat dhe drejtorët, të cilët nuk kanë vjedhur një arkë peshk, por miliona euro nga taksat e qytetarëve.

Para gjithë shqiptarëve Rama zgjodhi të mbrojë Mirlinda Karçanajn, ish-drejtoreshën e AKSHI-t, e cila ndodhet në ‘arrest shtëpie’ dhe në dosjen e SPAK konsiderohet si pjesë e grupit të strukturuar kriminal. 
Nga ana tjetër thuhet se në këtë dosje janë të përfshirë dhe familjarët e kryeministrit, specifikisht kunati i tij dhe bashkëshortja e kryeministrit.

Më tej akoma një rast më i rëndë është dhe ai i Belinda Ballukut, e akuzuar për pabarazi në tendera në disa episode.

Dhe në këtë rast shefi i qeverisë është pozicinuar krah Belës dhe kundër drejtësisë, madje ndaj këtyre të fundit ka nisur sulme të rënda. 

Ndërkohë akuzat për Ballukun janë edhe më të rënda, ku thuhet se janë rreth 300 apartamente që ajo i zotëron, ndaj SPAK për të ka nisur dhe një hetim të pasurisë. 

Nga ana tjetër ndryshimi i qëndrimit ndaj drejtësisë për emra të caktuar tregon qartë implikimin e kryeministrit në dosje, gjë kjo që ja ka prishur qetësinë, ndaj është i detyruar të mbrojë veten, Mirlindën e AKSHI-t dhe Belindën që e ka zëvendësen e tij.
Jo më larg se sot (26 shkurt) eurodeputeti Michael Gahler tha se rasti i Belinda Ballukut, mund të pengojë integrimin në BE. 
Por kjo këmbanë alarmi duket se nuk ka rënë ende në veshët e Edi Ramës ose ai nuk dëshiron ta dëgjojë, sepse në vesh i kumbojnë më shumë hallet e veta./Piranjat News

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?