Administrativja rrëzon padinë e Veliajt për prokurorin Ols Dado, kryebashkiaku nga salla e gjyqit: Dihej ai muhabet!
Gjykata ka vendosur të mos pranojë kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj që Shoqata e Mediave për të ...
Gjykata ka vendosur të mos pranojë kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj që Shoqata e Mediave për të ...
Një reagim i fortë ka ardhur nga deputetja Marjana Koçeku, në lidhje me përfshirjen e zonave të Shalës, Shoshit dhe Pulti...
Dy telefona “Iphone 17” dhe një telefon “Iphone 13”, janë sekuestruar nga prokuroria e Durrësit, me shpresën e zbard...
Një ngjarje e rëndë me një viktimë dhe një të plagosur ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në fsha...
Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një model biznesi thuajse unik në Europë: hapet relativisht l...
Policia e Shtetit ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Vidhisht, R...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fier, ku 35-vjeçari Refit Buzi vrau ish-vjehrrin dhe plagosi ish-vjeh...
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se vendi ynë sot do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohe...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Vidhisht, në Fier, ku një burrë dyshohet se ka vrarë ish-vjehrrin e tij dhe ...
DashiAna juaj sensuale ka të ngjarë të shfaqet sot. Takimet romantike janë intensive dhe pasionante, prandaj sigurohuni që t’u ...
Kryeministri Edi Rama në podkastin “Flasim” foli për procesin e brendshëm të Partisë Socialiste për zgjedhjen e drejtuesve të organizatave në të gjithë Shqipërinë.
Ai tha se kjo nuk është vetëm një fushatë organizimi, por edhe një mënyrë për të komunikuar me qytetarët dhe për t’u dhënë informacion të drejtpërdrejtë.
Rama theksoi se në kohën e sotme është e vështirë të kuptohet e vërteta, pasi shumë gjëra përçohen përmes gjysmë të vërtetave dhe gënjeshtrave, shpesh për të krijuar një imazh negativ për punët e vendit.
Ai shtoi se, megjithëse Shqipëria ka probleme dhe shumë punë për të bërë, gjithçka po ecën dhe vendi po punon për zhvillimin e tij.
Në lidhje me anëtarësimin në Bashkimin Europian, Rama sqaroi se negociatat nuk janë bllokuar siç pretendojnë disa, por vazhdojnë normalisht dhe së shpejti priten lajme të mira për procesin e hapjes së kapitujve të ri.
FJALA E PLOTË E KRYEMINISTRIT:
Jemi përfshirë në një proces, në një fushatë të brendshme në Partinë Socialiste, për të zgjedhur ata që do të jenë drejtuesit e organizatave tona në të gjithë territorin e Shqipërisë, që nga niveli i qendrës së votimit, në nivelin e njësisë administrative dhe në nivelin e bashkisë.
Por, në ndërkohë, kjo ka rëndësi për këto shënime, sepse nuk është thjesht një fushatë e brendshme organizimi dhe energjizimi, por është edhe një fushatë komunikimi mes nesh dhe mes nesh dhe të gjithë atyre që na mbështesin, që na besojnë apo që kanë dëshirë dhe nevojë të na dëgjojnë dhe që t’i dëgjojmë, pasi jetojmë në një kohë kur bëhet gjithmonë më e vështirë për të mësuar të vërtetën apo për të marrë informacionin e drejtpërdrejtë lidhur me një fakt që të intereson. E kundërta ndodh! Je menjëherë i përmbytur nga gjysmë të vërteta, që janë edhe gënjeshtrat më të mëdha, nga gënjeshtra safi, që i thonë fjalë nga sajesa e fabrikime, dhe nga komente gjithfarësh, që në fund të ditës më shumë e mjegullojnë sesa ndihmojnë në kërkimin e të vërtetës, dhe thuhen nga të tëra, dëgjohen nga të tëra, por ajo që është më shqetësuesja, për sa më takon dhe për sa na takon, është se nuk flitet, nuk komunikohet e nuk diskutohet për punët e Shqipërisë. Po përkundrazi, punët e Shqipërisë identifikohen vetëm me një luftë mizerabël politike dhe me një përpjekje të vazhdueshme të kujtdo që është në anën e kundërt me ne, që qeverisim Shqipërinë, për të bërë çmos që punët e Shqipërisë të mbulohen me ziftin e dëshpërimit të tyre, me baltën e të gjithë urrejtjes, mllefit, inateve të tyre. Shqipëria ka probleme, patjetër. Ne kemi shumë punë për të bërë, pa dyshim; jo çdo punë e kemi bërë si duhet dhe sa duhet, kjo nuk ka diskutim, por ama Shqipëria punon dhe punët e Shqipërisë, në tërësi, janë në vijë. Ashtu si kundër, dhe e mbyll këtë shënim, është në vijë procesi më i rëndësishëm historik i anëtarësimit në Bashkimin Europian, me negociatat që vazhdojnë dhe, në ndërkohë, gjithçka që thuhet kur vjen puna te negociatat lidhet me gënjeshtrën e madhe se: “ato janë bllokuar”, “ato janë ndaluar”, “ato janë penguar”, për arsye të mosarsyes së të gjithë atyre që synojnë ta pengojnë Shqipërinë për të luftuar qeverinë. E vërteta e thjeshtë është se kjo punë e madhe e Shqipërisë vazhdon përditë e përditë e përditë dhe, së shpejti, përsëri, siç kemi pasur në procesin e hapjes së kapitujve, do të kemi lajme shumë të mira për të gjithë.
Teksa Elisa Spiropali dhe Erion Braçe kanë nisur “revoltën” nga brenda, duket se në lëvizje janë vënë ed...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit politike dhe në sistemin e drejt&...
Gjatë një takimi me studentë pak ditë më parë, teksa po fliste për ecurinë e procesit të integrimit kryeministri ...
Gazetari Poli Hoxha ka bërë deklarata të forta lidhur me hetimet ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke paralajmër...
Deputeti i PD-së Bardh Spahia ishte i ftuar në ‘Edicionin e Pasdites’ në SYRI TV, me moderatoren Eneida Ndoci, ku foli mbi rritjen ...
Ish ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, gjatë intervistës në News24, komentoi edhe skandalin e ish zëvendës kryeministres dhe minist...
Ish-ministri demokrat i Mbrojtjes, Gazmend Oketa u shpreh kritik ndaj politikës shqiptare, duke theksuar se ka bërë hapa pas në zhvillimin...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit Edi Rama të bër...
Në bashkëbisedimin e tij me komentuesit në rrjetin social facebook, Berisha iu përgjigj pyetjes për alarmin e ngritur nga mediat n&eu...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi këtë të shtunë një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet so...