
E ftuar në studion e ‘Kafe Shqeto’, gazetarja Denada Jushi Kola u shpreh se Bashkia e Tiranës, ndonëse ka fonde të mjaftueshme, ka zgjedhur të mos i shpenzojë ato për investime reale, duke rritur barrën fiskale mbi biznesin e vogël dhe duke penguar zhvillimin ekonomik të kryeqytetit.
Ajo theksoi se, buxheti i hartuar dhe miratuar pa transparencë reflekton më shumë një formalitet procedural sesa një plan konkret për përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Kola u shpreh se kjo qasje krijon një efekt zinxhir negativ, ku bizneset e vogla mbeten të ngarkuara me taksa disproporcionale, ndërsa vendimmarrja për shpenzimin e parave publike mbetet e dyshimtë dhe jo efektive.
Gazetarja nënvizoi se kjo situatë pasqyron një mungesë transparence në Këshillin Bashkiak, duke ulur besimin e qytetarëve në menaxhimin e financave të kryeqytetit.
Pjesë nga deklarata:
Përpara se të shkoj te kjo, dua të them që Bashkia e Tiranës është e vërtetë, edhe ajo që thotë zoti Teliti; është e aftë të mbledhë taksa. Nëse shikojmë bashkitë e tjera, ka bashki të cilat janë në falimentim. Nëse nuk është qeveria, ato janë edhe më problematike, për shkak se nuk janë të afta as ta mbledhin këtë taksë. Dhe për këtë gjë, ne e dimë që Bashkia e Tiranës nuk të fal në këtë aspekt.
Ne e kemi parë edhe kur ka aksione të cilat më shumë duken si shou, siç ishte rasti i hapësirave publike, i cili është përsëritur disa herë gjatë këtyre 30 viteve. Në të njëjtën kohë, e kam fjalën që e ka dorën e hekurt për ta bërë këtë gjë. E ka mundësinë, ndryshe nga bashkitë e tjera, të cilat as fuqinë nuk e kanë.
Bashkia e Tiranës është një nga bashkitë që ka edhe taksat më të larta. Ka pasur tema për biznesin e vogël, të cilat ne po ashtu i kemi hulumtuar dhe kemi bërë krahasime. Për shembull, një biznes i vogël në Tiranë, krahasuar me qytete të tjera si Durrësi apo Vlora, mbart një pjesë shumë më të madhe të peshës dhe të barrës së taksave që duhet të paguajnë tek Bashkia e Tiranës.
Kam hasur problematika të tilla gjatë këtyre hulumtimeve. Ka një problem që biznesi shihet si një lloj objekti për t’u vjelë; ndërkohë që duhet të ishte partner me institucionin dhe shtetin, sepse prej aty prodhohen vendet e punës dhe vijnë të ardhurat, të cilat shpërndahen në sektorë të tjerë, duke krijuar bashkëjetesë në një qytet si Tirana.
Kur biznesi shihet vetëm si një mjet për të mbledhur taksa, natyrisht ai humbet frymën. Çfarë do të bëjë? Do të shkurtojë stafin dhe do të ketë më pak të ardhura. Kjo krijon një problematikë zinxhir në Bashkinë e Tiranës, e cila lidhet me taksat dhe mënyrën se si duhet parë biznesi, si dhe qasjen ndaj tyre. Ky debat është bërë shumë i madh, veçanërisht tre vitet e fundit.
Kur bëra këtë shkrim, kam marrë mendime nga ekspertë dhe anëtarë të Këshillit Bashkiak, duke përfshirë ata nga Partia Socialiste. Ata argumentojnë se dy vitet e fundit situata ndryshoi për shkak se zoti Veliaj nuk ishte në krye të Bashkisë së Tiranës. Por kur flet me ekspertët, kupton që nuk ka një zë të përbashkët; mospërputhjet fillojnë që në hartimin e buxhetit, për shkak se nuk ka një studim real të mundësive financiare.
Kur ulemi për të bërë një emision, kemi mundësitë dhe vendosim se çfarë do bëjmë; nuk mund të pretendojmë gjëra që nuk janë reale. Nëse shkruan thjesht për rrëmujën e Këshillit Bashkiak, kupton që qëllimi nuk është të arrihet asgjë. Po e shohim këtë edhe në mënyrën si bëhet mbledhja e taksave te Këshilli Bashkiak: duhet të kishte më shumë interes. E njëjta gjë shihet edhe në Kuvend kur kalon buxheti i Shqipërisë.
Para pesë apo gjashtë vitesh, opozita apo instrumentat kontrollues dëgjoheshin; sot, buxheti miratohet pa diskutim, pa e ditur ku shkojnë paratë. Nëse nuk hulumton, nuk e di që Bashkia e Tiranës ka paratë, por vendos të mos i shpenzojë.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
6 Prill10:41
Rama dëshmitar në gjyqin për dosjen “Partizani”? Berisha: Pagoi 320 mijë nga buxheti i Bashkisë Tiranë! Duhet të merret i pandehur
Prokuroria e Posaçme u shpreh pak ditë më parë në lidhje me kërkesën e kreut të PD Sali Berisha, që dëshmi...
POLITIKE
6 Prill10:24
“Ergys Agasi feston sepse nuk ka asnjë urdhër arresti ndërkombëtar”- Berisha pas daljes nga SPAK: Gjoja është në kërkim, por shkon shpesh në Surrel
Kreu i opozitës Sali Berisha ka folur ditën e sotme pata gazetarëve, pas daljes nga SPAK.
Berisha: Aty gjeta Ergys Agasin bashkë me Irena...
POLITIKE
6 Prill09:39
Erisa Xhixho: Rritja e çmimeve të ushqimeve është një alarm social që po varfëron çdo familje shqiptare
Deputetja dhe njëherësh Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, përmes një reagimi në rrjetet...
POLITIKE
5 Prill21:35
Rama: Ja pse besoj në Zot
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar se nuk është ndjerë kurrë rehat për të folur për besimin e tij fetar. Rama ë...
POLITIKE
5 Prill21:15
Situata Shqipëri-Iran pas paralajmërimit nga SHBA, reagon Ambasada Amerikane në Tiranë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar lidhur me situatën e sigurisë në Shqipëri në kontekstin e zhvillim...
POLITIKE
5 Prill19:33
'Rama s'ka asnjë arritje reale për të treguar'/ Vasili: Shqipëria sot më e dobët në çdo tregues krahasuar me 2013
Ish-deputeti Petrit Vasili ka artikuluar një sërë kritikash ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Gjatë bisedës, Vasili u shp...
POLITIKE
5 Prill19:01
Zhupa me operatorët turistikë në Sarandë: 13 vite pa përmirësime serioze në port! Premtim elektoral i pambajtur
Kryetarja e Komisionit të Turizmit, Kulturës dhe Diasporës, Ina Zhupa, gjatë takimit me operatorët turistikë në Sarandë,...
POLITIKE
5 Prill18:40
Takimet e Ramës në njësinë 5/ Braçe nuk kursehet: Mbledhje pa deputetin, histori deliri e joproduktive!
Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebook lidhur me situatën politike. Ai ka falënderua t...
POLITIKE
5 Prill17:37
Berisha i përgjigjet Ramës për çmimin e naftës: Ulja e akcizës është tallje
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha iu përgjigj deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili tha se “këtë javë...
POLITIKE
5 Prill13:05
Berisha: Pashkën tjetër ta festojmë pa këtë të keqe të madhe që i ka rënë hise Shqipërisë
Kreu i opozitës, Sali Berisha, ka përcjellë mesazhin e tij të urimit për besimtarët katolikë me rastin e festës së ...