POLITIKE

Çështja 'Balluku'/ Enton Abilekaj: Dosja e SPAK ‘ulërin’ për korrupsion, ka akuza të forta ndaj Edi Ramës...

Piranjat Përditësimi i fundit 26 Mars 2026, 21:50
Çështja 'Balluku'/ Enton Abilekaj: Dosja e SPAK

Analisti Enton Abilekaj, i ftuar në emisionin “Çim Peka Live” në SYRI TV, ka komentuar dosjen hetimore të publikuar së fundmi, ndaj Belinda Ballukut.

Sipas tij, përmbajtja e dosjes jo vetëm që është e mjaftueshme për të kuptuar situatën, por edhe ngre dyshime serioze për përfshirje në nivelet më të larta të qeverisjes, duke përmendur drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama si pjesë kyçe në një skemë të dyshuar korrupsioni.

Enton Abilekaj: Tani te kjo dosja që është publikuar, që besoj që është shumë e mjaftueshme dhe nuk ka nevojë të publikohet gjë fare për të kuptuar se çfarë ndodh, ka dy gjëra. E para është një akuzë e SPAK-ut, e ndërtuar nga SPAK-u dhe që nuk besoj se ka boshlliqe që mund dikush mund të ankohet dhe prandaj them që pse s'e publikojmë? Dhe e dyta është një akuzë që bërtet, që ulëret më shumë se akuza që ka Belinda Balluku. Që është korrupsioni i Edi Ramës.

Në çdo përgjim ne shikojmë se si Edi Rama është ai që i ka çuar biznesmenët të marrin tenderat, të marrin lekët, të marrin përfitimet. Ajo zbaton. Ajo zbaton duke shkelur ligjin, duke zbatuar urdhërin. Por ai që, ajo s'flet dot për, për, për paratë, sepse nuk ka kush, ato janë, është ezauruar ajo çështje. Dhe është e pamundur që të, të shqyrtohet një çështje e tillë, me ato përgjime, me ato 16.000 faqe që i kanë, dhe mos merret ai që i ka marrë lekët, në pyetje. Ai që ka çuar biznesmenët atje, që ka ndërtuar skemën, në pyetje. Dhe kjo është arsyeja që Edi Rama ka vënë vijën e kuqe tek, te kjo dosje. Ka vënë vijën e kuqe që t'i tregojë SPAK-ut që këtu nuk do vini. Dhe duke vënë këtë vijë të kuqe, këtë barrikadë të përkohshme ndaj SPAK-ut.

Kjo është arsyeja, po arsyeja është Rama vetë, është vetja. Duke u ndërtuar këtë barikadë, ai po ndërton tashmë një digë për veten e vet. E cila është ndryshimet kushtetuese, ndryshimet në kodet, në kodin penal dhe kodin e procedurës penale, rishikim pra i gjithë reformës në drejtësi, të cilët në qoftë se nuk arrijnë ta votojnë në parlament, do ta bëjnë me referendum. Do ta bëjnë me referendumin që shpalli në të shtunën. Dhe do bëhet i paprekshëm absolutisht me, me ligjet e reja. Kështu që, ëh, kjo çështja e integrimit, çështja me të cilën ne po flasim, është ajo që thashë unë herën e kaluar, janë pasoja.

Çështja e marrëdhënieve me drejtësinë dhe me, me BE-në, janë pasoja të një strategjie që ka ai për të qenë i përjetshëm dhe i paprekshëm në pushtet. Dhe ky kurs pastaj mund të sjellë përplasje shumë më të mëdha, deri tani ka krijuar disa përplasje me, me disa shtete perëndimore, por mund të sjellë përplasje më të mëdha derisa ai të bëhet një problem që duhet të evitohet patjetër dhe që besoj që kjo do të vijë së shpejti.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?