POLITIKE

I dhuroi 4 hektarë kryebashkiakut të Himarës/ Gjykata e Posaçme lë në fuqi masën e dytë të arrestit për Jorgo Goron, dëshmia e Arqile Bollanos: Për atë tokë kam aplikuar sipas ligjit!

n.f Përditësimi i fundit 7 Korrik 2024, 17:03
I dhuroi 4 hektarë kryebashkiakut të Himarës/ Gjykata e
Jorgo Goro

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e dytë të arrestit me burg ndaj Jorgo Goros, i dyshuar se shpërdoroi detyrën duke i dhuruar 4 dynymë tokë kryebashkiakut në detyrë Arqile Bollanos. Ky i fundit në një dëshmi të gjatë pretendon se pronën e kishte fituar si përdorues faktik i saj.

Në dëshminë e tij para prokurorisë që Top Channel e disponon, Bollano shprehet se ai këtë pronë e ka përfituar si përdorues faktik. Sipas tij ai e pasur në përdorim që pas viteve 1990 dhe nuk ka pasur pretendime nga asnjë. 

Bollano më tej thekson se në vitin 2013 ka dalë një VKM që këto toka që kishin në përdorim tu  jepeshin në pronësi dhe shtoi se ai ka paraqitur kërkesë në Bashkinë Himarë duke dorëzuar dokumentet e nevojshme. Ai tha se pasi është trajtuar kërkesa dhe është kryer procedura, me vendim të Këshillit Bashkiak Himarë është miratuar lista e përfituesve ku ka qenë edhe emri i tij.

“Këtë pronë e kam përfituar si përdorues faktik. Unë e kam pasur në përdorim që pas viteve 1990 dhe nuk ka pasur pretendime nga asnjë. Para shumë vitesh unë kam mbjellë edhe disa ullinj në këtë tokë por duke qenë e parrethuar i ka dëmtuar bagëtia dhe nuk jam marrë më. Kam rënë në dijeni se në vitin 2013 ka dalë një VKM që këto toka që kishim në përdorim të na jepeshin në pronësi. Kam paraqitur kërkesë në Bashkinë Himarë duke dorëzuar dokumentet e nevojshme dhe pasi është trajtuar kërkesa dhe është kryer procedura, me vendim të Këshillit Bashkiak Himarë është miratuar lista e përfituesve ku është edhe emri im. Pas kësaj nga Bashkia Himarë më është dhënë AMTP me nr. Akti 11, datë 25.08.2016 për parcelën nr. 214, me sipërfaqe 4263 m/2 në vendin e quajtur Vllatorja, Himarë. Për këtë pasuri sipas ligjit kam aplikuar dhe e kam regjistruar në hipotekën e Vlorës.”, këmbëngul Bollano.


Sipas shkresave për tokën me sipërfaqe 4263 metra katrorë kryebashkiaku i asaj kohe, Jorgo Goro e pajisi Bollanon me AMTP në vitin 2016. Por hetimi provoi se qytetari Irakli Likoka kishte patur të drejtë mbasi nuk rezultonte asnjë akt që të provonte se Bollano kishte qenë përdorues faktik i sipërfaqes në vendin e quajtur Vllatorja

Në dosjen e prokurorit Elvin Gokaj thuhet se: “Qytetari Likoka denoncoi direkt Arqile Bollanon duke e mbështetur kallzimin në tre argumenta. E para që Bollano nuk e ka poseduar kurrë tokën, e dyta që ai ishte trajtuar me tokë bujqësore dhe e treta që Bollano u trajtua nga bashkia e Himarës me tokë bujqësore në shkelje të ligjit përtej vitit 2016”.

Jorgo Goro insiston se nuk e ka shpërdoruar detyrën ndërsa mbahet si i paraburgosur edhe për një masë tjetër arresti për tjetërsim tokash në Himarë. Kallëzimi lidhur me dhurimin e tokës është bërë fillimisht në komisariatin e Himarës, nga një banor i zonës i cili posedonte tokën e rregullt dhe e kishte fituar atë në bazë të ligjit 7501. Në 2015 kur u kryen procedurat, Bollano kishte funksion të rëndësishëm tek zyra e pronave në Bashkinë e Himarës, madje drejtonte grupi e punës për ndarjen e pronave. 

Përfitimi i dy pronave është bërë me firmë të Jorgo Goros, me argumentin se familje si ajo Bollano, nuk janë trajtuar me tokë gjatë vitit 1991-1992. Dhe për shkak se këto familje dispononin dhe kishin në përdorim faktik disa ngastra me sipërfaqe toke në zonën e Himarës, këto toka duhet ti njiheshin nga bashkia.

jorgo goro himare arqile bollano

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë