BBC: Edi Rama fliste para policëve me fytyra të zymta! Të rinjtë nuk ndalen deri në largimin e tij
Protestuesit në Shqipëri janë përleshur me policinë e trazirave për të shtatën ditë radhazi, në një ser...
Protestuesit në Shqipëri janë përleshur me policinë e trazirave për të shtatën ditë radhazi, në një ser...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemini...
Pedagogu Aleksandër Kovaçi tha para derës së kryeminsitrisë se nuk do të ketë dilaog me Ramë...
Është zbardhur dëshmia e Ngushëllim Manzit, autorit të dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve dhe plagosjen e një tj...
Biznesmeni Pandeli Carapuli është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Pandeli Carapuli s...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalimit të tij të përnatshëm ka publikuar mesazhin e një mjeku te Spitali Onkologjik, ku i kërkon kolegëve të heshtin për mungesën e ilaçeve për të sëmurët.
Gjithashtu Berisha e akuzoi mjekun se është bashkëpunëtor në një krim të rëndë.
"Këto ditë, një gazetar i mirënjohur publikun mesazhin e një mjeku, e një bluzëbardhi, e një njeriu të betuar për t’i shërbyer të sëmurit dhe interesave të të sëmurit. Ky mjek për fatin më të keq ka pësuar një transfigurim, një shpërbërje të tmerrshme në këtë regjim. Doktori, që nuk ia kam emrin, u çon me Ëhatsapp kolegëve të tij dhe infermierëve njoftimin se ilaçi kryesor për mjekimin e të sëmurëve mungon në pavijon dhe do mungojë për një kohë të gjatë. Ajo që është dramatike, ajo që është pashpirtësi, ajo që është e pafalshme, mjeku porosit kolegët që heshtni dhe mos bëni zë. I dashur doktor, ky mesazh të bën dy bashkëpunëtor në një krim të rëndë. I nderuar doktor, ti nuk je përgjegjës pse mungon ilaçi, por ti je përgjegjës, ti bëhesh mburojë e grupit apo e organizatës kriminale që vjedh paratë e ilaçeve të të sëmurëve.
Ti je mjek, ti e di që në qoftë se Edi Rama nuk do të udhëtonte me Ismailin e tij dhe do të shpenzonte 143 udhëtime mbi 21 milionë euro, pavijonit tënd dhe asnjë pavijoni tjetër nuk do i mungonte asnjë ilaç. Ti e di zoti doktor, se nëse Edi Rama nuk do blinte instalacionin e tij për në oborr, për të kënaqur sytë dhe për t’u mburrur sikur e ka në oborrin e Kristaq Ramës, të blerë 4 milionë euro, doktor, ilaçet nuk do u mungonin të sëmurëve të tu. Ato do të mjaftonin jo vetëm për të sëmurët e tij, por do mjaftonin për të gjithë spitalin tënd. Zoti doktor që u keni kërkuar kolegëve të heshtin dhe me heshtje të mashtrojnë të sëmurët, ti e di se Edi Rama me paratë e vjedhura, ka fryrë kontot e tij bankare. Ti e di që janë zhdukur 130 milionë euro të djegësit të Tiranës me firmën e tij.
Doktor, ti e di se Belinda Balluku ndërton rrugë me 10-fshin e çmimit, duke vjedhur 10-fishin. Ti e di se Erion Veliaj me grupin e tij vodhi 100 përqind prokurimet publike. 38 milionë euro, atij spitali do i mjaftonin ilaçe për 5 vite ose më shumë. Ndaj dhe ke kryer një akt të shëmtuar me atë mesazh. Ke kryer një akt të papërgjegjshëm. Një akt pashpirtësie. Nuk mund të degradosh ti në këtë shkallë. Detyra jote nuk është kjo, të mashtrojmë të sëmurët me heshtje. T’i lëmë në mëshirën e fatit. Por të ngrihesh mbi veten tënde, të dalësh në proteste te ministria. Të kapësh për fyti hajdutët e ilaçëve. T’i marrësh infermierët dhe kolegët e tu, t’u dalësh zot të sëmurëve tu që xhelatët hajdutë u marrin shpirtin se i lënë pa ilaçe. Kurse ti, mbron nderin e tyre. Je po aq i keq sa ata," tha Berisha.
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së tij mbrëmjen e sotme ka denoncuar se krimi...
Isaac Herzog TIRANA- Presidenti izraelit Isaac Herzog është nisur mbrëmjen e sotme drejt Ballkanit ku sipas zyrës së tij, do ...
Fredi Beleri HIMARË- Fredi Beleri doli nga burgu në Shqipëri të hënën më 2 shtator dhe të hënën m&e...
TIRANË- Nën drejtimin e ministrit të Jashtëm, Igli Hasani, Ministria e Jashtme e Shqipërisë do të organizojë samitin e...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë nëpërmjet lidhjes online në aktivitet...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë nëpërmjet lidhjes online në aktiviteti...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë nëpërmjet lidhjes online në aktivitet...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë nëpërmjet lidhjes online në aktiviteti...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë nëpërmjet lidhjes online në aktiviteti...
TIRANA- Gjykata e Posaçme ka rrëzuar akuzën për shpifje ndaj deputetit demokrat Ervin Salianji dhe ish-deputetit Myslim Murrizi, t&...