POLITIKE

‘Ata munden, ne fitojmë’/ Berisha: Ne do të fitojmë, sepse tani piramida e tyre që ndërtohet mbi mashtrimin dhe krimin do shembet

E.D Përditësimi i fundit 24 Janar 2025, 18:39

‘Ata munden, ne fitojmë’/ Berisha: Ne do të fitojmë,

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, po merr pjesë sot në një takim me Departamentin Brain Gain, me temën “NE MUNDIM ATA THYEN”. Berisha gjatë fjalimit tij ka theksuar se demokratët do të fitojnë në zgjedhjet e 11 majit, pasi piramida e ndërtuar mbi mashtrimin dhe krimin do shembet.

Lideri i opozitës gjithashtu është shprehur se demokratët përgjatë këtyre 3 viteve, nuk kishin mbështetje, para, fonde, për veprimtarinë e tyre, por kishin vetëm të vërtetat që mbrojtën, vendosmërinë e tyre për të qëndruar në mbrojtjen e atyre të vërtetave, pavarësisht se kush i sulmonte, pavarësisht nga fuqia e jashtëzakonshme e atyre që i sulmonin.

Më tej Berisha u shpreh se sot Kryeministri Edi Rama në një rast unik në botë, shpalli veten kryetar të Komisionit të Ujërave në Shqipëri, i cili është një ent rregullator që duhet të ndërtohet nga specialistë të fushës që u dalin zot edhe ruajtjes edhe shfrytëzimit të tyre.

"Për të marrë një leje ndërtimi qytetari i Kolonjës apo i Tropojës, e merrte në komitetin ekzekutiv. Për të ndërtuar një shkollë fshati e merrte në komitetin ekzekutiv dhe kur kishte lokalitete, e merrte aty. Për të zbatuar një projekt shkencor studiuesi, absolutisht e merrte te zv/dekani për anën shkencore. I’a dorëzonte projektin dhe ai ja miratonte. Sot Edi Rama në një rast unik në botë, shpalli veten kryetar të Këshillit Shkencor Kombëtar.
Sot Edi Rama në një rast unik në botë, shpalli veten kryetar të Komisionit të Ujërave në Shqipëri, i cili është një ent rregullator që duhet të ndërtohet nga specialistë të fushës që u dalin zot edhe ruajtjes edhe shfrytëzimit të tyre.

Pra sot është një formë narkodiktaturë të cilën Huntigton me shumë të drejtë e ka quajtur, forma më e keqe e diktaturave. Më e keqe thotë se komunistja dhe ai e ka ditur mirë viktimat që ka patur, më e keqja se nazistja dhe ai e ka ditur mirë viktimat që ka patur, por kjo thotë nuk ka asnjë rregull. Kam menduar shumë herë dhe kam një ambiguitet në veten time se, si ka mundësi që një komb që përjetoi një mënxyrë kaq të madhe, siç ishte diktatura staliniste e pranoi këtë të dytën pa ndonjë rezistencë të madhe. Kam menduar se ka një shtrirje, vazhdimësi të psikologjisë totalitare, por prap kur shoh se çfarë ndodhi në SHBA këto vitet e fundit, nga ekstremi i majtë atje, se si thirrje dhe lavdërohej censura e cila nuk pjell asgjë tjetër përveç fanatizmit, verbëri dhe injorancë.

Se si gjigandët botëtorë të informacionit u lëshuan pas censurës duke mos kuptuar se kujt i shërben dhe çfarë pasojash katastrofale kishin. Se si njerëz që unë kisha respektet më të mëdha, shkruani; po duhet censura. Atëherë ka një problem shumë më të gjerë se shqiptar. Ndaj dhe bëra këtë ekspoze për të thënë se sa i rëndësishëm është ky manual i juaji që ka vetëm një rrugë me argumente dhe të vërteta të kundërshtojmë propagandë e cila bazohet fund e krye në mashtrim. Dhe jo vetëm të luftojmë, por të kemi kurajo dhe besim se do të fitojmë. Kur unë mendoj se, si fitoi Donald Trump duke patur në anën tjetër gjigandin propagandistik të të gjitha kohërave më të madh, mediat e mainstrem amerikan, duke patur edhe këto mediat sociale jo në favor, duke patur perandorinë e polleve, 1 miliardë e 600 milionë, polle për të manipuluar opinionin publik amerikan. Të gjitha absolutisht, për ta nxjerrë Trump të pashpresë dhe Kamalën fitimtare dhe glorioze.

Mirëpo ato u bënë të gjitha pluhur me datën 5 nëntor 2024. Ne përveç kësaj, se këtij vendi është i çuditshëm, i takojnë gjëra që nuk e marr vesh ndonjëherë. Ka disa momente Shqipëria si asnjë vend tjetër. Njëherë u bë kopështi i ndritur i socializmit, tani kopështi eksperimental i Xhorxh Soros, por prap në të gjithë këtë situatë PD ja doli. Nëqoftëse kishte një projekt asgjësimin e saj, ose shndërrimin e saj në një forcë fiktive. Kjo ishte shumë evidente, nuk duhet të ishte për arsyet që i kishin përcaktuar vetë. Megjithatë demokratët nuk kishin mediat. Një kontroll i mediave si në Shqipëri, absolutisht nuk besoj të ketë vend tjetër, përveç Koresë së Veriut. Nuk kishin mbështetje, para, fonde, për veprimtarinë e tyre.

Nuk kishin, por kishin vetëm të vërtetat që mbrojtën, vendosmërinë e tyre për të qëndruar në mbrojtjen e atyre të vërtetave, pavarësisht se kush i sulmonte, pavarësisht nga fuqia e jashtëzakonshme e atyre që i sulmonin. Dhe njëra pas tjetër, çdo përpjeke dështoi. Dëshoi përpjekja për ti emëruar kryetarin. Dëshoi përpjekja për ti marrë flamurin. Dëshoi përpjekja për ti asgjësuar nëpërmjet burgosjeve. Çfarë dua të them me këtë? Dua të them se, po ti vështrojmë pas këto 3 vite ne do të ishim zhdukur minimumi 3 herë, por ja ku jemi sot. ‘Ata munden, ne fitojmë’ absolutisht dhe ne do të fitojmë, sepse tani piramida e tyre e cila ndërtohet mbi mashtrimin, krimin dhe vjedhjen e shqiptarëve është piramidë që shembet dhe nuk ka forcë në botë që ta mbrojë më," tha Berisha. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë