POLITIKE

Arroganca e Ramës me protestuesit në Durrës – Ironia e Qynos: Mund të ishte evituar edhe naiviteti i Policisë që i bindet çdo sinjali

Piranjat Përditësimi i fundit 19 Shkurt 2026, 21:45
Arroganca e Ramës me protestuesit në Durrës – Ironia e

Shoqërimi në polici i një qytetari në Durrës, vetëm pse i drejtoi një batutë kryeministrit Edi Rama, në protestën e banorëve kundër projektit TID, ka hapur një debat të fortë mbi lirinë e shprehjes dhe reagimin e kreut të qeverisë ndaj kritikave. Ngjarja, e cila u analizua gjerësisht, shihet si një shembull i intolerancës së kryeministrit ndaj çdo forme kundërshtimi, qoftë edhe kur vjen në formën e një shakaje.

Gazetari Enton Qyno tha se qytetari i është drejtuar kryeministrit me fjalët “O hajdut, shko se po të pret Gysi me shishen e verës”, një koment që u cilësua më shumë si një batutë sesa një fyerje apo kërcënim.

Qyno: Tani e ndoqëm videon dhe kishte një situatë atje që qytetari më tepër ka bërë një batutë sesa ka bërë një thyerje apo një ofendim apo qoftë dhe një bullizim ndaj kryeministrit. Sepse ka bërtitur në drejtim të kryeministrit që ‘o hajdut, shko se po të pret Gysi me shishen e verës’. Edhe që këtu pastaj ka filluar debati në distancë. S'kishte pse të bëheshe ndalimi apo shoqërimi i personit kur ai ishte larg një perimetri... s'e rrezikonte... dhe një distance ndaj kryeministrit që mund të kishte një agravim të situatës për ta goditur qoftë dhe fizikisht, apo për të krijuar një situatë përplasje fizike.

Por që jemi në një kohë kur Rama nuk do as edhe një kritikë, nuk do as edhe një batutë, nuk do as edhe kundërshtim ndaj qytetarëve dhe unë po marr rastin e takimit në Divjakë me fermerët e Divjakës, ku gjithë ajo sallë e madhe, vetëm njëri doli kundër atje, dhe ju lëshua atij fermerit dhe e telendisi, por që nuk i pëlqeu situata, analiza e qytetarit, që po falimentonin dhe po futeshin shumë fruta dhe prodhime bujqësore nga vendet e tjera.

Dhe ai e vuri në dukje këtë gjë, por që u përball me një situatë jo të këndshme pikërisht në këtë takim. E njëjta gjë ndodhi edhe në Durrës, ku një qytetar vetëm se bëri një batutë, ë, doli kryeministri me një sjellje të tipit Kadri Hazbiu, edhe ata atje m'i kapni, m'i hiqni çuna, ma spastroni zonën, ma çoni në komisariat. Ai vërtet nuk është arrestuar, por dhe nuk duheshe të ishte shoqëruar? Pse duhet të shoqërohet një qytetar kur mund të bëjë qoftë edhe një batutë ndaj kryeministrit?

Dhe kush është kryeministri që urdhëron se kush duhet të shoqërohet dhe kush duhet të arrestohet, apo kush duhet të mbahet dy orë në polici larg vëmendjes apo larg aktivitetit të tij politik pikërisht në një institucion shtetëror. Pra kjo gjë mund të ishte evituar, aq më tepër naiviteti i policisë që i bindet në mënyrë të verbër çdo sinjali, çdo urdhri të kryeministrit.

Çfarë kishte në, në atë situatë për të shoqëruar një qytetar nga ana e policisë? Mua më duk shumë e tepruar edhe si rast, edhe si reagim i kryeministrit, sepse mund të ishte edhe të anashkaluar, mund të ishte injoruar nga ana e kreut të shtetit.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?