POLITIKE

Berisha: Inauguruan tunelin e vetëm në botë, që kushton 45 mijë euro për banor! Sot radha ishte 1 orë sepse njërin tub e vodhën dhe hapën vetëm një tub

n.f Përditësimi i fundit 7 Korrik 2024, 21:23
Berisha: Inauguruan tunelin e vetëm në botë, që kushton 45
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur edhe mbrëmjen e sotme një fjalim nga ballkoni i tij para mbështetësve. Gjatë fjalës së tij Berisha foli rreth inagurimit të tunelit të Llogarës. Ai u shpreh se dje u inagurua me dajre dhe daulle tuneli i vetëm në botë, që kushton 45 mijë euro për banor. Sipas Berishës tuneli prej 45 mijë euro për banor u ndërtua pasi Edi Rama duhet të mbushte valixhet me euro.

Kreu demokrat shtoi se gjysmën e Shqipërisë, nga Miloti në Vermosh e lë gjithsej me 60 mln euro investime në 10 vite ndërsa në tunelin e Llogarasë investoi 45 mijë euro për banor. Berisha tha se sot në këtë tunel radha tejkaloi një orë ndërsa shoi se nuk ka rëndësi se sa funksional është, sepse njërin tub e vodhën dhe e futën në xhep dhe hapën vetëm një tub. 


Dje inauguruan me dajre dhe daulle tunelin e vetëm në botë, që kushton 45 mijë euro për banor.
45 mijë euro për banor sepse Edi Rama duhet të mbushte valixhet me euro. Sepse Edi Rama duhet të afronte pronat e tij. Sepse për Edi Ramën qytetarët nuk ekzistojnë.

Gjysmën e Shqipërisë, nga Miloti në Vermosh e lë gjithsej me 60 mln euro investime në 10 vite. Kurse në tunelin e Llogarasë duke investuar 45 mijë euro për banor, nga Palasa në Himarë, sepse banorët e Qeparoit, Borshit dhe fshatrave të tjera, kanë rrugën e lumit të Vlorës, tre herë më të përshtatshme se sa rrugën e bregut.

Dje inauguruan, kurse sot radha tek tuneli tejkaloi dhe 1 orë. Nuk ka rëndësi se sa funksional është, sepse njërin tub e vodhën dhe e futën në xhep dhe hapën vetëm një tub. Nuk ka rëndësi se kushtoi 2.5 herë më shtrenjtë se Elbasani. Rëndësi ka që u mbushën baulet e Edi Ramës.


Rëndësi ka që u afrua ai me pronat e veta, dhe bëri ndaj shqiptarëve atë që as Spiro Koleka nuk ua bëri dot kurrë. Ti gjobisë ata në një mënyrë të tillë, siç i gjobiti Edi Rama. 11 korriku është dita e drejtësisë, dita e të vërtetës, është dita e betejës. Shqiptarët në 11 korrik të gjithë në Tiranë, nga mbarë Shqipëria dhe kudo që ndodhen.  O sot o kurrë. Fitore, fitore, fitore

berisha rama tuneli i llogarase

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë