POLITIKE

Berisha: Çështja e Irena Gjokës u mbyll me urdhër të kryeministrit! Raporti fshihet

Piranjat Përditësimi i fundit 27 Mars 2026, 13:37

Berisha: Çështja e Irena Gjokës u mbyll me urdhër të

Kreu i PD-së Sali Berisha foli sot në konferencën e radhës me gazetarët në selinë blu, edhe për kërkesën e SPAK për të mbyllur çështjen e gjyqtares Irena Gjoka, e cila rezulton se është dënuar në Greqi vite më parë.

Berisha thotë se kërkesa e SPAK vjen pas urdhërit tyë kryeministri Rama.

Sipas tij, ky është një rast flagrant i kapjes totale të drejtësisë nga Rama. Gjoka, shton Berisha ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit duke mos shënuar dënimin në Greqi, për të cilën SPAK nuk shprehet sipas tij.

Nga ana tjetër akuzoi dhe Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela që sipas tij mban sekret raportin për Irena Gjokën dhe nuk e bën publike për palët e interesuara.

Ai shton se drekat e Irena Gjokës me Linda Ramën janë thashethemi i lagjes ku Berisha banon.

Berisha: Dëshmia e turpshme e re e kontrollit total të Edi Ramës mbi sistemin e drejtësisë. Siç janë informuar shqiptarët, në kundërshtim flagrant me ligjin me kushtetutën, por dhe me një seri precedentësh të GJL, SKAP i partisë me urdhër të Edi Ramës, vendosi të mbyllë kapakun e pusetës me emrin Irena me 3 mbiemra. Nuk ka shembull më të turpshëm, nuk ka dëshmi më flagrante të kontrollit të sistemit të drejtësisë nga Edi Rama sesa rasti i Irenës me 5 mbiemra. SPAK ndejti 2 vjet për të vërtetuar dënimin e sjellë nga shteti grek me vulë apostile. KLGJ me urdhër të Ramës refuzoi të konsiderojë dënimin dhe ka nënshkruar 4 përgjigje se do shprehej kur të merrte konfirmimin me shkrim nga Prokuroria e Përgjithshme. Pasi prokurori konfirmoi dënimin e Irena Ramës, Gjokës, KLGJ ndryshoi qëndrim dhe ia kaloi ILD. Raporti i Prokurorit të Përgjithshëm, shpallet top sekret. Keni pa njerëz si këta? Skllevër të Ramës.

Ç’mund të ketë sekret veçse poshtërimit që nuk dua t’ja bëjnë publik. Prokurori i Përgjithshëm nuk ka shprehur as për 2 dëbimet nga Greqia. As për falsifikimet sikur ishte minoritare, është myzeqare paraqitej si minoritare, as për falsifikimin e formularit të Vetting. Të gjitha sytë e mbyllur me urdhër të Ramës. Prandaj fshehin raportin, nuk e jep raportin Olsi Çela. Nuk ja japin palëve. Në SPAK, janë bërë kallëzime penale për Irena Gjoka, lidhur me mosdeklarimin e dënimit penal në Greqi,  në formular. Mosdeklarimin e dëbimeve të saj. Shpërdorimi detyre se nuk ndërmori veprime për deklarimin e këtyre rrethanave në KLGJ. Altin Troplini regjistroi procedim penal pa emër për të mbrojtur Irenën me 3 mbiemra. E mbajti në sirtar, SKAP i partisë mori përsipër, Iren shtetase shqiptare, gjykohet dhe vlerësonte nga ligji shqiptar. E detyron të deklarojë çdo dënim që ka marrë në vend tjetër. Republika helenike për arsye të veta pas 15 vitesh i shuan, sipas Artur Troplinit kjo nuk është e dënuar. Turp i shëmtuar. Nuk po gjykohet në Greqi, por në Shqipëri. Autoritetet greke kanë lëshuar vërtetim me vulë apostile.

SPAK kërkon të shfajësojë Irenën se nuk ka pasur dijeni për dënimin në Greqi. Mirëpo në të gjitha rastet kush deklaron se nuk ka patur dijeni nuk i është marrë parasysh. Për ata ligji është tjetër, për Irenën e Ramës. Drekat e shpeshta në lokalin e thjeshtrës me Linda Ramës janë bërë gossip i të gjithë lagjes ku unë banoj. SPAK nuk flet për dy dëbimet që në ligjet shqiptare janë të detyrueshme të deklarohen. As për prokurën e firmosur nga vetë Irena. Ka angazhuar dhe avokatin në Greqi. SPAK fshihet dhe nuk shprehet për falsifikimin e formularit të dekriminalizimit. SPAK fshihet dhe nuk shprehet për falsifikimin e formularit të Vetting. Irena Rama kish lënë dhe një apartament dhe dy garazhe pa deklaruar, nuk i dinte. SPAK nuk shprehet për shpërdorimin e detyrës. Ka vendim penal në Greqi, dijenia është e qartë nga prokura që ka lëshuar më kundërshtimin e masave me avokat.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?