POLITIKE

Berisha: Edi Rama është hajduti më i papërmbajtur, i cili e vodhi këtë vend si asnjë sundimtar tjetër në histori

E.D Përditësimi i fundit 1 Gusht 2024, 20:59
Berisha: Edi Rama është hajduti më i papërmbajtur, i cili e
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalimin e tij të përnatshëm para mbështetësve poshtë pallatit është shprehur se sot qytetarët protestuan para bashkisë kundër një bande kriminale që ka vjedhur me modelin 100 përqind taksat. Gjithashtu Berisha ka theksuar se Edi Rama është armiku më i egër i kombit, i moralit, i qytetarit, i vendit, i flamurit, i Shqipërisë. 

"Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju qëndrestareve dhe qëndrestarëve të pamposhtur të kauzës së drejtë të çdo shqiptari, të kombit shqiptar dhe Shqipërisë. Një mirënjohje të pakufishme ndaj jush për qëndresën e jashtëzakonshme. Një përshëndetje për të gjithë qytetarët që sfiduan edhe sot vapën dhe çdo gjë dhe protestuan për nderin dhe dinjitetin e qytetarëve të Tiranës. Protestuan para bashkisë kundër një bande kriminale që ka vjedhur me modelin 100 përqind taksat e qytetarëve të Tiranës për veten dhe familjet e tyre.

Të dashur miq, në çdo variant, në çdo aspekt, në çdo drejtim që të analizosh, këto zhvillime dramatike, në çdo formë që ta analizosh zbrazjen e tmerrshme të Shqipërisë nga shqiptarët, largimin e tyre masiv për shkak të kushteve të kalkuluara nga vendi dhe dheu i tyre, në rreth 40 përqind nga viti 2014 gjer sot, në çdo rrafsh që të shqyrtosh rënien dramatike të turizmit në këtë vend dhe shndërrimin e kësaj pasurie përrallore në një mallkim të vërtetë për qytetarët shqiptarë, në kuptimin që ata fitojnë në vit 3 gjer në 4 euro dhe paguajnë nga taksat e tyre në vit për turizmin 215-220 euro. Paguajnë në vit në total 430 milionë euro për infrastrukturën e resorteve të miqve të Edi Ramës dhe pronave të tij dhe marrin gjithsej si shoqëri 8 milionë euro, një shumë qesharakë, e paimagjinueshme.

Në të gjitha këto të del një emër si strumbullar dhe ky emër është Edi Rama. Ky njeri, për pushtetin dhe pasurimin e tij, nuk njeh komb, nuk njeh moral, nuk njeh atdhe, nuk njeh ligj, nuk njeh Kushtetutë. Ky është armiku më i egër i kombit, i moralit, i qytetarit, i vendit, i flamurit, i Shqipërisë. Ky është hajduti më i papërmbajtur, i cili e vodhi këtë vend si asnjë sundimtar tjetër në histori. Edhe njëherë iu rikujtoj shqiptarëve se vërtet Enver Hoxha ndërtoi një vilë në mes të Bllokut 3-4 katëshe, por ky Hitler i pasluftës së dytë botërore, nuk e regjistroi ndonjëherë atë në emër të familjes së tij. Kurse Edi Rama, pa u bërë kryeministër, në shkelje flagrante të ligjeve, ndërtoi sarajet 720 metra të gjata, me oborrin park 5 mijë metra katrorë. Ullinj qindravjeçarë që kushtojnë qindra mijëra euro," tha Berisha.

sali berisha

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë