POLITIKE

Berisha: Ky është buxheti i fundit i jetës së Edi Ramës! Buxheti ynë i parë do vendosë minimumin jetik prej 200 eurosh

n.f Përditësimi i fundit 16 Nëntor 2024, 20:29
Berisha: Ky është buxheti i fundit i jetës së Edi
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij mbrëmjen e sotme para mbështetësve të mbledhur para banesës së tij. Berisha u shpreh se situata paraqitet dramatike me buxhetin në të cilin në 8.2 miliardë euro ndërsa shtoi se ato janë vetëm thërrime që iu kushtohen qytetarëve. Më tej ai theksoi se Edi Rama këtë e ka buxhetin  tij të fundit dhe se do të japë llogari për të gjitha buxhetet, për vjedhjet e paimagjinueshme që ka kryer gjatë këtyre viteve në Shqipëri. 

Berisha shtoi se garanton shqiptarët se buxheti i parë do jetë buxheti i emergjencës, i vendosjes së minimumit jetik 200 euro për çdo shqiptar, çdo pensionist, çdo i papunë, çdo njeri në ndihmë ekonomike. Ai tha se do të jetë buxheti i startit të fuqishëm të rritjes së pensioneve dhe rrogave, me synimin që shqiptarët të kalojnë në krye të popujve të rajonit për rrogat dhe pensionet.

Miqtë e mi, e njëjtë, dramatike paraqitet situata me buxhetin në të cilin në 8.2 miliardë euro, vetëm thërrime iu kushtohen qytetarëve. 16 milionë, rreth 800 mijë pensionistëve. 40 milionë, 40 përqind popullatës, fermerëve në fshat. Kurse të tjerat, aty ku lexon shpenzime publike, lexoni vjedhje qeveritare. Aty ku lexon investime publike, lexoni vjedhje qeveritare. Të tjerat avullojnë në xhepat e Edi Ramës, Belinda Ballukut, Engjëll Agaçit, i cili është po aq kriminel në gjobën e shekullit sa ç’është Edi Rama dhe Erion Veliaj. Të dashur miq, ky është buxheti i fundit i jetës së Edi Ramës. Edi Rama nuk do miratojë më kurrë buxhet tuajin.


Edi Rama e ka buxhetin e fundit dhe do të japë llogari për të gjitha buxhetet, për vjedhjet e paimagjinueshme që ka kryer gjatë këtyre viteve në Shqipëri. Me këtë rast, edhe njëherë garantoj shqiptarët se buxheti i parë do jetë buxheti i emergjencës, i vendosjes së minimumit jetik 200 euro për çdo shqiptar, çdo pensionist, çdo i papunë, çdo njeri në ndihmë ekonomike. Do jetë buxheti i startit të fuqishëm të rritjes së pensioneve dhe rrogave, me synimin që shqiptarët të kalojnë në krye të popujve të rajonit për rrogat dhe pensionet. Do jetë buxheti që do vendosë në epiqendër qytetarin, problematikat e tij më të mprehta.


Do jetë buxheti me të cilin do pjesëtohen me 10 çmimet e veprave publike. Me gërshërët e ligjit do i pritet dora cilitdo që guxon të prekë paratë e qytetarëve. Nuk do dëgjoni kurrë më si tani që ndërtimi i një shkolle të kushtojë 10 herë më shumë se në Europë. Që 13 kilometra rrugë të copëtohen në 14 kontrata për të vjedhur Lubi Balluku me Edi Ramën 14 herë. Jo, jo! Kjo nuk do ndodhë më kurrë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë