POLITIKE

Bardhi mazhorancës: Triporti i Vlorës pronar një pensionist! Aeroporti i Kukësit përdoret nga çunat për gara me makina

Piranjat Përditësimi i fundit 9 Prill 2026, 17:51
Bardhi mazhorancës: Triporti i Vlorës pronar një pensionist!

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi ka deklaruar ditën e sotme se çdo projekt që lidhet me aeroportet dhe portet, është paracaktuar nga mazhoranca. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Bardhi u shpreh se aeroporti i Kukësit ka dalë jashtë funksioni, pasi ai përdoret nga çunat e Kukësit për gara me makina.

Ai tha se opozita ka propozuar deri më tani 18 ligje në interes të çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë dhe mazhoranca ka votuar kundër tyre. Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së theksoi se opozita nuk është kundër zhvillimit dhe projekteve publike, por ato duhet të jenë në një garë të drejtë.

"Ju sillni ligj për të zgjatur sa më shumë efektet e ligjit për investimet strategjike, ndërkohë që ne themi jo, sepse kjo dëmton interesin publik. Na foli këtu ministrja, deputetë, kolegë, sa i suksesshëm është ligji për investimet strategjike. Po kur e miratuat ligjin për investime strategjike në 2015-ën, i premtuat këtij parlamenti, i premtuat qytetarëve shqiptarë, se do të lehtësonit procedurat për të thithur investime të huaja. Na thoni pak sa investime të huaja keni thithur nga zbatimi i ligjit për investimet strategjike. Na e thoni. Në këtë sallë kam publikuar listën e projekteve deri në vitin 2023. Ishin gjithsej rreth 40 projekte të investimeve strategjike, përfitues ishin nëntë individë. Të gjithë pjesë të oborrit të Edi Ramës, pa asnjë përjashtim.

Të njëjtët që përfitojnë çdo koncesion dhe çdo PPP pa garë në territorin e Republikës së Shqipërisë. Kishte vetëm dy shtesa. Dhe prandaj ju e quani sukses. Shtesa e parë ishte ish-ministrja e jashtme, deputetja juaj Olta Xhaçka, kishte bërë burrin investitor strategjik, dhe i kishit dhënë investim strategjik një njeriu që një vit më vonë nga koha kur Edi Rama i firmosi vendimin për ta shpallur investitor strategjik, u arrestua nga prokuroria, sepse kishte porositur vrasje, Pllumb Gjoka.

Dhe ju na thoni ne, ejani në këtë sallë dhe votoni ligj për Olta Xhaçkën dhe Pllumb Gjokën. Cilindo nga këto nëntë miq të Edi Ramës që marrin çdo koncesion. Po si mund të jeni kaq të pandjeshëm? Që ndërsa votoni kundër çdo iniciative të deputetëve të opozitës, nuk kemi propozuar ne ligje që të përfitojnë se ju e keni shndërruar kuvendin në një klub që miraton ligje për interesat të 10 individëve. Njëri propozon për parqe fotovoltaike se kanë interes tre biznese, tjetra thotë porte pa garë se kanë interes dy biznese, ndërsa ne çfarë kemi propozuar?

Kemi propozuar deri tani 18 ligje, të gjitha në interes të çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë dhe ju i votoni kundër. A nuk ishit po të njëjtët ju që kur miratuat koncesionet apo PPP-të për tre inceneratorët e famshëm, ngrinit gishtin ndaj opozitës dhe thoshit, ju jeni kundër zhvillimit, ju jeni kundër pastërtisë, se ne përmes këtyre tre inceneratorëve të famshëm, për të cilët kemi paguar 430 milionë euro, do pastrojmë Shqipërinë. Po çfarë ndodhi? Jo më vonë se tre vite pasi ju ngritët kartonin jeshil për t'i votuar, të tre inceneratorët. Doli që ligjet i kishte shkruajtur Klodian Zoto.

Para se të vinin në kuvend, u gjetën te kompjuterat në zyrën e Klodian Zotos. A u ngrit dikush prej jush që i kishte votuar ato ligje të kërkonte ndjesë, që kishte votuar ligje me porosi nga një person që edhe sot që flasim, është në kërkim nga drejtësia, për abuzime me miliona euro. Po si ka mundësi ju e quani luftën kundër korrupsionit, luftë klasash? Jo, ne nuk bëjmë luftë klasash, nëse ju garantoni lirinë ekonomike, garantoni barazinë e çdo biznesi në territorin e Republikës së Shqipërisë për garë të pastër. Pse ligji parashikon garën për projekte publike? Sepse do të duhet të prevalojë interesi i qytetarëve. Dhe kur ka garë, sigurisht që garantohet që qytetarët, çdo qytetar shqiptar, shteti shqiptar në këtë rast, të marrë përfitime më të mira ekonomike. Po ç'keni bërë ju? Ju çdo projekt që lidhet me aeroporte dhe me porte, ju i keni të paracaktuara. Aeroportin e Kukësit pa garë, ka dalë jashtë funksioni.

I gjithë ai investim përdoret për çunat e Kukësit që bëjnë gara me makina me njëri-tjetrin. Ka dalë jashtë funksionit. Portin e Vlorës, keni ardhur këtu e keni mbrojtur, pa garë, të përcaktuar. Vetëm javës së shkuar u morën në ndjekje penale zyrtarët, një pjesë e zyrtarëve sepse vijon hetimi për një pjesë tjetër, që ishin përfshirë në këtë procedurë. Aeroportin e Tiranës, në kontratën fillestare ka qenë me garë ndërkombëtare. Çfarë bëtë ju? E kalut te biznesi që donit ju dhe i futët një zgjatje që është barabartë me një afat kontrate koncesioni, 13 vjeçare, pa asnjë garë.

Çfarë keni bërë me Triportin në Vlorë? A e dini kush është përfituesi? Që ka shitur, ishin pesë kompani, katër kompani i shitën aksionet e një porti me vlerë 60 milionë euro, njëri për 2100 euro, tjetri për 2500 euro dhe rezulton që sot pronari është një pensionist. Dhe ju na thoni, ecni këtu dhe votoni që pasuritë publike të këtij vendi t'i jepen në emër të një pensionisti që s'ka lidhje fare me projektin, dhe ku ekziston i gjithë dyshimi i arsyeshëm, që prapa tij të jenë duart tuaja të korrupsionit, që i pastroni përmes këtyre projekteve. Ne nuk jemi kundër zhvillimit dhe projekteve publike, absolutisht jo. Por këto janë me garë. Nuk mund të ndodhë që një ligj të posaçëm ta shndërrosh në rregull. Ligji për investimet strategjike, ku ka ardhur në këtë kuvend, ka ardhur për një afat të kufizuar tre vjeçar në 2015-ën. E shtytë nga 2018-ta në 2020-ën, e shtyt deri në 2022-shin, e shtyt deri në 2024-ën, e keni shtyrë tani që flasim në fuqi deri në 31 dhjetor të vitit 2026," tha Bardhi ndër të tjera.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?