POLITIKE

Berisha: Ne jemi opozitë dhe nuk pranojmë që askush në këtë parlament të qëndroj mbi kushtetutë

Piranjat Përditësimi i fundit 21 Maj 2026, 16:30
Berisha: Ne jemi opozitë dhe nuk pranojmë që askush në

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se opozita nuk do të pranojë që askush në parlament të qëndroj mbi kushtetutën. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha u shpreh se kryeministri Rama nuk vjen në Parlament pasi mali i fakteve dhe dokumenteve e gropos atë.

Lideri i opozitës e cilësoi kryeministrin Rama si kreun e sistemit korruptiv, ndërsa shtoi se aferat e tij korruptive nuk lejohen të hetohen. Berisha foli edhe për shpopullimin e vendit, për të cilën tha se në Shetaj janë 50 vila të reja nga emigrantët, ku vetëm 19 prej tyre kanë nga një të moshuar banor.

Sali Berisha: Pse nuk vjen? Sepse mali i fakteve dhe dokumenteve e gropos atë. Sepse ai vetë është kreu i sistemit korruptiv dhe se aferat e tij korruptive nuk lejohen të hetohen. Ku është djegësi i Tiranës 130 milionë euro? Ku është? Ku është impianti i përpunimit të ujërave të zeza 120 milionë dollarë kredi japoneze? Ku janë? Ku janë qindra milionë euro të tjera të shpenzuara në rrugë? Ku janë 240 milionë euro të 100 fshatrave turistike? Dhe pastaj thotë ky, ministri Balluku, se s'po flisni ju, po çfarë të mos flasim ne mor? Projekti i 100 fshatrave e sollët këtu, do ta përfundonit në tre vite, ja shtytë dhe tre vite, dhe tani e shtyni dhe pesë vite të tjera, sepse aty s'ka njerëz. Çdo gjë keni bërë vetëm për të vjedhur, për të vjedhur! Shkoni në Shetaj, shkoni në Tragjas. Çfarë keni bërë? I gjeni, ujë s'kanë.

Asnjë nga pikat që ishin parashikuar në projekt për t'u investuar nuk është realizuar. E vetmja gjë që keni bërë, po ja u merrni ujin, po i përzini dhe aty nuk ka fshatarë. Në Shetaj janë 50 vila të reja të bukura nga emigrantët. Vetëm 19 prej tyre, para dy vitesh se tani mund të jenë krejt të tjera, kanë nga një të moshuar banor. Pse nuk vjen? Nuk vjen sepse nxihet në Shqipëri dhe në Europë me bllokimin, me mbrojtjen e vjedhjeve që ka bërë me Lubi Ballukun. Edhe ju mos flisni fare se jeni në konflikt interesi, se në fakt të gjithë thonë ty të ka emëruar Lubia. Edhe kjo është e vërtetë. Është e vërtetë, më mirë merr mbrojtjen e saj dhe të rrish rehat. Edhe ky tjetri. E pyes unë këtë, si u emërua ky ministër, se më kishin thënë që ka studiuar në Itali. Çfarë studimi tha unë?

Ky është emëruar nga darkat që merr me Olsi Ramën. Ky i bujqësisë gjoja. Absolutisht. Pra, nuk vjen. Nuk vjen sepse është i nxirë. Nuk vjen sepse i bëri vendit një shërbim të tmerrshëm. A e dini ju që u përmbys raporti nga Lubia apo jo? Se mendoni ju se ata nuk e dinë, që Rama po mbron vetë edhe atë Lubinë. Si kujton ti se nuk do të ketë këtu skepticizëm edhe mosbesim maksimal? Shikoni treguesin e investimeve, realizimin. Më i ulëti, ndër më të ultit në botë. Ku shkojnë? Të tjerat vidhen. Të tjerat vidhen.

Do të thatë në 15 projekte, vetëm një realizohet. Nuk ka tregues investimesh, absolutisht nuk ngjan asnjë vend tjetër përveç Haitit. Me tregues të tillë të realizimit të investimeve. Ku shkojnë? Vidhen! Vidhen! Kjo është e vërteta. Është i vetmi kryeministër, hajdut, që banon në Saraje, me 9000 metra katrorë park. Më i madh se pallati presidencial. Pse s'del këtu ai? Pse nuk vjen këtu? Nuk vjen këtu se ka tmerr, ka frikë. Edhe mos u fsheh ti. Se këtej këtu bëhesh trim, atje punon prapa atij në ‘China Club’. Në fakt edhe atë s'e mbrojte. Edhe padrinon e këtij nuk e mbrojte. Jo që ta dinë mirë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?