POLITIKE

BE rrëzon propagandën për pastërtinë e plazheve/ Jamarbër Malltezi: Fekalet derdhen në det, me milionat e hedhura për PR

S.B Përditësimi i fundit 31 Maj 2024, 15:09
BE rrëzon propagandën për pastërtinë e plazheve/
Jamarbër Malltezi

TIRANË- Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit i Partisë Demokratike, Jamarbër Malltezi ka dalë me një deklaratë ku përmend cilësinë e ujit dhe mjedisit në plazhet e vendit tonë. Në deklaratë Malltezi vë theksin tek një raport mbi cilësinë e pastërtisë në plazhe nga Agjencia Europiane e Mjedisit.

Në raport vendi ynë renditet në vend të fundit nga 30 vendet e Bashkimit Europian. Gjithashtu Malltezi përmend faktin se qeveria e PD ka ndërtuar 8 impiante trajtimi të ujërave të ndotura ndërkohë që qeveria e tanishme vetëm 1.

Malltezi shprehet se: Zoti i ka dhuruar atdheut tone bukuri të mëdha, por qeveria hajdute vjedh dhe bën propagandë boshe në vend që të investojë në punë.

DEKLARATA E DREJTUESIT TË DEPARTAMENTIT TË MJEDISIT NË PD, JAMARBËR MALLTEZI:

Qeveria e Edi Ramës, shtyllë kryesore ka propagandën, dhe në kalendarin e saj ka futur edhe turizmin.

Me shkrime të paguara dhe pamje të fotoshopuara, qeveria e zhurmës për asgjë gënjen si për 10 milionë turistët, edhe për kushtet që ofron vendi ynë.

Mashtrimi i pacipë publik është zbuluar nga një institucion prestigjioz monitorimi.

Agjencia Europiane e Mjedisit në raportin e publikuar së fundmi për pastërtinë e plazheve në 30 vendet e Bashkimit Europian plus Shqipërinë dhe Zvicrën, tregon se vendi yne jo për nga bukuria, por për nga qeverisja, renditet në fund të klasifikimit. Në plazhet tona ka përmbajtje të Escherichia Coli dhe enterokokët e zorrëve.

Agjencia Europiane e Mjedisit thotë se renditemi TË FUNDIT në Europë për cilësinë e ujërave banjatore. Analizat e plazheve në 119 zona të Shqipërisë tregojnë se veç 41% e ujërave kanë cilësi të shkëlqyer, dhe thuajse 60% jo.

Përveçse alarmante për cilësinë e jetës dhe shëndetit publik, kjo tregon se bojërat, me të cilat e paraqet qeveria turizmin, janë një varak i rremë.

Qeveria e PD ndërtoi 8 impiante trajtimi të ujërave të ndotura në Kavajë, Pogradec, Lezhë, Durrës, Vlorë, Sarandë, Korçë dhe Tiranë.

Po Edi Rama në 11 vjet dhe shumëfish buxhet? Fatkeqësisht ka ndërtuar vetëm 1 impiant të trajtimit të ujërave të ndotura, ndërsa nga mosmirëmbajtja i shpërthejnë shpesh fekalet në det qoftë në Durrës, Vlorë dhe Ksamil.

Berisha dhe Olldashi inauguruan impiantin e trajtimit të ujërave të ndotura në Durrës qysh në 2012, POR Edi Rama nuk çoi dot as tubat dhe sot ende fekalet e Durrësit derdhen në det pranë Përroit të Agait, tek Plepat, pranë portit ose qelbin kanalet sipërfaqësore tek ish-këneta dhe tek varrezat e qytetit.

Impianti i trajtimit të ujërave të ndotura të Tiranës, ndërtuar me një grant japonez 80 milionë $ është ndryshkur pa u futur asnjë ditë në punë ngaqë Erion Veliaj dhe Edi Rama nuk vidhnin dot si me inceneratorët! SPAK kos po ha!

Fekalet e Tiranës derdhen edhe sot në lumin e Ishmit, që është lumi më i ndotur i Europës, e prej aty në det.

Zoti i ka dhuruar atdheut tone bukuri të mëdha, por qeveria hajdute vjedh dhe bën propagandë boshe në vend që të investojë në punë.

Partia Demokratike dënon shpenzimet qeveritare të harxhuara me propagandë dhe thekson se me to mund të ishin ndërtuar të paktën edhe 4 impiante të përpunimit të ujërave të ndotura dhe do ishin kryer lidhjet e plota të tubacioneve. Kjo do e nxirrte Shqipërinë nga lista e zeze, jo milionat e derdhura për PR të rrejshëm.

Një qeveri mafioze që i tall qytetarët, i konsideron dele dhe dështimet i vesh me fasadë e i paraqet për arritje, është një bandë që duhet shporrur një ditë e më parë!

jamarbër malltezi partia demokratike

jamarbër malltezi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë