
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, ku u ndal te ndyshimet e fundit në qeveri.
Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh zhvillimet e fundit në qeveri janë tregues i presionit të krijuar nga reagimi qytetar dhe se ministrat e rinj janë anëtarë të grupit kriminal të Belinda Ballukut.
Sali Berisha: "Të dashur miq, jemi në një udhëkryq tejet të rrezikshëm.
Protesta jonë, kryengritja jonë paqësore ka tronditur në themele regjimin dhe ka pasur jehonën më të fuqishme në Europë dhe në botë.
Ka pasur jehonën më pozitive se të gjithë protestat që kemi organizuar ndonjëherë pasi në kushtet e një flagrance në vjedhje të kryeministrit, zëvendëses së tij, përpjekjet e tyre për grusht shteti, ne u treguam shqiptarëve dhe botës se opozita shqiptare është në këmbë, është e tëra kundër këtij regjimi dhe nuk pajtohet me të.
E them dhe e përsëris, ne mbrojtëm dinjitetin e këtij vendi, mbrojtëm dinjitetin e kombit tonë dhe bënë detyrën që kemi në misionin e shpëtimit të Shqipërisë.
Revolta tronditëse e qytetarëve shqiptarë vuri me shpatulla pas muri Edi Ramën.
Nxori në shesh para shqiptarëve dhe botës fytyrën e tij të vërtetë prej diktatori.
Pasi dështoi me grushtin e shtetit me Gjykatën Kushtetuese, ai përpiqet me ndryshime ligjesh të krijojë një mburojë për veten dhe bashkëhajdutët e tij në mënyrë që ligji të mos mund t’i dënojë, të vazhdojnë të qetë të vjedhin fondet dhe pasuritë publike.
Dhe po në këtë kontekst, ai bëri dje një riformatim të qeverisë me të cilin faktoi më shumë se çdo gjë tjetër se Lubia është vetë Rama.
Apo me fjalë të tjera, fuqinë e pakufishme të Lubisë mbi Ramën.
E marrë hua nga populli që thotë se u mbars mali dhe polli një mi, ne themi dështoi Lubia dhe populli 3 ministra dhe një zëvendësministër.
Akt më qesharak dhe më të papërgjegjshëm nuk ka pasi firmat e atyre që janë emëruar, janë në të gjitha dokumentet që Lubia koa firmosur me urdhër të Edi Ramës.
Pra, këta ministra janë për definicion anëtarët e grupit të strukturuar kriminal të Lubi Ballukut në ofertat, tenderat dhe vjedhjet e saj.
Por përsëri është absolutisht e pamohueshme se pa protestën tuaj, pa revoltën tuaj dhe kryengritjen tuaj paqësore, këto nuk do mund të ndodhnin.
Këto përpjekje të Edi Ramës shënojnë agoninë, progresin e agonisë politike të tij.
Dëshmojnë se suksesin e opozitës në kilometrin e fundit të saj.
Por këto ftojnë që kjo betejë të vazhdojë me të gjithë forcat tona.
Në rast se ne, të themi se arritëm ta vëmë përpara regjimin, ne nuk kemi fituar ende luftën.
Lufta fitohet me kryengritjen tonë të qëndrueshme dhe unë kam besim tek shqiptarët se sot janë më të gatshëm se kurrë të ndahen me këtë regjim."
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
28 Shkurt12:52
Berisha: Ne e kemi vënë përpara regjimin, luftën do e fitojmë me kryengritjen tonë të qëndrueshme
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në bashkëbisedimin me qytetarët në rrjete sociale tha se protesta dhe kryengritja paq&...
POLITIKE
28 Shkurt12:21
'Milionat e Lanës i mori lumi', Xhixho denoncon korrupsionin në trajtimin e ujërave të zeza: Mjedisi nuk është pronë private
Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, në një postim në rrjete sociale shkruan se “Milionat p&eu...
POLITIKE
28 Shkurt11:41
‘Vëllezërit’ Rama - Vuçiç i shkruajnë letër BE-së: Nuk duam të hyjmë në union si të tjerët!
Është bërë edhe njëherë tjetër fakt thënia e famshme e gazetarit gjerman, Martens, i cili e ka cilësuar Edi Ram&e...
POLITIKE
28 Shkurt08:52
Sot protesta e opozitës! Çfarë pritet të ndodhë sot pas "shkrirjes" së kabinetit qeveritar?
Opozita do të zbresë sërish në rrugë pasditen e kësaj të shtune, në orën 18:00.
Në fokus të tubimit mb...
POLITIKE
27 Shkurt23:34
“Drejtësia mbetet problem në Shqipëri”, Zef Mazi: Integrimi në 2029? Nuk është mbyllur asnjë kapitull, data vlen për arsye politike
Ish-kryenegociatori për integrimin në BE, Zef Mazi, shprehet se drejtësia mbetet sfida kryesore e Shqipërisë në procesin e anë...
POLITIKE
27 Shkurt23:16
Rama dhe Vuçiç “letër” BE/ Dy liderët propozojnë një ide të re për integrimin
Në një opinion të përbashkët të botuar në të përditshmen gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung, dy liderët s...
POLITIKE
27 Shkurt21:55
Shkarkimi i Ballukut/ Plas hapur ‘lufta’ brenda PS në Fier
Shkarkimi i Belinda Balluku nga posti i zëvendëskryeministres dhe ministres nga ana e kryeministrit Edi Rama ka ndezur një përplasje të...
POLITIKE
27 Shkurt21:52
'Vendime drastike ndaj Shqipërisë'/ Alizoti: Zyrtarë të lartë të CDU pritet të vijnë në Tiranë
Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, deklaroi se ka zhvilluar takime me zyrtarë të lartë të CDU në Gjermani, duke p...
POLITIKE
27 Shkurt20:24
"I bindur që do ketë shumë shitje edhe në SHBA e BE"/ Meta zbardh subjektin e librit që shkruan
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është ndalur te akuzat e fabrikuara sipas tij me urdhër të kryeministrit Edi Rama, duke i...
POLITIKE
27 Shkurt19:58
Gazetari gjerman zbulon planin Rama-Vuçiç: Do prezantojnë nismë të përbashkët për zgjerimin e BE-së
Gazetari i së përditshmes gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), Michael Martens, ka paralajmëruar një zhvillim të ri politik p...