POLITIKE

Berisha: Këto dy javë duhet të jenë javët e misionit të secilit prej nesh, ky është një program për çdo shqiptar

m.l Përditësimi i fundit 25 Prill 2025, 20:01

Berisha: Këto dy javë duhet të jenë javët e misionit

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar këtë pasdite një takim elektoral me qytetarët e Tiranës. Gjatë fjalimit të tij, Berisha tha se këto dy javë që na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duhet të jenë javët e misionit të secilit prej jush. Berisha tha se programi i PD-së është një program për çdo shqiptar me premtime të cilat garantoi që janë 100% të realizueshme.

Berisha tha më tej se kryeministri Edi Rama nuk ka asnjë kufi dhe resepekt për asnjë qytatar, nënë e fëmijë.

"Miq me këtë program, me këto premtime të cilat u garantoj që janë 100% të realizueshme dhe dua të ju them të vërtetën këtu. Sot dal para jush dhe shqiptarëve në kuptimin më të mirëfilltë të fjalës, për asnjë interes personal. Jo nuk kam interesa personale. Madje interesat e mia personale në këtë moshë janë disa të tjera, por unë i kam lënë ato dhe jam rikthyer me bindjen më të thellë se, një mision i ri me ndihmën tuaj dhe të Zotit duhet të përmbushet. Deshën ta zhdukin pluralizmin nga Shqipëria, dështuan. Ndërtuan shtetin e drogës dhe kanabisit, do ta përmbysim. Shqiptarët do ti rikthejmë në rrugën e mirëqenies, në rrugën e punësimit, në rrugën e dinjitetit njerëzor. Shqipëria është vendi më i pasur në të gjithë rajonin.

Kur në vitin 2013 ne dolëm në krye të vendeve përreth për rroga e pensione, ne dolëm pa asnjë sforcim, por ne kishim të gjitha mundësitë për të dalë. Edhe ky zotëria që erdhi mbrapa, kishte të gjitha mundësitë që të vazhdonte atë rrugë. Pensionisti shqiptar që merrte në 2013, 143 mijë lek, që merrte 5 mijë lekë më shumë se sa pensionisti malazez, të marrë sot 172 mijë lek, kurse malazezi të marrë 450 mijë lek. Të mos ishim sot në këtë gjendje, në të cilën aq sa blije me pensionin në vitin 2013, me 143 mijë lek, sot të duhet për të blerë 396 mijë lek. Këtu nuk duhet të ishim ne kurrë, por këtu na sollën ky grup hajdutësh, që pasuritë tuaja i konsiderojnë pasuritë e veta dhe i përvetësoi ato në çdo punë publike, në çdo akt, në çdo vendim dhe në çdo ligji.

Ndaj dhe këto ditë, këto dy javë duhet të jenë javët e misionit të secilit prej nesh. Duhet të ndihemi misionarë, të trokasim në çdo derë, nuk është një program për ne ky, ky është një program për çdo shqiptar. Ky është një program për çdo nënë që kërkon që fëmija i saj të rritet, të shkollohet dhe punësohet. Që kërkon që djali, vajza e saj që morën dheun nga skamja të rikthehen dhe të ndërtojnë ëndrrën dhe mirëqenien në Shqipëri. Ky është një program për çdo pensionist që kërkon të përballojë jetën për ata lumenj djerse që ka derdhë, që do në dinjitet të ketë kujdesje për të. Është për çdo shqiptar në gjendje pune që kërkon që me punën e tij të mbajë familjen, të begatojë veten dhe familjen e tij. Për çdo fermer, për çdo biznesmen. Pra është një program absolutisht për çdo shqiptar. Është në detyrën tonë ta paraqesim këtë program.

Të injorojmë, të përçojmë propagandën e turpshme, bajate me të cilën ai del. Njeriu që 12 vite i katandisi shqiptarët, qytetarë me rroga më të ulëta dhe çmime më të larta. Njeriu që ka 130 milionë euro varrin e një inceneratori që nuk ekziston sepse paratë i ka marrë vetë me bandën e tij. Njeriu që përzuri një televizion se nuk duronte kritikat, njëlloj si i ati që varte në litar disidentët. Dhe tani ne paguajmë 120 mln euro Beketit se e përzuri. Njeriu që kalon nga takimi në takim, me një gjuhë banale, me një gjuhë vulgare dhe që beson se duke veçuar nënat, motrat, zonjat do mundë tu shesë batutat e tij bajate, të turpshme. Tregon atë mendësi, tregon atë mendësi të vjetër, të tejkaluar, tregon atë ndarje të tmerrshem që ka me qytetarët.
Beson se mund ti përdorë qytetarët, gratë, motrat, vajzat, nënat tona, për interesa elektorale duke ua sharë burrat, duke ua sharë djemtë, baballarët e fëmijëve.

Batuta bajate të kohës së socializmit që tregojnë të gjithë mendësinë e tij të urrejtjes ndaj qytetarit, ndaj njeriut. Po, po i urren. Dëgjon mo zotëri, nëse ti thua se, janë kryer krime kundër njerëzimit ndaj atij qytetari, apo qytetareje që sot nuk është më, ti duhet të marrësh 120 masa që ajo të mos ndodhë kurrë.
Por ti ata i ke miza, i ke qenie inferiore, ti ata i ke qenie që i përçmon, dhe nuk çan kokën fare, se fatin e tyre e pëson edhe tjetri që vjen mbrapa. Këta janë të zhytur, të verbuar në një luks të paimagjinueshëm.
Shifni në televizor, shifni ministre të vendeve të tjera, ministra. Ju kapin sytë kund njerëz të stolisur me flori dhe diamante si këta. Ju kapin sytë kund. 

Gjeni kund një kryeministër të hapë shishen e verës, 33 mijë euro. Kurrë nuk ndodh, ua them unë. Edhe po të ketë mundësi, ai nuk e bën, sepse s’mund ta blejë me para të shtetit dhe nuk mund ta pranojë as dhuratë. Nuk pranohet dhurata 33 mijë euro. Ta kthejnë në çdo qeveri të botës. Të thotë jo, nuk mundet, nuk më lejon kodi etik. Kurse ky nuk ka asnjë kufi. Nuk ka asnjë respekt për ju. Nuk ka asnjë respekt për qytetarin. Asnjë respekt për nënat, motrat. Asnjë respekt për fëmijët. Ndaj dhe ju ftoj me 11 maj të gjithë 1-sha. Ne jemi 1-sha. Jemi numri i diellit, jemi numri i Zotit, jemi numri i fitores. Rrofshi ju, rroftë Tirana, rroftë Shqipëria. Fitore, fitore, fitore," tha Berisha. 

sali berisha

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë