POLITIKE

"Rast unik hetimor"/ Këlliçi publikon fotot: Kolegët e Erionit të sekuestrojnë kompaninë 5D, asetet e drejtorëve të arrestuar dhe vilën superluksoze të Mollës

r.ll Përditësimi i fundit 31 Maj 2024, 12:01
"Rast unik hetimor"/ Këlliçi publikon fotot: Kolegët
belind kelliçi

TIRANË- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi mbrëmjen e djeshme ka publikuar një tjetër skandal në bashkinë e Tiranës, pas arrestimit të tre drejtorëve për aferën "5D". Këlliçi zbuloi dokumentet për pagesat që vijojnë për kompaninë “5D” që kishte për pronarë ish-drejtorët e bashkisë, të arrestuar dy muaj më parë me urdhër të SPAK.

Në deklaratën sotme e për mediat, tha se kjo kompani është rast unik hetimor pasi tij "SPAK jo vetëm që nuk e vendos nën sekuestro, por prestanomen Nestor Muhametllari e lë të lirë pa asnjë masë arresti, që të vazhdojë të përfitojë fonde publike."

Teksa i bënte thirrje prokurorëve të SPAK të sekuestronin pasuritë e drejtorëve të arrestuar, Këlliçi ka publikuar një vilë me vlerë marramendëse, që sipas tij në zonën më të lakmuar të Tiranës, dhe është e blerë nga 2 prindërit pensionistë të Redian Mollës, në kulmin e pandemisë në korrik të vitit 2020.

DEKLARATA E ANETARIT TE KRYESISE SE PD, BELIND KELLIÇI:

Ditën e djeshme bëra publike skandalin e rradhës me kompaninë 5D Konstruksion. Në datë 28 Maj, pra vetëm para 3 ditësh, ndërkohë që opozita protestonte në skenën më të madhe të korrupsionit në vend përpara Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj kryente pagesën e rradhës për kompaninë 5D.

Kolegët e Veliajt në SPAK, vazhdojnë të mbrojnë interesat korruptive të kryebashkiakut në skemën më të madhe dhe të papreçedentë të vjedhjes së 100% të fondeve publike, nëpërmjet kompanisë së 5 drejtorëve të Bashkisë Tiranë.

"Rast unik hetimor"/ Këlliçi publikon fotot: Kolegët

Kjo kompani është rast unik hetimor pasi SPAK jo vetëm që nuk e vendos nën sekuestro, por prestanomen Nestor Muhametllari e lë të lirë pa asnjë masë arresti, që të vazhdojë të përfitojë fonde publike. Por më e rëndë se ky fakt, është lejimi i shitjes së aseteve në palë të treta e më pas zhdukja e parave të bandës 5D.

Sot kolegët e Erionit duhet t’i japin llogari qytetarëve se përse kompania 5D nuk është nën sekuestro. Sot kolegët e Erionit, duhet t’i japin llogari qytetarëve se përse asetet dhe pasuria e Mariglen Qatos dhe të afërmve të tij nuk është nën sekuestro.

Sot kolegët e Erionit, duhet t’i japin llogari qytetarëve se përse pasuria marramendëse e Redi Mollës dhe të afërmve të tij nuk është nën sekuestro.

"Rast unik hetimor"/ Këlliçi publikon fotot: Kolegët

Sot SPAK duhet të na thotë se përse kjo vilë që shihni në ekran, me vlerë marramendëse në zonën më të lakmuar të Tiranës, e blerë nga 2 prindërit pensionistë të Mollës, në kulmin e pandemisë në korrik të vitit 2020, nuk është nën sekuestro dhe vazhdon biznesin e hotelerisë pa asnjë shqetësim.

SPAK nuk mund të veprojë si avokat mbrojtës i parave të korrupsionit në Bashkinë e Tiranës. SPAK duhet të sekuestrojë të gjitha pasuritë e zyrtarëve të korruptuar dhe duhet të ndalojë menjëherë kompaninë 5D që të vazhdojë të përfitojë fonde publike.

Altin Dumani duhet ta faktojë me vepra atë ç’ka deklaroi në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, se kolegë të tij ai ka vetëm prokurorët e SPAK dhe hetuesit e BKH. Deri më tani, për fat të keq, është faktuar se kolegu i tij vijon të mbetet kryehajduti i Tiranës, pronari faktik i inceneratorit dhe kreu i bandës 5D Erion Veliaj.

belind këlliçi erion veliaj redian molla spak

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë