VIDEO/ Disa protestues bllokojnë kryqëzimin te “Rruga e Elbasanit”, rëndohet trafiku në Tiranë
Një pjesë protestuesish kanë përshkallëzuar aksionin e tyre në Tiranë, duke bllokuar qarkullimin në kryqëzimin pran...
Një pjesë protestuesish kanë përshkallëzuar aksionin e tyre në Tiranë, duke bllokuar qarkullimin në kryqëzimin pran...
Një prej aktivistëve të protestës para Kryeministrise ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, duke komentuar zhvillimet e fundit lidhu...
Ka nisur menjëherë mbrëmjen e sotme në 9 shtator aksioni i protestuesve. Tashmë aksioni është përqendruar tek bllokimi ...
Fluturojnë vezë dhe domate, disa persona mbahen të ndaluar: Në Tiranë protesta kundër një projekti ndërtimi në breg...
Ngjarja e ndodhur në Komisariatin e Policisë Sarandë bëhet edhe më e rëndë nga detajet që po dalin në dritë. ...
Nënkryetari i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka reaguar me një shënim në rrjetet sociale pas publikimit të p&eum...
Punonjësit e Administratës së Gjykatës së Tiranës, i janë drejtuar me një peticion ministrisë së Financave s...
Detaji më i çuditshëm është se klubi norvegjez, Viking, ka dy trajnerë kryesorë. Morten Jensen dhe Bjarte Aarsheim e drej...
Në ceremoninë përkujtimore të 80-vjetorit të Kryengritjes së Postribës, deputeti i PD-së, Bardh Spahia, vlerësoi ...
Kreu i Grupit Parlamntar ka reaguar gjatë ditës së sotme pas publikimit të përgjimeve nga ish zëvendës kryeministri Arben A...

Në një tryezë të nivelit të lartë të organizuar nga Westminster Foundation për forcimin e qeverisjes demokratike dhe ndryshimeve transformuese, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ngriti shqetësime të forta mbi efektivitetin e kontrollit të ligjeve pas miratimit dhe rolin e Parlamentit në garantimin e llogaridhënies.
Tabaku theksoi se përvoja në Kuvend ka nxjerrë në pah një problem thelbësor: hendeku mes ligjit dhe zbatimit nuk është rastësor, por struktural. Sipas saj, një pjesë e konsiderueshme e legjislacionit, veçanërisht në fushën e luftës kundër korrupsionit, hartohet për të përmbushur kritere formale të procesit të integrimit europian dhe jo për të prodhuar rezultate konkrete në praktikë.
Ajo vuri në dukje se, ndonëse kuadri ligjor shpesh është në përputhje me standardet e Bashkimit Europian në letër, mungesa e zbatimit real ka sjellë rezultate të dobëta në terren, duke minuar besimin tek reformat.
Një tjetër problem madhor, sipas Tabakut, është dobësimi i funksionit mbikëqyrës të Parlamentit. Ajo theksoi se Kuvendi është reduktuar në një rol formal, shpesh duke funksionuar si një “noter” i vendimmarrjeve të qeverisë. Kjo reflektohet në miratimin e ligjeve pa konsultim të gjerë publik, përdorimin e procedurave të përshpejtuara si normë dhe jo si përjashtim, si dhe në praktikën e depozitimit të projektligjeve nga deputetë të shumicës për të shmangur filtrat institucionalë.
“Këto praktika e dobësojnë cilësinë e legjislacionit dhe krijojnë hapësirë për ligje të orientuara nga interesa të ngushta,” u shpreh ajo.
Procesi i integrimit europian, sipas Tabakut, është thelbësisht politik dhe kërkon vullnet të vërtetë për reforma, jo thjesht përmbushje formale kriteresh. Ajo theksoi se margjinalizimi i opozitës, dobësimi i rolit të komisioneve parlamentare dhe anashkalimi i procedurave demokratike dëmtojnë besueshmërinë e reformave dhe ushqejnë krizën e besimit ndaj avancimit real të vendit drejt Bashkimit Europian.
Duke u ndalur tek Kontrolli Post-Legjislativ, ajo ngriti një problem thelbësor: efektiviteti i këtij mekanizmi mbetet i kufizuar kur qeveria nuk reflekton ndaj gjetjeve dhe madje ndërhyn në kundërshtim me to. “Çështja nuk është vetëm ekzistenca e mekanizmave, por vullneti për t’i zbatuar ato realisht,” theksoi Tabaku, duke nënvizuar se kjo problematikë nuk lidhet vetëm me ligje specifike, por me një gamë të gjerë ligjesh që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve.
Ajo solli në vëmendje edhe mungesën e analizave të thelluara për kontratat e Partneritetit Publik-Privat dhe koncesionet, të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë në financat publike. Sipas saj, Kontrolli Post-Legjislativ duhet të shtrihet jo vetëm mbi zbatimin e ligjeve, por edhe mbi vetë procesin parlamentar: pse ligjet nuk funksionojnë që në shqyrtimin e parë dhe nëse Kuvendi ka reflektuar mbi këto dështime.
“Nëse Kuvendi vazhdon të miratojë ligje pa reflektim dhe pa analizë, duke mos nxjerrë mësime nga gabimet, atëherë rrezikon të mbetet një institucion formal, pa rol real në kontrollin e pushtetit,” u shpreh ajo.
Në përfundim, Tabaku theksoi se problemi kryesor nuk është mungesa e ligjeve, por mungesa e vullnetit për zbatimin e tyre dhe për ndërtimin e institucioneve që garantojnë llogaridhënie. Sipas saj, pa një Parlament që ushtron realisht funksionin e tij mbikëqyrës, lufta kundër korrupsionit dhe procesi i integrimit europian mbeten të paplota.
Duke folur para asamblesë së Partisë Socialiste të shtunën, kryeministri Edi Rama ritheksoi ambicien e tij për të ndryshuar K...
Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar ashpër pas vendimit të Bordit të Transparencës për përcaktimin e çmimeve tava...
Analisti Armand Shkullaku, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë dhe m&...
Analisti Enton Abilekaj, i ftuar në emisionin “Çim Peka Live” në SYRI TV, ka komentuar dosjen hetimore të publikuar së fu...
Gazetari Bledian Koka u shpreh se ‘fati politik i ministres Belinda Balluku nuk shihet si i mbrojtur nga kryeministri Edi Rama, por përkundrazi, si n...
Analisti Andi Bushati, ka komentuar deklaratën e Komisioneres për Zgjerim, Marta Kos, për korrupsionin dhe pranimin e korrupsionit nga shoqë...
Ish-ministrja socialiste Ermelinda Meksi ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me deklaratat e fundit për korrupsionin, duke kritikuar si Marta K...
Gazetari Klodian Tomorri, ka kritikuar ashpër qasjen e Edi RamëS në politikën e jashtme, duke e cilësuar atë jo vetëm oportun...
Gazetari Almer Toska ka ngritur akuza të forta në lidhje me hetimet ndaj ish-zv/kryeministres Belinda Balluku, duke e cilësuar situatën si n...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka reaguar pas deklaratës së Ministres Evis Sala, e cila pranoi se pas datës 2...